• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Banka Botërore: Shqipëria rrezikohet njësoj, si nga tërmetet dhe nga qeveria

13:43 : 19/10/2023
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, POLITIKE

Në raportin e vet për zhvillimet më të fundit ekonomike, të publikuar të enjten, Banka Botërore konsideron njësoj të rrezikshme për Shqipërinë fatkeqësitë natyrore, kontratat e partneritetit publik privat të qeverisë si dhe ndërmarrjet shtetërore të zhytura në borxhe.

Banka Botërore vlerëson se Shqipëria rrezikohet njëkohësisht nga fatkeqësitë natyrore, të tilla si tërmetet apo përmbytjet si dhe nga kontratat tashmë famëkeqe të qeverisë Rama të prezantuara si partneritet publik-privat, të cilat akuzohen për korrupsion dhe klientelizëm.

Shqipëria, vlerëson Banka Botërore, rrezikohet edhe nga ndërmarrjet shtetërore, kompanitë e keqmenaxhuara politikisht të cilat krijojnë vazhdimisht borxhe, ndërsa volumi i tyre i borxheve të shënuara aktualisht arrin në rekorde historike.

“Rreziqet e brendshme burojnë nga fatkeqësitë natyrore, partneritetet publike-private dhe ndërmarrjet shtetërore, si dhe rreziqet fiskale që rrjedhin nga një sektor energjetik i bazuar në hidrocentrale të cilat varen kryesisht nga ndryshimet në kushtet hidrologjike,” shkruhet në një raport të Bankës Botërore të publikuar të enjten.

Togfjalëshi duket se vë me të drejtë shenjën e barazimit mes fatkeqësive që mund të shkaktohen nga fenomene natyrore dhe atyre të shkaktuara nga keqqeverisja. Për shembull, tërmeti që goditi Shqipërinë në vitin 2019 ka shkaktuar një masë dëmesh të vlerësuar në rreth 1 miliardë euro ndërsa kontratat e partneritetit publik-privat i kanë zhytur shqiptarët në një volum borxhesh faktike në rendin e qindramilionë eurove.

Lexo edhe:

Pajisjet ushtarake, ku dhe si do i blejë Shqipëria? Marrëveshje me disa shtete

Fadromat e IKMT-së në Theth dhe paqartësia e “paketës së maleve”

Seritë më kontroverse të këtyre koncesioneve, ato të ndërtimit të impianteve të menaxhimit të mbeturinave dhe ato të sektorit të shëndetësisë, janë hetuar tani nga prokuroria në disa procese hetimore për të zbuluar klientelizëm, fryerje kostosh dhe pagesa korruptive në përmasa të mëdha. Vetëm koncesionet e incineratorëve i kanë kushtuar deri më tani shqiptarëve rreth 150 milionë euro, ndërsa kostot vijojnë të rriten për taksapaguesit e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Fierit e zonave të tjera për shkak se të njëjtat kontrata vijojnë të zbatohen pavarësisht kostove të fryra dhe mungesës së objekteve industriale që duhej të ishin realizuar me këto kontrata koncesionare. Ndërsa hetimi i prokurorisë për kontratën e sterilizimit zbuloi kosto të fryra shumëfish për taksapaguesit si dhe një rrjet kompanish false që shërbenin për të përvetësuar fitimet e nxjerra nga faturimet me çmime të fryra.

Por janë borxhet e stërmëdha të akumuluara nga ndërmarrjet e ndryshme shtetërore, në veçanti ujësjellësat, ato që kanë shtyrë ekspertët e Bankës Botërore të vendosin shenjë barazimi mes fatkeqësive natyrore dhe pasojave që pritet të ketë keqmenaxhimi i këtyre ndërmarrjeve për taksapaaguesit.

Të dhënat e bilanceve të kompanive të ujësjellësave të analizuara nga BIRN tregojnë se ato kanë akumuluar dhjetëramilionë euro humbje gjatë viteve të fundit ndërsa është një sekret i ditur nga të gjithë dhe i pranuar edhe nga kryeministri se këto ndërmarrje janë përdorur nga administratorët politikë për punësime në shkëmbim të votave.

Megjithatë, Banka Botërore shënjon një kategori tjetër ndërmarrjesh shtetërore, të cilat mbartin rreziqe të ngjashme me fatkeqësitë natyrore dhe këto janë ndërmarrjet e sektorit energjetik. Të keqmenaxhuara prej vitesh me anë të administratorëve të emëruar politikisht, gjendja financiare e këtyre ndërmarrjeve vetëm sa mund të merret me mend për shkak se ato në masë kanë shkelur ligjin për Shoqëritë Tregtare duke mos depozituar bilancet e viteve të fundit në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Banka Botërore parashikon që rritja ekonomike e Shqipërisë të jetë 3.6% këtë vit, ndërsa ritmi i rritjes të ngadalësohet më tej në 3.2% në dy vitet e ardhshme. Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson potencialin e rritjes ekonomike të Shqipërisë në 4.5% në vit./BIRN

Etiketa: Banka BotëroreFatkeqësitë natyrorekonsideronkontratatPPPqeveriatë rrezikshmetermetet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pajisjet ushtarake, ku dhe si do i blejë Shqipëria? Marrëveshje me disa shtete

20:30 : 17/07/2025
AKTUALITET

Fadromat e IKMT-së në Theth dhe paqartësia e “paketës së maleve”

17:18 : 17/07/2025
AKTUALITET

Raporti në Kongresin e SHBA: Rama e Soros përdorën 270 mln dollarë të USAID për të burgosur Berishën

11:03 : 17/07/2025
AKTUALITET

Nga AKU te Agjencia e Barnave, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

20:08 : 16/07/2025
AKTUALITET

Vendimi/ Ish-zyrtarët mund të marrin mbrojtje nga Garda, nëse rrezikohen për shkak të detyrës që kanë patur

19:44 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike

10:54 : 15/07/2025
Para

Përpjekje të reja perëndimore për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi

TË GJITHA

Azilet me dhunë, rrezik, korrupsion dhe pa mjekë/ Rrëfehen të moshuarit: Drejtoresha na vjedh lekët!

21:09 : 17/07/2025

Partizani i shënoi 5 gola dy vite më parë, Dinamo njeh rivalin në Ligën e Konferencës

21:09 : 17/07/2025

E zbulon Zelensky: Po negociojmë me Trump një mega-marrëveshje për dronë

21:09 : 17/07/2025

ZYRTARE/ Afrimi i radhës në Vlorë, Flamurtari firmos me talentin e Shkupit

20:57 : 17/07/2025

Kevin Dodaj konfirmon largimin nga Vllaznia, talenti 19-vjeçar: Do t’i ndjek në çdo ndeshje

20:45 : 17/07/2025

Aksident në Gramsh/ Makina del nga rruga, 3 të plagosur

20:44 : 17/07/2025

Sllovenia shpall “non grata” dy ministra izraelitë, shkak kriza humanitare në Gaza

20:38 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com