• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Votën nuk e mbrojmë me armë”/ Berisha: Me Ramën nuk ka zgjedhje, duhen protesta

13:28 : 06/10/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar gjatë konferencës me gazetarët se çështjet themelore që janë në librin e krimit elektoral të PD, paraqiten edhe në raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Berisha theksoi edhe një herë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, sipas tij, por nuk do të bojkotojnë, pasi rikthehet në monizëm. Ai shtoi më tej se Ramës duhet t’i përgjigjen me protesta të fuqishme dhe përpjekje të tjera komplekse. Berisha deklaroi se votën nuk e mbrojnë me armë, por me raporte dhe libra.

Gjithashtu, lideri demokrat e konsideroi si atentatin më të shëmtuar të narkoshtetit ndaj pluralizmit parlamentar në 32 vite, atë çfarë ndodhi dje në Kuvend, ku mazhoranca refuzoi të votonte për ndryshimin e anëtarëve të komisionit për Reformën Zgjedhore.

Berisha: Së pari, ne me qytetarët po flasim me të vërteta dhe fakte, të cilat me kënaqësi konstatoj se janë certifikuar plotësisht nga institucioni i pavarur i zgjedhur nga komuniteti ndërkombëtar për të vëzhguar zgjedhjet në të gjithë hapësirën euroatlantike, në të gjithë hapësirën e OSBE-së. Ne vlerësojmë se, çështjet themelore që paraqiten në këtë libër, në respektin më të madh të mbrojtjes së votës së qytetarëve dhe dënimit të kriminelëve elektoralë, janë pasqyruar në raportin e OSBE/ODIHR. Asgjë nuk bind më shumë se e vërteta njeriun. Sa i përket çështjes së dytë, pa diskutim PD është në një analizë, do të vazhdojë analizën dhe do i përmbahet me përpikmëri statutit të saj.

Ne jemi zotuar përpara shqiptarëve se do mbrojmë votën. Mbrojtja e votës është një proces. Ne kemi pasur parasysh qëndrimin tonë, që votën nuk e mbrojmë me armë, por ky raport ndërkombëtar, i cili pasqyron një për një çështjet më themelore të këtij libri të zi, kushtuar farsës elektorale të 14 majit, në 690 faqe të tij, dhe ju garantoj se do ketë një vëllim tjetër, për disa gjëra që do ua bëjmë të ditur më vonë, por janë të gjithë për mbrojtjen e votës. Procesi i mbrojtjes së votës nënkupton vërtetimin e dhunimit të saj. Procesi i mbrojtjes së votës nënkupton gjetjen e rrugëve për garantimin e votës së lirë. Pra, në këtë kontekst, ne jemi në përputhje me atë që kemi deklaruar. Duart e tyre janë prerë, janë në këtë raport. Duart e zeza janë në këtë raport dhe vazhdon beteja.

Lexo edhe:

Nuk siguroi shumicën në kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

Ky raport ka një mesazh për shqiptarët: me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por ka farsë. Akti i djeshëm në parlament përbënte atentatin më të shëmtuar të narkoshtetit ndaj pluralizmit parlamentar në 32 vite. Edi Rama tregoi se nuk pranon pluralitetin e vërtetë në parlament dhe në një akt të pashembullt, në mënyrë absolute në asnjë vend tjetër pluralist, merr përsipër t’i caktojë opozitës, përfaqësuesin që don ai. Siç bëri në zgjedhjet e 14 majit me kryetarin e koalicionit. Të gjitha këto janë çështje thelbësore të cilave opozita duhet t’u përgjigjet dhe do u përgjigjet. Thelbi është me protesta të fuqishme dhe përpjekje të tjera komplekse. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, nuk ka pluralizëm parlamentar. Ne do i mbrojmë ato.

Në vitin 2021 nuk u bë asnjë betejë për atë që u shpall masakra elektorale. E vetmja betejë që u bë, u bë projekti për të qeverisur së bashku. E vërteta në mënyrë absolute. E vetmja betejë, ishte, meqenëse e doni, kundër Sali Berishës dhe për të qeverisur së bashku Rama me pengun e tij, Lul Basha. Jo, nuk u bë betejë, jam dëshmitar i kësaj. Ne bëmë këtë si një detyrim ndaj të gjithë zgjedhësve se do ishte hipokrizi dhe e pafalshme që të mbulosh humbjen elektorale me të pavërteta dhe deklarata politike. Do të ishte një tradhti ndaj votës së lirë dhe pluralizmit. Ne qëndruam dhe kemi argumentuar sot se vota e shqiptarëve, sipas këtij raporti, u kontrollua në të katër anët e vendit. Vota e kontrolluar është votë e vdekur. Vota e kontrolluar nuk është votë e lirë. Detyra më e rëndësishme, misioni më i madh i opozitës është të garantojë 2025-ën. Votë të lirë për shqiptarët dhe me Edi Ramën nuk ka votë të lirë. 600 mijë qytetarë shqiptarë, me të gjithë këto faktorë që numërohen në këtë raport, nuk u mposhtën, nuk iu nënshtruan diktatit të qeverisë, por votuan kundër saj. Opozita do punojë fort me këta 600 mijë idealistë që të luftojmë dhe sakrifikojmë për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri.

Pse ne nuk bojkotojmë? Bojkoti do të thotë rikthimi i monizmit në qeverinë vendore. Ne nuk e rikthejmë monizmin, përkundrazi do përpiqemi që këshilltarët tanë të kthehen në një zë të fuqishëm për qytetarët aty ku janë. Votëbesimi i kryetarit të PD, sipas statutit, më thonë se e paska Kuvendi. Do bëhet siç thotë statuti. Unë jam i gatshëm edhe me anëtarësinë, nëse thotë Kuvendi, por natyrisht do respektohet statuti.

Etiketa: BerishaRamazgjedhje

Lajme të lidhura

RAJONI

Nuk siguroi shumicën në kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

18:17 : 26/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Zgjedhjet e pjesshme, kush janë kandidatët për kryetar në 5 bashki të vendit

12:45 : 25/10/2025
Para

Dëshmoi tre orë në SPAK, bashkëshorti i Olta Xhaçkës s'pranon të flasë për mediat

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com