• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga Dvorani te Sadushi, sukseset e “Drejtësisë së Re”

15:51 : 17/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Sokol Sadushi u zgjodh Kryetar i Gjykatës së Lartë, njoftoi zyra e shtypit mesditën e kësaj të Marte. Ky vendim nuk ishte surprizë.

Sadushi u zgjodh me votat e shumicës absolute të anëtarëve në detyrë të Gjykatës së Lartë-plot 17 nga 18 të tillë. Edhe kjo nuk është aspak surprizë.

Gjyqtarët, sidomos ata të Lartët, kanë aftësinë të kuptojnë lehtësisht se gara për kryetarin e tyre ishte thjesht një formalitet, një vendim i paracaktuar, që kur Sadushi u zgjodh në mënyrë të dyshimtë si anëtar i Gjykatës së Lartë e më tej si zv.kryetar i saj.

Ata e kanë të qartë se Sokol Sadushi është “Edi Rama në Gjykatën e Lartë” dhe, natyrisht, nuk kanë as dëshirë dhe as këllqe për t’u përballur me kryeministrin e super-pushtetshëm të Shqipërisë.

Lexo edhe:

Si u fsheh dosja, KED mori informacion se Asim Vokshi ishte informator ose agjent i shërbimeve sekrete

Kryemadhi: Yuri Kim më kishte inat për shkak të prirjeve të ndryshme seksuale

Sokol Sadushi është një produkt tipik i “Drejtësisë së Re”.

Para tij, “Drejtësia e re”, e cila nisi me qëllimin e mirë dhe përfundoi me shndërrimin e sistemit gjyqësor në një vasal të shefit të qeverisë, vendosi Ardian Dvoranin në krye të Gjykatës së Lartë.

Dvorani, i cili kishte “harruar” të deklaronte 100 milionë lekë të vjetra në formularët e pasurisë dhe, megjithatë e kaloi Vetingun me sukses, vuri në kolaps të gjithë arkitekturën e shtetit, me dëshirën e tij për t’i dhuruar Edi Ramës të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Dvorani u largua, pasi mori një medalje të lobuar nga ish-ambasadorja amerikane, Yuri Kim, si “Kalorës i anti-korrupsionit”, megjithëse gjithçka e lidhte atë me anti-korrupsionin ishte ato paratë që nuk mbante mend se i kishte.

Largimi i Dvoranit nuk e la aspak vendin bosh. Mekanizmat e “drejtësisë së re” vendosën në krye të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushin, fillimisht si të komanduar.

Sadushi, për këdo që kujtojnë ditët e ethshme të diskutimeve mbi Reformën në Drejtësi, është ai personazhi që gjendej gjithnjë ngjitur Fatmir Xhafajt.

Ai mori përsipër të luante rolin e ekspertit të Nivelit të Lartë, megjithëse si Drejtor jetëgjatë i Shkollës së Magjistraturës, ka përgjegjësi thelbësore në rrënimin e imazhit të drejtësisë në Shqipëri.

Shumë ish-studentë të Magjistraturës, të cilët u emëruan gjyqtarë e prokurorë, u rrëzuan në provimin e Vetingut për shkak të problemeve të theksuara me aftësitë profesionale.

Pikërisht, në atë kriter, për të cilin kishin marrë leksione nga Magjistratura dhe vetë Sadushi. E, ky i fundit, jo vetëm që nuk mbajti asnjë përgjegjësi që i ka lejuar vendit të mbushet me gjyqtarë e prokurorë të paaftë, por u vetëofrua si ekspert për “drejtësinë e re”.

I pozicionuar shumë pranë Xhafajt, aq sa nuk dalloheshin se ky përfundonte njëri e niste tjetri, Sokol Sadushi u emërua Gjyqtar i Lartë, pasi një procesi Vetingu farsë.

Ai u kualifikua për të qenë gjyqtar i lartë, pas një verifikimi sipërfaqësor të kryer nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili nuk i gjeti asnjë të metë, sidomos në kriterin e pasurisë.

Procesi i rivlerësimit për bashkëshorten e tij, Edlira Petri, gjyqtare Apeli në Tiranë, tregoi se jo vetëm që Sadushi kishte probleme me pasurinë, por ato ishin të tilla që nuk mund ta lejonin të vijonte karrierën në drejtësi, si shumë e shumë magjistratë të tjerë.

Por, një dorë që i rregullon këto gjëra, e kaloi pa probleme Petrin, duke argumentuar se problemet e pasurisë i përkasin bashkëshortit të saj.

E, nga ana tjetër, bashkëshorti jo vetëm që nuk u penalizua, por mori detyrën e gjyqtarit të lartë dhe tashmë, edhe zyrtarisht, kolltukun e pushtetshëm të kreut të Gjykatës së Lartë.

Etiketa: Ardian Dvoranidrejtesia e reGjykata e larteKalorëssokol sadushisuksesetYuri Kim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si u fsheh dosja, KED mori informacion se Asim Vokshi ishte informator ose agjent i shërbimeve sekrete

15:19 : 09/11/2025
AKTUALITET

Kryemadhi: Yuri Kim më kishte inat për shkak të prirjeve të ndryshme seksuale

11:20 : 09/11/2025
AKTUALITET

Kulisat e orëve të vona në Kushtetuese/ Sadushi-Rakipi-Xhafaj, lobuesit pro-Veliaj që inatosën Ramën

12:12 : 07/11/2025
AKTUALITET

Kryemadhi: Së shpejti do zbardhet skema e gjuetisë së shtrigave e inicuar nga Yuri Kim

10:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin

14:02 : 25/10/2025
AKTUALITET

Tensione në drejtësi, kreu i KLGJ nuk  fton në ceremoninë e gjyqtarëve të rinj Sokol Sadushin!

19:24 : 23/10/2025
Para

Perëndimi me përpjekje të reja për ripërtëritjen e bisedimeve Kosovë – Serbi

TË GJITHA

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në rrugën Kardhiq–Delvinë

18:57 : 09/11/2025

Dërgohen për numërim kutitë e votimit në Cërrik, sa ishte pjesëmarrja

18:47 : 09/11/2025

Incidenti në Cërrik/ Komisioneri: Rasti u dërgua pranë protokollit të KZAZ

18:42 : 09/11/2025

Mbyllet votimi në 5 bashkitë e vendit, pjesëmarrja tepër e ulët! Vlora ‘rekord’ negativ

18:19 : 09/11/2025

Pak minuta para mbylljes së votimit, ikin dritat në Vlorë

18:01 : 09/11/2025

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (EMRAT)

17:49 : 09/11/2025

Analiza/ Çfarë mund të blejë Elon Musk me 1 trilion dollarë?

17:38 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com