• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rënia e popullsisë dhe çmimet e larta të ushqimeve po ulin importet e veshjeve të reja, rritet tregu i “Gabit”

08:44 : 02/10/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Importet e veshjeve dhe tekstileve në sasi ranë në të gjitha kategoritë gjatë 8-mujorit 2023 duke reflektuar kërkesën më të ulët të konsumatorëve për këto produkte.

Sipas të dhënave të INSTAT në janar-gusht, importet e këpucëve në sasi pësuan rënie vjetore me 19%. Tkurrje të ngjashme pësoi edhe importi i pëlhurave dhe tapicerive të ndryshme.

Veshjet dhe rroba plotësuese shënuan rënie me 10%. Në te kundërt rrobat e përdorura pësuan rritje me rreth 3.4%.

Të dhënat nga tregu pohojnë se, tregtia me pakicë e veshjeve ka pësuar rënie kryesisht nga ulja e popullatës banuesve në vend sidomos te rinjve. Moshat e reja janë konsumatorë të mëdhenj të veshjeve dhe këpucëve. Me te vjetrit kanë nevoja më të reduktuara për veshje dhe nuk konsumojnë volumet e grupmoshave të tjera të popullsisë.

Lexo edhe:

Nafta në Shqipëri kushton 10.5% më shumë se mesatarja europiane

Shqipëria shtrenjtohet më tej, çmimet e ushqimeve e kalojnë për herë të parë mesataren e BE

Një arsye tjetër lidhet me rënien e fuqisë blerëse për veshje. Çmimet e ushqimeve janë rritur me ritme dyshifrore pas luftës në Ukrainë duke bërë që shporta e shpenzimeve mujore të anojë nga ushqimet më shumë se për veshjet.

Tregtarët e pakicës pohojnë vitin e fundit se kërkesa ka rënë ndjeshëm dhe konkretisht që kur nisi rritja e çmimeve të ushqimeve.

Ashtu si edhe për mallrat e tjera, çmimet e veshjeve kanë qenë më të larta pasi vala e kostove ka përfshirë edhe këtë sektor.

Në të kundërt, veshjet e përdorura janë grupi i vetëm që shënoi rritje. Rrobat e përdorura po regjistrojë rritje vit pas viti, tendencë që ka vijuar edhe në vitin 2023. Kjo tregon se gjithnjë e më shumë disa kategori konsumatorësh po zhvendosen në këtë segment që po përhapet me shpejtësi.

Ndryshimet klimatike po luajnë rol. Dimri i ngrohtë ka ndikuar në rënien e shitjeve të këpucëve në të gjithë globin vitin e kaluar, duke rritur stoqet në magazina gjatë këtij viti.

Gjithashtu veshjet e dimrit kaluan një sezon të vështirë vitin e kaluar. Stinët jo normale janë duke e ndikuar negativisht edhe industrinë e modës dhe bizneset e lidhura më to, që nga prodhimit tek shitjet.

Këtë vit, fabrikat e prodhimit të këpucëve në vendin tonë kanë ulur sasitë edhe nga fakti se moti i ngrohtë ka tkurrur kërkesën për këpucë në Europë./Monitor

Etiketa: emigracioniRritja e cmimeveveshje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nafta në Shqipëri kushton 10.5% më shumë se mesatarja europiane

08:35 : 19/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria shtrenjtohet më tej, çmimet e ushqimeve e kalojnë për herë të parë mesataren e BE

08:15 : 18/06/2026
AKTUALITET

Limoni, domatja, nafta dhe kafeja me rritjen më të fortë të çmimeve, si ndryshoi shporta e shqiptarëve

17:45 : 15/06/2026
AKTUALITET

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

Paqe Fiskale, skemat si mund të mundësohet pastrimi i parave

08:11 : 30/05/2026
AKTUALITET

Raporti i KE: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2026-2027, çmimet do të rriten

12:44 : 21/05/2026
Para

Turqia sulmon rebelët kurdë pas sulmit vetëvrasës në Ankara

TË GJITHA

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 24/06/2026

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026

Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

22:50 : 24/06/2026

Pankartat epike në protestë: Mjaft votuat të njëjtat fytyra

22:44 : 24/06/2026

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetzirvebetpadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet