• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga Beleri e Ahmetaj te qeveria e korruptuar, Rama anashkalon përgjigjet: Nuk di gjë

22:38 : 19/10/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Kryeministri Edi Rama u zu ngushtë gjatë intervistës për “Opinion”, kur iu desh të fliste nga marrëdhëniet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, deklaratën e Macron dhe reagimet pas saj, mosnjohjen e kërkesave të opozitës në Kuvend dhe përpjekjet që kjo e fundit po bën për të rikthyer dinjitetin e saj në parlament, hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, sterilizimin, çështjen Beleri dhe shumë të tjera.

Rama foli me shumë rezerva për mënyrën sesi kryeministri Albin Kurti po sillet me ndërkombëtarët, teksa tha se nuk i heq asnjë presje deklaratave të bëra dhe thirrjes se Kurti duhet të pranojë planin Franko -Gjerman.

I pyetur se pse nuk ishte në të njëjtin vend në stadium me Kurtin kur Shqipëria luajti me Çekinë, Rama e anashkaloi dhe bëri të paditurin për praninë e tij. Madje, tha se ardhjen e Kurtit në stadium nuk e dinin as këshilltarët e tij.

Një tjetër çështje për të cilën Rama u vu në siklet teksa u pyet, ishte ajo e ish-zëvendësit të tij në qeveri Arben Ahmetaj. Rama tha se nuk e dinte ku ndodhej Ahmetaj, ndërsa shtoi se ndihej mirë që drejtësia sot po bënte punën e saj dhe se kushdo ka firmosur dhe ka shpërdoruar besimin e popullit duhet të përgjigjet.

Çështjet më të nxehta që sot kanë vënë në vështirësi qeverinë, Rama nuk i konsideroi të tilla. Madje për çështjen Beleri dhe kërkesën e Greqisë se duhet të lejohet për t’u betuar, Rama fajësoi medien që sipas tij nuk është në lartësinë e medies greke për të cilën tha se është shumë nacionaliste.

Lexo edhe:

Burimi: Rama ja kalon Vuçiçit për diktator

Me peshk mbi tavolinë, Rama vijon fotomontazhet me Farage: Britania po bën “kurban” shqiptarët

Çështja Beleri u fol edhe gjatë takimit që Rama pati me kryeministrin grek gjatë samitit, por për këtë çështje ai nuk dha detaje.

“Nuk dua të bëj komente që i kam bërë, historia dihet. Folëm në Samit, patëm një bisedë shumë, shumë të hapur si gjithmonë. Folëm dhe më vete, patëm takim bilatarel. Folëm, diskutuam. Shkëmbyem pikëpamjet. E informova që së shpejti do të inaugurohet busti i babait të tij që është i pari kryeministër i Greqisë që ka vizituar minoritetit.Nuk flitet kështu në takime bilaterale, se takimet bilaterale nuk janë takime për të bërë deklarata. Në takime bilaterale flitet në mënyrë shumë informale”, tha Rama.

Inkriminimi i Policisë së Shtetit ishte një tjetër pikë e intervistës, ku Rama edhe këtë radhë përdori shprehjen ”policë të inkriminuar ka në gjithë botën”. Pranoi se situata nuk është ajo që donte të ishte, por sipas tij vendi ka shpresë.

Por çfarë tha Rama kur u pyet se gjysma e qeverisë së tij është në burg?

“E para e punës, ky është viti 10 dhe flsaim këtu për ish ministra të shumë viteve përpara. Ajo që po të them është shumë e rëndësishme. është e habitshme sesi kjo e cila është arritje e jashtëzakonshme që më në fund në 100 e kusur vite, njerëzit e lidhur me pushtetin nuk arrihen nga drejtësia, arrin. Ti më thua mua për përgjegjësi politike.

Përgjegjësia ime politike është kjo, që ti krijojmë mundësinë popullit që të mos ketë vetëm qeveri dhe njerëz në pushtet, por të ketë drejtësi që bën drejtësi për këdo ka pushtetet. Janë hedhur themelet e një drejtësie të pavarur nga pushteti. Të merr dhe të lidh drejtësia nëse jeni zgjidhur nga zinxhirët e ligjit. Frikë nuk duhet të ketë ai që firmos, por ai që ka dhënë pushtetin për të firmosur.”

Ngushtë u zu edhe për faktin se gjatë samitit të Procesit të Berlinit kur prezantoi rrugën që ka bërë Shqipëria në 30 vite, nuk përmendi asnjë nga punët e bëra nga Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha. I pyetur se pse e anashkaloi figurën e Berishës dhe atë që ai ka bërë për Shqipërinë, Rama e kaloi me një fjali se  nuk ishte aty për të folur për Berishën dhe rrugën e tij”.

Në fjalën e tij, Rama ashtu si edhe më parë nuk donte të fliste për opozitën dhe kërkesat e saj për krijimin e komisioneve hetimore që i janë refuzuar dhe kjo ka bërë që e djathta të nis aksionin nga parlamenti duke mos lejuar zhvillimin e punimeve në seancë.

Ai mbrojti dhe politikën e ndërtimit të kullave në Tiranës, ndërsa shkoi edhe më tej kur u shpreh se turistë do të vizojnë kryeqytetin për të soditur kullat.

“Këto kulla i kanë dhënë një energji komplet tjetër qytetit. Tirana është bërë sot një qytet ku ndërtojnë arkitektët nga më të mirë të botës. Tirana nesër do të jetë destinacion turistik edhe për arkitekturën. Do vijnë njerëzit të shohin kullat në Tiranë. Ka një pjesë të turizmit që është turizëm për arkitekturën dhe këtu janë disa nga arkitektët më të mëdhenj të botës që ndërtojnë, që projektojnë”.

Etiketa: AhmetajbeleriRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Burimi: Rama ja kalon Vuçiçit për diktator

19:40 : 01/07/2025
AKTUALITET

Me peshk mbi tavolinë, Rama vijon fotomontazhet me Farage: Britania po bën “kurban” shqiptarët

09:40 : 01/07/2025
AKTUALITET

Bushati: Rama po kthen SPAK-un dhe bashkitë në vegla politike

22:05 : 30/06/2025
AKTUALITET

Shkullaku: Kur në një pushtet shtohet autoritarizmi, aq më i shpejtë është fundi i tij

22:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

“1 në 50 shqiptarë në burg”/ Nigel Farage: Shifrat e mia janë “ok”, të Ramës gabim. Ai nuk ka turp!

19:49 : 30/06/2025
AKTUALITET

Basti i Rames me Nigel Farage si gafa me Trumpin

16:42 : 30/06/2025
Para

Rusia thotë se po koordinohet me Kinën në politikën për Lindjen e Mesme

TË GJITHA

Përplasja mes bandave të Vlorës/ Si u tentua eliminimi i Kevin Hajrullës dhe Bernard Sinomatajt

20:50 : 01/07/2025

Mbappe në stol, publikohen formacionet zyrtare të sfidës Real Madrid-Juventus

20:46 : 01/07/2025

FOTO/ Elisa Spiropali ‘përkujton’ Kadarenë me fustanin 500 euro

20:36 : 01/07/2025

Senati miratoi projektligjin për taksat dhe shpenzimet, Trump: Muzikë për veshët e mi

20:29 : 01/07/2025

Përmbyset kamioni me ngarkesë në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

20:25 : 01/07/2025

Miqësoret/ Vllaznia pëson katër gola, disfatë edhe për Dinamon

20:14 : 01/07/2025

VIDEO/ Denoncimi: Punonjësit e Inceneratorit të Elbasanit kapen duke i vënë flakën plehrave

20:08 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com