• Kontakt
Sunday, July 12, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tritol banesës së gjyqtarit/ Kamerat filmuan autorin e maskuar, dëshmia e Sterkajt

10:02 : 28/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
Banesa e gjyqtarit të Gjykatës së Shkodrës, Tonin Sterkaj

Banesa e gjyqtarit të Gjykatës së Shkodrës, Tonin Sterkaj

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në banesë e gjyqtarit Tonin Sterkaj në Shkodër.

Burime për mediat pranë grupit hetimor bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin dhe momentin e hedhjes së lëndës plasëse.

Mësohet se bëhet fjalë për një person i veshur me rroba të errëta dhe i maskuar në pjesën e sipërme të kokës. Ai vjen në këmbë, hedh  sasinë e lëndës plasëse në derën e oborrit të banesës së gjyqtarit Sterkaj dhe po ashtu në këmbë largohet sërish përmes rrugicave.

Ai mbetet ende i paidentifikuar nga grupi hetimor, teksa mësohet se po verifikohen kamerat e sigurisë në një rreze më të largët se vendi i ngjarjes për të lokalizuar autorin.

Ndërkohë gjyqtari Sterkaj ka qenë brenda banesës kur ka ndodhur shpërthimi së bashku me familjen e tij. Pasi ka dëgjuar zhurmën ka dalë në ballkon, por pa e ditur se tritoli ishte vendosur në derën e tij. Një komshi e ka njoftuar dhe më pas ka vërejtur se ngjarja lidhet me të.

Lexo edhe:

Vrasja e Koçekut në Shkodër, flet kushëriri i viktimës: Shteti e di konfliktin tonë

U vra brenda makinës në Shkodër, identifikohet viktima/ EMRI

Gjyqtari Sterkaj në dëshminë e dhënë për policinë e Shkodrës, ka thënë se dyshon se kjo ngjarje lidhet me detyrën e tij si gjyqtarë në gjykatën e Shkodrës por pa e patur të qartë se për cilin rast mund të bëhet fjalë konkretisht. Ai ka deklaruar se nuk ka dijeni se kush mund të jetë autori apo porositësi.

“Nuk kam dijeni se kush e ka bërë, unë jam gjyqtar dhe kam çështje penale çdo ditë në gjykim”, mësohet të ketë thënë ai.

Ngjarja u regjistrua rreth  orës 03:13 të mëngjesit në lagjen “Tom Kola” të qytetit verior. Si pasojë e shpërthimit nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Dyshimet e para të grupit hetimor janë se motivi i ngjarjes lidhet për shkak të detyrës së gjyqtarit Tonin Sterkaj. Ai është gjyqtar pranë Gjykatës së Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. Vendosja e lëndës plasëse në derën e oborrit të banesës së gjyqtarit Tonin Sterkaj dyshohet se është një mesazh kërcënues ndaj tij.

Policia dyshon se autori që ka vendosur lëndën plasëse është paguar nga dikush tjetër.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës:

“Rreth orës 03:13, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, (me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër) është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”

Etiketa: banesesgjyqtariShkoderTonin Sterkajtritol

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Koçekut në Shkodër, flet kushëriri i viktimës: Shteti e di konfliktin tonë

22:43 : 11/07/2026
AKTUALITET

U vra brenda makinës në Shkodër, identifikohet viktima/ EMRI

20:19 : 11/07/2026
AKTUALITET

Vrasja në Shkodër, reagon Policia: Viktima u gjet në automjet, vijojnë kërkimet për autorin

20:13 : 11/07/2026
AKTUALITET

Vrasje me armë zjarri në Shkodër

20:05 : 11/07/2026
AKTUALITET

Tragjedia në Shkodër/ Del fotoja e viktimës që u vra me armë gjahu nga bashkëshorti

19:21 : 10/07/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Vrasja e 55-vjeçares në Shkodër, shkak dyshohet xhelozia, çfarë dëshmoi autori pas arrestimit

11:17 : 10/07/2026
Para

Ora e njeriut më të pasur të Titanikut shitet për vlerën marramendëse

TË GJITHA

Horoskopi 12 korrik/ Kujdes nga debatet, për disa shenja vijnë lajme të mira në dashuri dhe para

23:13 : 11/07/2026

Video/ Koncerti i Kanye West, qytetarët thërrasin njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

23:10 : 11/07/2026

Dua Lipa kundër Edi Ramës: Ndryshon ligjet mjedisore pa konsultim publik

23:04 : 11/07/2026

Aksident i pazakontë në Librazhd, dy makina përplasen në një korsi ende të pahapur

22:52 : 11/07/2026

Vrasja e Koçekut në Shkodër, flet kushëriri i viktimës: Shteti e di konfliktin tonë

22:43 : 11/07/2026

Trend dhunimi dhe shpërndarjen në rrjetet sociale, 15 të mitur në hetim çdo javë, prokurorja ngre alarmin

22:32 : 11/07/2026

Aktivisti bën thirrje: Më datë 23 korrik, seanca e fundit! Të jemi të gjithë prezentë

22:18 : 11/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobetjojobetjojobetMadridbetJojobetjojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa haberİmajbetbetciobetciojojobetjojobet giriş