• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Marifete me Vetingun/ Fundi pa lavdi i hetuesit të komunizimit, Kujtim Luli

19:44 : 06/10/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), të premten e 6 tetorit 2023, vendosi me shumicë votash shkarkimin nga detyra të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Kujtim Luli për probleme me kriterin e pasurisë, vetëm një ditë pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) pranoi kërkesën e tij për të shpallur mbarimin e statusit të magjistratit për shkak të moshës së pensionit.

Ky zhvillim krijoi përshtypjen se Luli duhet të ketë pasur informacion paraprakisht mbi vendimmarrjen e mundshme të KPA-së.

Për më tepër që, “Boldnews.al” mësoi se prokurori Luli ka paraqitur kërkesën për mbarimin e statusit të tij pikërisht në datën 5 Tetor 2023, një ditë para se KPA të vendoste shkarkimin e tij.

Dyshimet se prokurori Luli mund të ketë pasur informacion paraprakisht për vendimin e KPA-së shtohen më tej, pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë lëshoi në mesditë një deklaratë në dukje justifikuese.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj

“Vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë i datës 05.10.2023 për prokurorin Luli, bazohet ndër të tjera edhe në nenin 64, pikat 1/c dhe 5 të ligjit për statusin e magjistratit sikundër është referuar edhe në vendim tek baza ligjore. Pika 5 përcakton se Këshilli deklaron në vendim mbarimin e statusit të magjistratit jo më vonë se dy javë para fundit të muajit përkatës”, thuhet në deklaratën e KLP-së.

Më tej, vijohet: “Pra ligji vendos afat maksimal jo minimal për vendimin e KLP-së. Këshilli nuk ka mundësi të refuzojë kërkesën nëse subjekti ka mbushur moshën 67 vjeç siç parashikon ligji për daljen në pension. Duke qenë se kjo procedurë administrative ka nisur me kërkesë të vetë subjektit dhe është pranuar e plotë, si dhe për faktin se nuk ka palë të tjera të përfshira në këtë procedurë, atëherë askush nuk legjitimohet të ankimojë këtë vendim”.

Prokurori Luli, i cili ka nisur karrierën si hetues në periudhën e komunizimit dhe së fundmi mbante pozicionin e Shefit të Sektorit të Koordinimit dhe Studimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, mbushi moshën e pensionit vitin e kaluar (2022).

Por, me një kërkesë të tij dhe e mbështetur në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi në maj të vitit 2022 që të zgjasë statusin e tij të magjistratit deri sa të mbushte moshën 70 vjeç. Luli ka lindur në Tetor të vitit 1955 dhe, sipas këtij vendimi ai do të qëndronte në detyrë deri në vitin 2025.

Në foto: Vendimi i KLP-së në Maj 2022 për zgjatjen e statusit të magjistratit për prokurorin Kujtim Luli

Prokurori Kujtim Luli dorëzoi kërkesën për zgjatjen e mandatit, pasi më herët Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë, me një vendim të dhënë në dhjetor 2020.

Vendimi i konfirmimit të tij në detyrë u ankimua nga Komisioneri Publik i asaj kohe, Florian Ballhysa.

Rasti i tij u shqyrtua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga trupa me kryesuese Natasha Mulaj, relator Sokol Çomo dhe anëtare Ina Rama, Albana Shtylla dhe Rezarta Schuetz.

KPA nisi në Korrik të këtij viti shqyrtimin e kërkesës së Komisionerit Publik kundër konfirmimit në detyrë të Kujtim Lulit.

Në 26 Shtator 2023 u zhvillua seanca e fundit, në të cilën KPA dëgjoi konkluzionet e prokurorit, i cili kërkoi konfirmin në detyrë dhe ato të Komisioneres Publike, Irena Nino, e cila kërkoi shkarkimin e tij nga detyra. Seanca për dhënien e vendimit u caktua për në 6 Tetor.

Prokurori Luli, i cili duket se ka krijuar bindjen ose është informuar që vendimi i KPA-së do të ishte kundër tij, iu drejtua me “urgjencë” Këshillit të Lartë të Prokurorisë për ta nxjerrë në pension, ndoshta me shpresën që të mbyllte karrierën “me nder” dhe pa vendim shkarkimi.

Në foto: Vendimi i KLP-së për mbarimin e statusit të magjistratit të prokurorit Kujtim Luli, dt. 5 Tetor 2023

Por, megjithëse KLP-ja ia plotësoi dëshirën menjehërë, sërish Luli u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, për shkak të probleme me pasurinë.

Hetues i komunizimit

Kujtim Luli ka nisur karrierën profesionale si hetues i periudhës së komunizimit. Në vitin 1985 ai punonte hetues në Krujë, në të njëjtën zyrë me “babain e Reformës në Drejtësi”, Fatmir Xhafaj.

“Boldnews.al” ka publikuar më herët dëshmi të dhëna në media nga njerëz që jetojnë akoma, të cilët akuzonin dyshen Xhafaj-Luli për dhunë dhe tortura në ambjentet e Hetuesisë.

Një qytetare nga Kruja, Valbona Duka, ka deklaruar publikisht në një emision mediatik se Fatmir Xhafaj dhe Kujtim Luli e kanë dhunuar fizikisht, pasi mendonin se ajo dhe vëllai i saj kishin menduar të arratiseshin.

“Më morën më çuan në polici dhe Fatmir Xhafa më futi në zyrë së bashku me Kujtim Lulin më rrahën dhe më thanë se vëllai jot na tha që ti do arratiseshe. Unë nuk dija gjë isha gocë e re, ai më binte me shpulla surratit. Familjen e kisha të internuar, një motër një vëlla të vogël e kisha”, u shpreh ndër të tjera Valbona Duka, e cila jeton prej shumë vitesh në Gjermani.

Bashkëshortja, anëtarë e KLGJ

Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për shkarkimin e prokurorit Kujtim Luli për probleme me pasurinë familjare, ngre të tjera pikëpyetje mbi mungesën e verifikimit të thelluar edhe për bashkëshorten e tij, Fatmira Luli, e cila mban detyrën e anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Në foto: Fatmira Luli, bashkëshortja e prokurorit të shkarkuar Kujtim Luli, është anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor

Fatmira Luli u emërua në KLGJ nga radhët e avokatëve, për një mandat 5-vjeçar që nisi në dhjetor 2018 dhe mbaron në fund të këtij viti.

Verifikimi dhe përzgjedhja e anëtarëve jo-gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor kaloi në disa instance jo-profesionale, të cilat realizuan një proces sipërfaqësor mbi pasurinë, integritetin dhe përvojën e kandidatëve.

Etiketa: klpkpaKujtim Luliveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku

19:06 : 15/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj

12:17 : 14/05/2025
AKTUALITET

Deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, KPA shkarkon prokurorin Afrim Shehu

19:05 : 08/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Alfred Sali

14:09 : 08/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtares Ardiana Bera

09:55 : 06/05/2025
Para

Boca Juniors mposht Palmeiras, gjen Fluminensen në finalen e Kupës së Libertadores

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Parashikimet për fituesin e “Eurovision 2025” pak orë para finales së madhe

18:16 : 17/05/2025

Axhenda për javën e ardhshme, Tirana programon miqësore me ekip tjetër nga Kategoria e Parë

18:08 : 17/05/2025

OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierë

18:04 : 17/05/2025

Përfundon Bundesliga, Dortmundi rrëmben vendin në Champions në javën e fundit (Verdiktet)

17:49 : 17/05/2025

Probleme me votat e diasporës/ Debat mes Tabakut, Gjonit dhe Celibashit

17:42 : 17/05/2025

Moody’s ul vlerësimin për ekonominë amerikane: Ndikon rritja e borxhit dhe deficit buxhetor

17:39 : 17/05/2025

Sonte finalja e madhe e Eurovizionit, ja kur performon Shqipëria

17:37 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com