• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush po i vë në lëvizje “kërcënimet” ndaj prokurorëve të SPAK

10:57 : 02/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) nuk është më e mira e mundshme për pritshmëritë e opinionit publik. Megjithatë, është struktura hetimore më e mirë që ka aktualisht Shqipëria.

Me një vetë-iniciativë të vakët, por e vënë në lëvizje nga përplasja të brendshme politike për korrupsionin qeveritar dhe informacione të besueshme të partnerëve ndërkombëtarë për grupe kriminale, SPAK-u ka arritur të vendosë para përgjegjësisë ligjore disa politikanë të rëndësishëm dhe individë të rrezikshëm.

Natyrisht, këto “goditje” do të shkaktojnë edhe reagimin e personave të prekur apo ata që i druhen trokitjes në derë nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të urdhëruar nga prokurorët e posaçëm.

Reagimi nuk është gjithnjë me argumentin e forcës. Një mjet i konsideruar efikas për të intimiduar dhe ndikuar tek prokurorët e posaçëm është përhapja e informacioneve të rreme, gjysëm të vërteta apo edhe nga ato të vërteta që nuk duhen thënë, por që shpërndahen për të ndikuar tek ata.

Lexo edhe:

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

Gara për kreun e BKH, SPAK njofton 7 kandidatët për hapin e radhës

Së fundmi, Artan Tafani, një personazh që po bashkëpunon me drejtësinë për të zbuluar krimet e pretenduara të “bandës së Laert Haxhiu”, deklaroi se kreu i organizatës “kishte fiksim të eleminonte prokuroret” që e kanë hetuar për krime të ndodhura disa vite më parë, Merita Selimi në Lushnjë dhe Doloreza Musabelliu tek SPAK-ut.

Natyrisht, një deklarim i tillë, nëse konfirmohet me prova dhe fakte, përbën një problem shumë të madh-jo vetëm për integritetin fizik të prokurores e familjes së saj, por edhe për trupën e prokurorëve të SPAK-ut e më gjerë.

Megjithatë, u duk se pati një nxitim të tepruar për ta shpërndarë këtë informacion në opinionin publik.

Së pari, ende nuk është e qartë nëse kërcënimi është real e më tej, nëse ka pasur veprime konkrete të grupit kriminal apo thjesht ka qenë një “dëshirë” e shprehur në eter ndaj prokuroreve.

Së dyti, gjyqtarë e prokurorë janë kërcënuar edhe më herët, edhe atëherë kur nuk ekzistonte SPAK-u. Strukturat përkatëse kanë marrë masat e nevojshme dhe jeta profesionale e personale ka vijuar normalisht.

Ndaj, duket se shpërndarja e informacionit për kërcënimin e mundshëm të prokuroreve Selimi, por sidomos të Musabelliut, mund të lexohet edhe si një mesazh “publik” që u dërgohet të gjithë prokurorëve të SPAK- “nuk jeni të paprekshëm”.

Një lajm i tillë, natyrisht ndikon në jetën dhe veprimtarinë e prokurorëve. Në mos tek ata vetë, “kërcënimet e mundshme” ndikojnë tek famijarët e tyre, tek bashkëshortët, fëmijët, prindërit, të afërmit e tjerë. Pra, qëllimi i kujtdo që synon intimidimin e prokurorëve të SPAK-ut e arrin deri diku qëllimin.

Rreth dy vjet më parë, mediume pranë qeverisë, shpërndanë informacione se ishte kryer vjedhje në shtëpinë e kreut të asaj kohe të Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, në Gjirin e Lalzit.

Kraja reagoi për median, duke deklaruar se ky informacion ishte një “formë intimidimi” për punën e tij.

Opinioni publik u përpunua menjëherë-“prokurorët e SPAK-ut nuk mund të ruajnë shtëpinë e tyre, e jo më të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Ky duket se ishte qëllimi. Hajdutët e shtëpisë së Krajës-një informacion që nuk u konfirmua asnjëherë zyrtarisht-me shumë mundësi as nuk e kanë ditur se ku po hynin për të vjedhur.

Por, dikush-diku ka qenë i interesuar për të shpërndarë në opinion një informacion të tillë.

Ashtu siç ndodhi edhe pak ditë më parë. Personazhe-jo një, por disa të tillë-, të cilët kanë të hapura studiot televizive për të dhënë informacione me “burime konfidenciale”, por thuajse gjithnjë të pakonfirmuara, shpërndanë të dhëna, sipas të cilave nga zyrat e SPAK-ut janë shpërndarë video erotike me vajza të shoë-biz-it, të zbuluara në telefonat e eksponentëve kriminalë.

Një lajm që duket i pasaktë, i pavërtetuar dhe i pakonfirmuar, por që bëri xhiron e rrjetit dhe krijoi idenë se “SPAK është një kullorëse, ku informacionet shpërndahen për shoë”.

Përcjellësit e këtyre informacioneve, ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme dhe pa e kuptuar se po përdoren, po japin një kontribut për të ndikuar sa të mundin në shëmtimin e imazhit të Prokurorisë Speciale.

Nuk janë këta që shpërndajnë informacione problemi më i madh i “goditjes strategjike” të SPAK-ut.

Duhet parë përtej tyre, tek politikanë e biznesmenë të ndryshëm, të cilët duket se janë bërë bashkë dhe kanë vënë në “shënjestër publike” Prokurorinë e Posaçme.

Etiketa: Arben KrajaDoloreza MusabelliukercenimelevizjeMerita Selimiprokuroretspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e BKH, SPAK njofton 7 kandidatët për hapin e radhës

11:50 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Buka” në ngarkim të Ahmetajt, zbardhet porosia e gjykatëses për prokurorin e SPAK

15:18 : 17/07/2025
AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

SPAK regjistroi procedim penal/ Qeveria hap pikën e kalimit kufitar në Aeroportin e Vlorës

19:39 : 16/07/2025
AKTUALITET

Sot u zbulua nga përgjimet e SPAK/ Kur Berisha denonconte mega-vjedhjen në Librazhd: Miqtë e Ballës…

16:46 : 16/07/2025
Para

Viti i ri akademik/ Degët që rrezikojnë të mbyllen në Korçë, vendimi do merret nga senati

TË GJITHA

Caktohet masë paraburgimi për policin e dyshuar për spiunazh në Kosovë

15:27 : 18/07/2025

Durrës/ Vihen në pranga 2 drejtues automjetesh, shkaktuan aksidente rrugore

15:12 : 18/07/2025

Gjendet i vdekur roja në Portin e Sarandës

15:06 : 18/07/2025

Inteligjenca amerikane e konfirmon: Presidenti iranian u plagos në një sulm izraelit

14:58 : 18/07/2025

DETAJE nga vrasja e Renis Dobrës/ Dy vëllezërit Bushgjoka rezultojnë se kanë dalë jashtë vendit

14:36 : 18/07/2025

Vala e të nxehtit ekstrem prek Shqipërinë, meteorologia: Do të thyhet rekordi historik!

14:30 : 18/07/2025

Bloomberg: Rama shemb gjysmë milioni ndërtime, protesta dhe zemërim në Theth

14:29 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com