• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

VOA: Pekini dënon sulmet e Hamasit pas trysnisë nga senatori amerikan

19:57 : 11/10/2023
në BOTA

Pasi u vu nën trysni nga kreu i shumicës në Senat, Chuck Schumer, Pekini dënoi sulmet e kryera nga Hamasi në Izrael, por pa e përmendur Hamasin. Në deklaratën e fundit të Ministrisë së Jashtme, Kina dënoi “dhunën dhe sulmet ndaj civilëve” dhe tha se “më urgjente tani, është armëpushimi dhe rivendosja e paqes”.

Deklarata e lëshuar të hënën, erdhi pasi demokrati Schumer i shprehu zhgënjimin e tij udhëheqësit kinez Xi Jinping mbi deklaratën e mëparshme të Kinës ku bëhej thirrje vetëm për pëmbajtje.

“Bisedova me Presidentin Xi mbi mizoritë që po kryhen kundër Izraelit dhe nevojën që bota të jetë e bashkuar kundër terrorrizimit dhe bashkë krah popullit izraelit. I kërkova në mënyrë të drejtpërdrejtë Presidentit Xi që ministria e Jashtme të forconte deklaratën e saj, dhe e bënë”, tha zoti Schumer përmes një deklarate të hënën.

Megjithatë, në konferencën e zakontë për shtyp të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze nuk e përmendi emrin e Hamasit dhe refuzoi t’i cilësone sulmet e ndërmarra nga militantët si një akt terrorizmi.

Vetëm ambasada kineze në Izrael e ka përmendur Hamasin dhe i ka etiketuar militantët “terroristë” kur tha se një grua e re me origjinë izraelito-kineze ishte midis pengjeve të kapur nga luftëtarët e Hamasit, sipas Associated Press.

Lexo edhe:

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Regjistrimet e makinave bien edhe në maj, lufta frenon importet nga Koreja e Jugut dhe Kina

“Noa u rrëmbye nga terroristët e Hamasit ndërsa ndiqte një festival muzikor në Izraelin jugor. Ajo u tërhoq zvarrë nga Izraeli në Gaza,” thuhej në një deklaratë e ambasadës. “Ajo është një vajzë, një motër dhe një shoqe”.

Kina “neutrale” për të ruajtur ndikimin tek vendet në zhvillim

Analistët besojnë se Kina e shmang dënimin në mënyrë të drejtpërdrejtë të Hamasit për të ruajtur ndikimin në vendet në zhvillim. Jonathan Schanzer, zëvendës president i Fondacionit Kërkimor për Mbrojtje dhe Demokraci, i tha shërbimit në gjuhën kineze të Zërit të Ameriksë se “Kina përherë ka anuar drejt botës Arabe madje edhe drejt aktorëve jo shtetërorë, që mbështeten nga shtete të papërgjegjshme”.

Benjamin H. Friedman, drejtor i politikave pranë fondacionit Përparësitë e Mbrojtjes i tha shërbimit në gjuhën kineze të Zërit të Amerikës se “Kina po përpiqet të marrë një pozicion më të paanshëm se Shtetetet e Bashkuara dhe të shihet nga bota si më neutrale dhe jo domosdoshmërisht në krah të Izraelit, si Shtetet e Bashkuara. Dhe mendoj se kjo është në kuadër të një synimi të vazhdueshëm për të fituar më shumë ndikim në vendet në zhvillim”.

Analistët besojnë se qëndrimi jo i qartë i Pekinit ndaj sulmeve të fundit është i mirëmenduar për të ruajtuar marrëdhëniet me fuqi rajonale, si Arabinë Saudite dhe për të qenë në kontrast me çdo përpjekje të Shteteve të Bashkuara për të ndërmjetësuar konfliktin.

Arabia Saudite dhe Irani rivendosën marrëdhëniet diplamatike në mars në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Kina, e cila u pa si një rritje e fuqisë gjeopolitike të Pekinit në rajon.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po përpiqen të ndërmjetësojne një marrëveshje paqeje mes Arabisë Saudite dhe Izraelit. Kjo do të shihej si një frenim diplomatik për Iranin, i cili prej kohësh është cilësuar si mbështetës i fortë i Hamasit.

Carice Witte, themeluese dhe drejtuese e qendrës Lidhja Globale Kinezo-Izraelite i tha shërbimit kinez të Zërit të Amerikës, se ndërsa Kina nuk do të shohë sulme ndaj Izraelit si ato në fundjavë, Pekini “kërkon ta ketë Arabinë Saudite në krah të Kinës”.

Izraeli i ka krahasuar sulmet e fundjavës nga Hamasi si “sulmet e 11 shtatorit” ndaj Shteteve të Bashkuara, duke iu referuar ndikimit që sulmet kanë patur mbi jetën, pasuritë dhe gjendjen shpirtërore të izraelitëve.

Pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetetet e Bashkuara, Kina i dënoi pa mëdyshje sulmet dhe bëri veprime në ndihmë të qeverisë amerikane, lëvizje që ndihmoi Pekinin të përmirësonte marrëdhëniet me Uashingtonin, pas disa vitesh tensioni ndërmjet dy vendeve.

Megjithatë, ekspertët nuk e shohin Kinën aq të gatshme dhe të aftë për të përfituar nga kriza aktuale për të përmirësuar marrëdhëniet kinezo-izraelite./VOA

Etiketa: izraelluftePEKINvoa

Lajme të lidhura

BOTA

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Regjistrimet e makinave bien edhe në maj, lufta frenon importet nga Koreja e Jugut dhe Kina

10:29 : 03/06/2026
BOTA

Ukrainasit përballen me pasojat e sulmeve masive ruse

15:14 : 02/06/2026
BOTA

“Të mos isha unë, do kalbeshe në burg”, detaje nga biseda telefonike e tensionuar mes Trump dhe Netanyahut

11:57 : 02/06/2026
BOTA

Tentoi të thyejë bllokadën ndaj Iranit, SHBA ndalon me raketa anijen

12:21 : 31/05/2026
BOTA

Rutte pas rrëzimit të dronit rus në Rumani: NATO është gati të mbrojë çdo centimetër të territorit

15:16 : 29/05/2026
Para

Rritet numri i amerikanëve të vrarë gjatë konfliktit Izrael-Hamas

TË GJITHA

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom