• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inteligjenca emocionale e keqmenaxhuar

19:35 : 11/10/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Kur Daniel Goleman botoi librin e tij mbi Inteligjencën Emocionale, kjo e fundit ishte një risi që hodhi dritë pikërisht mbi anën emotive, irracionale të individit dhe zgjedhjet që shpesh bëjmë në jetë. Nëse inteligjenca emocionale është dicka e nevojshme, madje e kërkuar te një individ, për të balancuar zgjedhjet dhe veprimet që ndërmerr, në doza të larta emocionaliteti i tepruar vret.

Individët shpesh presupozohen të jenë qënie racionale të cilët në ndërveprim të lirë mund të bëjnë zgjedhje të gabuara vetëm për shkak të asimetrisë së informacionit, ndërkohë që pak apo aspak është folur për rolin vendimtar që luajnë emocionet dhe shkulmet e pasionit të cilat shpesh tejkalojnë arsyen. Sikundër vë re me të drejtë ky autor, qysh në ligjet e para që ka bërë njeriu për të rregulluar jetën shoqërore, të tillë si Kodi i Hamurabit, Dhjetë Urdhëresat e Hebrenjve apo Dekretet e Perandorit Ashoka, është bërë përpjekje për të ndrydhur dhe nënshtruar veprimet emocionale.

Të njëjtën observim ka bërë dhe babai i psikanalizës Frojd në veprën e mirënjohur Qytetërimi dhe të Pakënaqurit e tij, ku shprehet ndër të tjera se shoqëria duhet në njëfarë mënyre të disiplinojë tepricën emocionale që krijohet përgjatë menaxhimit të saj. Sot gjithsesi duket se është një ideal i pamundur ajo që thotë Aristoteli kur shprehet se “çdokush ka të drejtë të jetë i zemëruar- kjo është e lehtë. Por të jesh i zemëruar me personin e duhur, në masën e duhur, në shkallën e duhur, në kohën e duhur dhe me qëllimin e duhur, në mënyrën e duhur- kjo nuk është e lehtë.”

Çregullime të psikikës me doza të forta emocionaliteti dhe irracionaliteti gjen përditë në deklaratat e politikanëve tanë, të cilët shpesh flasin çaprazçe, i thonë gjërat si t`u vijë, këpusin histori kodra pas bregut dhe ditën tjetër dalin e thonë që qenë veç deklarata politike. Parada garuese e zëdhënësve apo deputetëve-matrioshka, deklaratat e përditshme të së cilave duken se janë krejt të pavarura nga neokorteksi, të formuara sikundër shprehet një autor nga “reaksione emocionale që formohen pa vetëdije konjitive,” të bën të ndërrosh kanalin televiziv duke shpresuar për dicka më shplodhëse.

Lexo edhe:

Ra ky raport e u pamë!

Zullumi këputet kur trashet

Nga ana tjetër kemi kacafytjen e përnatshme e gjelave partiakë, në një testim muskujsh përpara betejës elektorale të rradhës në përpjekje për të shtuar gradat apo kreditet politikë, kryesisht brenda formacioneve të tyre politike. Ndërsa lufta e pakompromis duket vencarisht në gjirin e së djathtës ndërsa mazhorancës së majtë duket se i bëjnë rikoshetë skandalet e radhës. Për mos të folur pastaj për farefisni me tendera dhe koncesione të fituara lehtësisht, apo sekserë matrapazë që pasurohen në mënyrë mjaft racionale, dhe mbrohen po kaq emocionalisht nga patronët politikë.

Duket se mbingarkesa e adrenalinës dhe testosteronit që shkarkohet studiove televizive, nuk para po gjen ndonjë rezonancë të veçantë te publiku, tashmë i mësuar me beteja donkishoteske të përnatshme që jo rrallë edhe përfundojnë me kontrata të lidhura biznesi diku tjetër.

Në fakt, nëse nuk ndryshon mendësia e përqëndrimit pas argumentit, si dhe të ofrohen zgjidhje racionale, të ndërtohen institucionet në mënyrë evolutive, të vendosen rregulla proceduriale që ofrojnë garanci gare reale dhe të zhvendoset thelbi i debatit te cështjet e qenësishme të mbrojtura me arsyetime solide, vështirë se mund të mobilizohet sërish si ngahera ky elektorat tashmë i lodhur, i zhgënjyer dhe i tradhtuar nga një klasë politike demagogjike, amorale dhe e zvetënuar.

Etiketa: Daniel Golemanilir kalemajIndividëtinteligjencakeqmenaxhuar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ra ky raport e u pamë!

20:31 : 24/10/2025
AKTUALITET

Zullumi këputet kur trashet

11:34 : 19/10/2025
AKTUALITET

Opozita përballë pushtetit

10:10 : 05/10/2025
AKTUALITET

Kalemaj kundër dekretit të Begajt: Një ndërhyrje në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese

18:17 : 01/10/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Begaj s’mund të shpallë zgjedhjet në Tiranë pa shkelur Kushtetutën

22:23 : 30/09/2025
AKTUALITET

Ekonomia reale, ajo kriminale dhe rruga përpara

17:06 : 27/09/2025
Para

Netanyahu komunikon me Biden, telefonata e katërt që prej të shtunës

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com