• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I quajti gjyqtarët “mollë të këqija”/ Për Strasburgun, Darian Pavli është i paanshëm

16:04 : 18/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Gjykata e Strasburgut vlerëson se komentet e shprehura më herët nga gjyqtari i saj, Darian Pavli, i cili konsideronte një pjesë të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë si “mollë e keqe”, nuk përbëjnë kriter për përjashtimin e tij nga shqyrtimi i ankesave të magjistratëve shqiptarë kundër procesit të rivlerësimit.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, në një komunikim me “Boldnews.al”, nuk u ndal në çështjet konkrete, por referoi përgjigjen tek Rregullorja e saj.

“Ju referojmë në Nenin 28 të Rregullores së Gjykatës, e cila specifikon arsyet për të cilat një gjyqtar nuk mund të marrë pjesë në shqyrtimin e një çështjeje”, thuhet ndër të tjera në përgjigje që dërgoi për redaksinë znj. Marialena Tsirli, në emër të kryetarit të Gjykatës së Strasburgut.

Gjykata e Strasburgut thekson se dispozita e sipërcituar e Rregullores “parashikon më tej procedurën me synimin për të vërtetuar ekzistencën ose jo të njërës prej arsyeve (të përmendura në nenin 28, shën.red”.

Lexo edhe:

Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur

Strasburgu vë në diskutim vendimin e gjykatave për çështjen Beleri. A ka pasur shkelje të nenit 5/3?

“Boldnews.al” konsultoi nenin 28 të Rregullores së Gjykatës së Strasburgut. Në pikën “d” të tij parashikohet si shkak për përjashtimin e gjyqtarit nga shqyrtimi i një çështjeje, “në rastet kur ai ose ajo ka shprehur opinione publikisht, nëpërmjet mediave të komunikimit, me shkrim, nëpërmjet veprimeve të tij ose të saj publike ose ndryshe, që objektivisht janë në gjendje të ndikojnë negativisht në të ose paanshmërinë e saj”.

Në foto: Përgjigja e Gjykatës së Strasburgut për “Boldnews.al”

“Boldnews.al” iu drejtua Gjykatës së Strasburgut, duke i cituar dhe vendosur në dispozicion një qëndrim në formë opinioni ose komenti, të shprehur nga gjyqtari shqiptar, Darian Pavli, në vitin 2018, në kohë kur ishte jurist i angazhuar në organizata jo-qeveritare.

Në Raportin “Mbulimi mediatik i Reformës së Drejtësi në Shqipëri; mes interesit publik dhe politikës klienteliste”, të publikuar nga Instituti Shqiptar i Medias dhe me autorë Rrapo Zguri dhe Darian Pavli, një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë konsiderohen si “mollë e keqe”.

“Sistemi gjyqësor dhe i prokurorisë u tregua i paaftë për të hequr qafe ‘mollët e këqija’ në mesin e tyre”, thuhet në faqen 11 të Raportit, në të cilin, për nga gjuha e përdorur, jepet përshtypja e një ngarkese emocionale negative të autorëve, ndër të cilët Darian Pavlit, për gjyqtarët dhe prokurorët që ishin në detyrë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Në foto: Në Raportin “Mbulimi mediatik i Reformës së Drejtësi në Shqipëri”, Darian Pavli i quajti një pjesë të gjyqtarëve e prokurorëve si “mollë të këqija”

Në kohën e publikimit të Raportit, Pavli ka qenë një ndër juristët e angazhuar në hartimin e Reformës në Drejtësi dhe ai dëshmon se ka qenë i bindur për ekzistencën e “mollëve të këqija” në sistemin e drejtësisë.

Por, si gjyqtar i Strasburgut, kjo bindje e tij mund të përbëj problem për paanshmërinë në shqyrtimin e ankimeve të magjistratëve shqiptarë.

Gjykata e Strasburgut shprehet se “nga Gjykata është ndjekur sistematikisht një procedurë e tillë për situata që mund të shkaktojnë dyshime për paanshmërinë e njërit prej gjyqtarëve të saj, duke përfshirë arsye të ngjashme me ato të cilave ju i referoheni. Formacioni gjyqësor kompetent ka marrë vendimet e nevojshme në këtë kontekst”.

Gjykata lë të kuptohet se ajo ka shqyrtuar dyshime të tilla mbi Darian Pavlin dhe ka konstatuar se nuk ekzistojnë problematika për njëanshmërinë. Ky konkluzion kuptohet edhe nga fakti që ai ka qenë pjesë e trupave gjyqësore, ku magjistratët shqiptarë janë ankuar për shkelje të të drejtave të njeriut gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar.

Është e paqartë se si gjyqtari Pavli ka bindur kolegët e tij në Gjykatën e Strasburgut se emrat e magjistratëve që janë shqyrtuar deri më tani, nuk janë pjese e atyre që ai është i bindur në paradhënie që kanë qenë “mollë e keqe”.

Nga Sorosi në Strasburg

Juristi Darian Pavli luajti rolin e ekspertit për hartimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, si përfaqësues i Fondacionit “Shoqëria e Hapur”-Soros.

Në fund të vitit 2018, Pavli ishte propozimi i qeverisë së Edi Ramës për emërimin e tij në Gjykatën e Strasburgut, në plotësim të vendit vakant të krijuar nga përfundimi i mandatit të gjyqtarin Ledio Bianku. Ai u emërua në janar 2019.

Si gjyqtar i Strasburgut, Darian Pavli ka marrë pjesë në të gjithë çështjet gjyqësore, të shqyrtuara deri më tani në bazë të ankimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.

Në foto: Darian Pavli, një ekspert i Fondacionit Soros, u emërua anëtar i Gjykatës së Strasbugut, me propozim të qeverisë së Edi Ramës

Në dy vitet e fundit, Gjykata e Strasburgut ka shqyrtuar të paktën 5 raste.

Ish-gjyqtarja kushtetuese, Altina Xhoxhaj dhe ish-prokurorja e Apelit të Shkodrës, Besa Nikehasani, janë rrëzuar nga Gjykata e Strasburgut.

Për ish-prokurorin Besnik Cani, trupa e Strasburgut ka konstatuar shkelje të nenit 6.1 të Konventës Europiane, që lidhet me të drejtën për shqyrtimin e çështje nga një gjykatë e krijuar me ligj.

Gjykata e Strasburgut konstatoi gjithashtu shkelje të nenit 8 të Konventës, që lidhen me masat ndëshkuese proporcionale, në rastin e ish-prokurores Antoneta Sevdari.

Për dy ish-prokurorët Sevdari e Cani, Gjykata e Strasburgut pranoi vetëm një pjesë minimale të kërkesave të tyre, megjithwse orientoi autoritetet shqiptare që të rihapin procesin e  rivlerësimit për ta. Deri më tani, institucionet shqiptare nuk kanë gjetur rrugëzgjidhjen institucionale dhe duket se nuk kanë as vullnetin për të rishqyrtuar çështjet e tyre.

Së fundmi, Gjykata e Strasburgut konstatoi shkeljen e nenit 8 të Konventës (Jeta Private) edhe për prokurorin Dritan Gina. Ky vendim nuk lidhej me procesin e rivlerësimit, por me vendimin për pezullimin e tij nga detyra, në maj të vitit 2018.

Aktualisht, në Gjykatën e Strasburgut pritet të shqyrtohen edhe një numër i konsiderueshëm aplikimesh të dorëzuara nga magjistratët shqiptarë.

Dhe, mesa duket, në çdo rast, pjesë e trupës gjykuese do të jetë edhe Darian Pavli, i cili jo shumë kohë më parë, i ka konsideruar një pjesë të magjistratëve në grup si “mollë të këqija”.

Procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri përbënte thelbin e Reformës në Drejtësi, të miratuar në vitin 2016, me ndihmën, mbështetjen dhe financimin e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për shkak të një angazhimi të madh, partnerët ndërkombëtarë nuk kanë toleruar asnjë kritikë ndaj devijimeve që pësoi menjëherë Reforma në Drejtësi, duke e vendosur sistemin nën një kontroll thuajse absolut të qeverisë.

Nën këtë qasje, përfaqësuesit ndërkombëtarë në Tiranë kanë marrë në mbrojtje pa asnjë hezitim vendimet e trupave të rivlerësimit, edhe në ato raste kur ekzistonin dukshëm elemente të standarteve të dyfishta apo të preferencave politike.

Nga ana tjetër, ekzistojnë edhe element të ndryshëm publikë, në bazë të të cilëve janë krijuar dyshime se të njëjtët përfaqësues ndërkombëtarë, ndërhyjnë nëpërmjet eprorëve të tyre, edhe tek vendimmarrjet apo qëndrimet e Gjykatës së Strasburgut, një institucion që financohet nga Bashkimi Europian, një prej donatorëve të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Etiketa: Darian PavliGjykata e strasburgutGjykata Europiane e Të Drejtave të NjeriutGjyqtareti paanshëmreforma ne drejtesiStrasburgu“mollë të këqija”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur

17:44 : 05/05/2025
AKTUALITET

Strasburgu vë në diskutim vendimin e gjykatave për çështjen Beleri. A ka pasur shkelje të nenit 5/3?

09:01 : 07/04/2025
AKTUALITET

Video/ Skandali në Shkollën e Magjistraturës, ja si kopjohet në provime. Rakipi nuk mban asnjë përgjegjësi

20:57 : 28/03/2025
AKTUALITET

Berisha: Reforma në drejtësi në Shqipëri është eksperimenti më i shëmtuar në Europë

20:45 : 28/03/2025
AKTUALITET

Rama: Na vjen keq për ‘shokët e partisë’ në burg, por jemi krenarë për Reformën në Drejtësi

10:12 : 21/03/2025
AKTUALITET

“Reforma në Drejtësi’ u bë për të shkatërruar opozitën”/ Bushati: Cilës Amerikë t’i besojmë?

18:56 : 27/02/2025
Para

Kupa e Shqipërisë/ Gola të shumtë në sfidat e sotme, ja të gjitha rezultatet e sfidave

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Akuzohet për shpërndarje pornografie me fëmijë, reagon futbollisti i Real Madrid

21:56 : 15/05/2025

Abilekaj: Çdo grup kriminal ka përfaqësuesin e tij në parlamentin e kësaj qeverie

21:53 : 15/05/2025

Gazetarja: SPAK të hetojë nëse Sara Mile ka sponsorë nga krimi i organizuar

21:50 : 15/05/2025

Misteret e Stambollit, a po përgatitet një takim historik mes Trump, Putin dhe Zelensky në Turqi?

21:45 : 15/05/2025

U sekuestrua telefoni shoqëruesit, Lala: Ja si SPAK goditi njerëzit e Tom Doshit

21:40 : 15/05/2025

Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me Alimehmetin

21:39 : 15/05/2025

Aulon Kalaja: Janë trafikuar votat brenda listës së PD, do e çoj në Prokurori

21:36 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com