• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon prokurorin Kujtim Lulin

13:01 : 06/10/2023
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të shkarkojë nga detyra prokurorin Kujtim Lulin.

Sipas KPA ai nuk ka arritur nivel të besueshëm për kriterin e pasurisë.

Vendimi u dha paraditen e sotme nga trupa gjykuese me kjrytetare Natasha Mulaj.

Luli u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikmit në dhjetor 2020. Kujtojmë që vendimi u kundërshtua nga ish-komisioneri publik, Florian Ballhysa.
Kujtim Luli ka nisur profesion si hetues në Krujë në vitin 1985 me ish-hetuesin e komunizmit Fatmir Xhafën.

Të hënën e kaluar Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi për disa orë kundërshtimet e prokurorit Kujtim Luli ndaj ankimit të Komisionerit Publik që kërkon prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin e tij nga detyra.

Lexo edhe:

KPA pranon gjetjen e vëzhguesit të ONM-së për gjyqtarin Ervin Pollozhani

KPA shtyn seancën e vetingut për Aurel Zarkën

Prokurori Luli foli gjatë në seancë, por kryesisht me intonacion të ulët dhe nuk u dëgjua qartë. Megjithatë gjatë seancës ai këmbënguli se pretendimet e Komisionerit Publik nuk qëndronin. Ai vuri në dukje se kishte bërë deklarime të detajuara dhe transparente të pasurisë, ndërsa pranoi paskatësi në deklarimet e cashit që siç tha ai kishin ardhur “për shkak të paqartësive” mbi mënyrën e përpilimit të deklarimit në vite.

Luli kundërshtoi qëndrimet e Komisionerit sa i përket pagesave për shkollimin e fëmijëve jashtë vendit, përfitimin e një kredie të butë, deklarimin e cashit dhe pamjaftushëmrinë e financave për disa shpenzime. Gjatë fjalës së tij ai këmbënguli se kishte dokumentuar të ardhurat e ligjshme.

Pasi dëgjoi palët dhe pranoi prova të reja të sjella nga Luli në seancë trupa e kryesuar nga Natasha Mulaj, me anëtare Albana Shtyllën, Sokol Çobon, Rezarta Schuetz dhe Ina Ramën, vendosi të mbyllë shqyrtimin gjyqësore dhe i ftoi palët të përgatisnin konkluzionet përfundimtare.

Kujtim Luli u konfirmua me shumicë votash në 3 dhjetor 2020. Trupa e KPK, e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Brunilda Bekteshi dhe anëtare Xhesila Pine u nda në qëndrime. Komici dhe Bekteshi votuan për konfirmimin e Lulit, ndërsa Pine në pakicë arsyetoi se Luli duhej të ishte shkarkuar. Vendimi i KPK u ankua nga Komisioneri Florian Ballhysa në shkurt 2021. Në ankim Ballhysa është fokusuar në kriterin e pasurisë.

Etiketa: kpaKujtim Lulipasurishkarkonveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA pranon gjetjen e vëzhguesit të ONM-së për gjyqtarin Ervin Pollozhani

19:04 : 14/11/2025
AKTUALITET

KPA shtyn seancën e vetingut për Aurel Zarkën

19:48 : 13/11/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i gjyqtarit Julian Haxhiu mbetet në fuqi në KPA

15:37 : 12/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Arben Agovi

14:12 : 12/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Miranda Bushi

09:39 : 12/11/2025
AKTUALITET

Vëzhguesi i ONM kërkon hetim të mëtejshëm për gjyqtarin Ervin Pollozhani

15:32 : 11/11/2025
Para

Varhelyi në Tiranë: BE e përkushtuar për të vulosur integrimin e Ballkanit

TË GJITHA

Si të rimarkohet ligjërimi politik që të kumtojë mesazhe të besueshme

21:34 : 16/11/2025

Protesta e opozitës, Gjokutaj: Mungesa është dezertim dhe i shërben vetëm pushtetit

21:31 : 16/11/2025

Vrasja e Gilmando Danit, pistat e hetimit dhe dështimi i sigurisë që rikthen një ‘luftë’ të vjetër

21:11 : 16/11/2025

Gilmando Dani në krah të Emiljano Shullazit nga vitet 2000, 4 herë i dënuar nga Gjykatat

20:55 : 16/11/2025

ZYRTARE/ Shqipëria mëson vazon e saj për shortin e të enjtes në play-off të Botërorit

20:43 : 16/11/2025

Aksident në autokolonën e J.D Vance në SHBA, një oficer policie në gjendje kritike

20:34 : 16/11/2025

Kallas: Europa duhet të përgatitet për luftë, nëse duam paqe

20:22 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com