Denoncimi i radhës në redaksinë e emisionit “Stop” ka të bëjë me cënimin e pronës së familjes së Bajram Fejza.
Ky i fundit, ka një banesë 80 metra katrorë me certifikatë pronësie si dhe 252 m 2 truall. Bajrami ka aplikuar 2 herë pranë Njësisë Administrative Dajt për leje për rrethim prone, por nuk e ka zbatuar sepse dy familjet Hamdi Biraci dhe Agim Alldervishaj nuk e lejojnë. Gazetarja e “Stop” shkon në terren dhe shesh se banesa është në mes pa rrethim dhe kufizim nga dy të tjerat.
Denoncuesja: Babai im quhet Bajram Fejza. Ka një pronë, e cila ndodhet në Lanabregas që e përfshin komuna Dajt. Për këtë prnë, kam një certifikatë pronësie për 84 metër që është ndërtesë, si dhe certifikatën e truallit 252 metër katrorë. Problematika është se në momentin që unë legalizova dhe hipotekova shtëpinë e babait, vendosa që të bëj rrethim të pronës. Mora një zyrë ligjore dhe vendosa dhe piketat. Komshinjtë, në momentin që unë shkova të kryej punimet, arritën dhe i prishën. Bëra denoncim për “shkatërrim prone”. Komisariati 4 më tha që letrat janë referuar prokurorisë. Çdo gjë ngeli pezull. E ndodhur në këto kushte, kur nuk po bëja asgjë dhe nuk po merrej asnjëlloj mase, ritentoj të marr dhe një letër tjetër për kryerje punimesh.
Gazetarja: Më 2 Gusht 2022. Besoj se pas kësja leje, ke filluar punimet?
Denoncuesja: Po, shkova lart, mora një punëtor dhe fillova të vendos kolonat. Duke vendosur të dytën, më vjen Agim Alldervishi, komshiu, dhe i thotë punëtorit që “urgjentisht të ndalosh punimet”. Njoftova 129 dhe përfunduam tek Komisariati nr.4. U bë e njëjta gjë, prapë pezull.
Gazetarja: Mos më thuaj që ke marrë dhe një leje tjetër?
Denoncuesja: Po.
Gazetarja: Më datë 29 Gusht 2023 dhe çfarë po pret tani?
Denoncuesja: Unë erdha tek “Stopi” sepse nuk kisha asnjëlloj mundësi tjetër për ta zgjidhur.
Afër shtëpisë janë 2 kufizues, motër dhe vëlla, Hamdi Biraçi, Agim Alldervishi. Ne kemi pasur një kufi që ndahej pjesa ime me Hamdi Biraçin dhe kufiri ndarës vinte deri këtu. Këtë pjesën e ka hequr Agim Alldervishi, ka qenë një hekur. Unë kërkoj të rrethoj pronën time sepse ndihem e rrezikuar dhe e kërcënuar nga këto 2 komshinj. Pres që me këto me makinë mund të më futen drejt e në shtëpi. Shikoji gomat e makinës. 2 herë kam bërë rrethimin e 2 herë ma kanë prishur. Çdo gjë ma ka shkatërruar këtu përpara. Kemi pasur një derë të përbashkët. Është gjynah i Zotit, dera ime rri gjithmonë e hapur.
Gazetarja: Nëse vendoset rrethimi në këtë pjesë, a e kufizon daljen e banorëve të tjerë?
Denoncuesja: Absolutisht jo.
Gazetarja: Pra, kjo hapësira këtu i shërben 2 familjeve të tjera për të kaluar.
Banori: Bllokohet sepse kam makinën brenda. Si rregullore e di që makina duhet të futet brenda. Tani, zonja pretendon se e ka tokën e vet me letra. Ne nuk kemi parë ndonjëherë letra të saj. Me më rrethu mua atje, jo nuk bëhet. E kam makinën brenda unë, ku ta nxjerr?
Për këtë rast, “Stop” flet me OPGJ Pajtim Canka, specialistin e zonës, Ilmi Tota si dhe shefin e Komisariatit 4, Luan Hysenaj të cilët thonë se me topografin e njësisë do të bëjnë piketat në vend për gardhin.
Gazetarja: I ka bërë piketat me topograf dhe ja kanë prishur prapë banorët.
Luan Hysenaj: Do të flas me Komunën, të bjeri topografin. Të vendosi piketat topografi, të vërë piketat, dhe të vazhdojë me gardhin zonja!
Topografi i Njësisë Administrative, Dajt: 252 metra thotë truall dhe 84 ndërtim këtu. Me certifikatë i ka dhënë vetëm 84 metra në ndërtim, nuk i ka dhënë truall sepse do të ishte konturuar dhe ky trualli tek harta e hipotekës. Aplikohet me noter për 252 metrat dhe të shohim e ka rrugën apo nuk e ka dhe unë të bëj një përshtatje dhe të vij i përgatitur për të folur. Pasi verifikova dokumentacionin e të 2 palëve, pashë që kanë mangësi në dokumentacion, gjë që duhet të nxjerrin nga Hipoteka sipërfaqe trualli, sipërfaqe ndërtimi dhe rrugët për të cilët janë në konflikt. Pasi t’i kem në dorë këto mund të jap një version se cila palë është përfituese dhe cili jo.
Hartën treguese, “Stop” nëpërmjet kamerës së fshehtë e kontrolloi tek një topograf privat.
Qytetarja: Thjesht, domethënë a përfshihet rrethimi?
Topografja: Rrethimi përfshihet këtu!
Qytetarja: Përfshihet?
Topografja: Absolutisht, po! Ke dhe truall, edhe ndërtesë. E ke super të qartë! Kam përshtypjen 252 metra truall dhe…
Qytetarja: 84 m katrorë shtëpi.
Topografja: Ja, edhe ajo ndërtesa është e dukshme. Harta është e njëjtë me këtu. (Aluizni).
Qytetarja: Po topografi ishte i paqartë tek Komuna?
Topografi: Duket me sy te lirë, që rrethimin e ke!
Për të qenë plotësisht korrekt “Stop” merr dokumentin e rifreskuar nga kadastra dhe i vë në dispozicion edhe Njësisë Administrative Dajt.