• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama, Begaj, Berisha, Meta dhe Basha dënojnë sulmin terrorist të Hamasit: Solidaritet për popullin izraelit

14:38 : 07/10/2023
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Krerët e politikës shqiptare kanë dënuar sulmin masiv me 500 raketa, në orët e para të mëngjesit, nga grupi militant i Hamasit në Gaza, duke shkaktuar të paktën 22 viktima dhe mbi 500 të plagosur, si dhe Izraeli shpalli gjendjen e luftës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama thotë se vendi ynë qëndron i vendosur kundër terrorizmit.

“Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan Rama.

Edhe kreu i Republikës, presidenti Bajram Begaj ka dënuar sulmin terrorist të Hamasit dhe shkruan në rrjetet sociale se Shqipëria është krah Izraelit në këto momente të vështira.

“Dënoj fuqishëm sulmet e Hamasit kundër Izraelit. Në këto momente, ne qëndrojmë krah Izraelit. Lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre. Shqipëria është e vendosur kundër terrorizmit te çdo forme”, shkruan Begaj.

Lexo edhe:

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

Po ashtu edhe Sali Berisha në emër të PD-së, shpreh mbështetjen e plotë ndaj Izraelit dhe qeverisë së tij në përballimin e këtij sulmi të pabesë, siç e konsideron ai, si dhe u shpreh ngushelli familjeve të viktimave dhe autoriteteve të Izraelit.

“Sulm terrorist ndaj Izraelit!

Grupe terroriste të Hamas ndërmorën nga Gaza një sulm terrorist të befasishëm me artileri dhe infiltrime të terroristëve në territorin e Izraelit. Breshëri predhash artilerie janë hedhur në Telaviv dhe Jeruzalem. Nga ky sulm terrorist kanë vdekur 22 qytetarë të pafajshëm dhe janë plagosur rreth 250 të tjerë. Nderkohë kryeministri Netanjahu ka deklaruar se Izraeli është në luftë dhe ushtria izraelite ka filluar goditje të forta ajrore kundër grupeve terroriste.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë sulm terrorist, që ka si synim të dëmotojë precesin historik të paqes me vendet arabe në të cilin janë angazhuar Izraeli dhe këto vende në kuadrin e marrëveshjeve Abraham, Partia Demolratike shpreh mbështetjen e plotë të saj, Izraelit dhe qeverisë së tij në përballimin e këtij sulmi të pabesë dhe ngushellimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve të Izraelit dhe ju uron shërim të shpejtë të plagosurve të këtij sulmi barbar terrorist.” – shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Sulm terrorist e ka cilësuar edhe ish-Presidenti i Republikës, tashmë kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Dënoj me ashpërsi sulmin barbar terrorist dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael. Në emër të Partisë së Lirisë shpreh solidaritetin e plotë me shtetin dhe popullin e Izraelit. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe autoritetet e Izraelit të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera! Shërim të shpejtë të plagosurve!” – shkruan Meta në rrjetet sociale.

Ndërsa kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha shkruan se është tronditur nga sulmi terrorist i Hamasit kundër Izraelit, si dhe shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave

“I tronditur thellë nga sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat e pafajshme dhe familjet e tyre, duke u uruar shërim të shpejtë të plagosurve. Ne qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit të Izraelit dhe miqve tanë në këtë orë të vështirë për ta.”, shkruan Basha.

Militantët e Hamasit kryejnë sulm masiv, Izraeli shpall gjendjen e gatishmërisë për luftë

Etiketa: Bajram BegajBashaBerishaHamasiizraelMetaRamasulmi

Lajme të lidhura

BOTA

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025
AKTUALITET

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

21:11 : 05/10/2025
AKTUALITET

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

21:01 : 05/10/2025
AKTUALITET

Opozita përballë pushtetit

10:10 : 05/10/2025
AKTUALITET

Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit, Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

14:31 : 04/10/2025
AKTUALITET

Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me Ramën, “leja” e shtetit dhe biznesi i Diellës

22:39 : 03/10/2025
Para

Lufta në Izrael/ Analiza e Al Jazeera: Pse Hamasi filloi sulmin?

TË GJITHA

Shkundet Italia, epiqendra dhe magnituda e tërmetit

14:30 : 06/10/2025

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, arrestohet mjeku Roland Xhaxho dhe vajza e tij

14:25 : 06/10/2025

Gjendet një person i pajetë në lumin Vjosë

14:16 : 06/10/2025

Aksident i rëndë në aksin Qukës-Golic, 3 të plagosur

14:09 : 06/10/2025

Kalaja kundër vendimit të Berishës për Florian Binajn: Antistatutor dhe i dëmshëm

14:05 : 06/10/2025

Tiranë, arrestohen dy persona për shitje dhe blerje kokaine

14:03 : 06/10/2025

IKMT prish barakat përgjatë Rrugës së Arbrit, banorët: Morëm borxh për t’i ndërtuar

13:50 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com