• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fiket helikopteri i fundit, si i hëngri korrupsioni asetet ajrore dhe detare të ushtrisë

16:30 : 01/10/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Ferdinand Dervishi

Sot, në shtetin që vijojmë të jetojmë, nuk ka më asnjë helikopter të vetëm të Ushtrisë për të shuar zjarret.Të vërtetën e konfirmoi, me zë e figurë, Haki Çako, kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, i mbetur me duart përpjetë mes flakëve që vijojnë të fshijnë atë çfarë ka mbetur nga masivi pyjor i Pish Poros (bregdeti i Fierit).

Shteti i varfër shqiptar dikur shtrëngoi rripin dhe bleu disa helikopterë ushtarakë të rinjë nga kompania Eurocopter, katër nga të cilët të formatit të madh, të pershtatshëm edhe për shuarjen e zjarreve. Kovat speciale për të fikur zjarret, katër copë, që kushtonin rreth 800 mijë USD, na i falën amerikanët.

Kontrata për riparimin e mirëmbajtjen e tyre, pasi të mbushnin orët e punës, u nënshkrua me një filial italian të Eurocopter. Riparimet u bënë në një hangar në Rinas. Marrëveshja ishte favorizuese, pasi në Rinas, ushtarakët shqiptarë njëkohësisht nisën të mësonin si ti mirëmbanin vetë këta helikopterë.

Por qysh pas procesit të parë të riparimit, krerët e ushtrisë nisën të mos paguanin faturat. Për pasojë Eurocopter u largua. Ishte koha kur në postin e ministrit ishte ulur Olta Xhacka, tashmë nën hetim nga SPAK për abuzim me pronat e ushtrisë dhe eventualisht edhe për historinë e helikopterëve. Pas largimit të Eurocopter, Ministria e Mbrojtjes gjen në Francë një kompani që sipas saj kishte fatura jo të fryra. Kompania posedonte helikopterë që riparonin linjat elektrike nga ajri. Gjithashtu ajo kishte edhe një hangar për mirëmbajtjen e mjeteve të saj, por ishte e pa pajisur me licensë për riparim të mjeteve të prodhuara nga Eurocopter.

Lexo edhe:

Kush janë këta “borgjezët gjakpirës” në Shqipëri?

Policia del jashtë, ushtria zapton zyrat e News24 dhe mediave të tjera

Për rrjedhojë helikopterët pothuaj të rinj dhe me vlerë, secili përmbi 20 milionë euro, i lihen në duar një kovaçhane të rendomtë, të palicensuar nga kompania prodhuese e helikopterëve. Për më keq termat e kontratës do të rezultonin “derr në thes” per Ministrine tonë të Mbrojtjes.

Këtu nisin edhe problemet. Riparimi i helikopterit të parë shkon me sukses. Por i dyti, pas riparimit mirëmbajtës, nuk arrin të bëjë rrugën e kthimit Francë-Shqipëri. Më 29 korrik 2020, ditën që Gjeneral Barjam Begaj u emërua Shef i Shtabit të Ushtrisë, pilotet u detyruan ta ulnin në Itali, në një ngastër toke, pasi aparaturat sinjalizonin probleme.

Në kontakt me francezët e riparimit të linjave elektrike, pilotët mësojnë se në kontratë ishte shkruar: “Pas nisjes nga hangari në Francë, përgjegjësia e defekteve është e palës shqiptare.” Sot pas 3 vitesh të shkuara shteti shqiptar që ka aftësinë të prodhojë liderë globalë, nuk ka pasur këllqe të gjejë një rrugëzgjidhje për të kthyer në shtëpi pronën e vet. Helikopteri që kushton përmbi 20 milionë euro vijon të strehohet në një magazinë bujqësore në një fshat të Italisë, i ruajtur non stop nga dy ushtarakë shqiptarë.

Duke parë se mirëmbajtja në punishten e helikopterëve që riparonin linjat elektrike nuk ishte e sigurt, Ministria e Mbrojtjes (koha e Niko Peleshit) kërkoi ndihmën e NATO-s. Pas nje marrëveshjeje të re, dy helikopterët e mbetur pa remont dërgohen, në mars 2022, për riparim në Poloni.

Për këto arsye, qysh nga viti 2020, shërbimeve të ndryshme nga ajri, si p.sh. transporti në plazh i Toni Blerit (Tony Blair) dhe sidomos ndaj zjarreve, fatmirësisht jo masive, u doli zot helikopteri i vetëm ushtarak që ishte në gjendje pune. Motorri tij zhurmoi deri ditën djeshme, kur kilometrat e përshkuara e detyruan, edhe atë, të ulej përtokë duke lënë pyllin e Pish Poros në mëshirën e flakëve.

Por nuk mbaron këtu. Edhe mirëmbajtja e anijeve dhe e radarëve në Flotën Detare si dhe radarit të Forcës Ajrore kanë të njëjtat probleme për shkak të korrupsionit. Që të gjitha anijet luftarake kanë vite që kanë tejkaluar miljet e lejuara pas procesit të fundit të mirëmbajtjes dhe tashmë shërbejnë vetëm për ndonjë ceremoni zyrtare, ose më saktë për të krijuar sfondin e duhur për të realizuar fotografitë e eventit.

Kjo është situata e krijuar me pergjegjes sidomos ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Bajram Begaj, të dy të paditur në SPAK dhe eventualisht të dy të hetuar për abuzime me pronat e Forcës Detare. Të dy përgjegjës, kush më tepër e kush më pak, që asetet ushtarake të nivellit serioz nuk i kemi në gjendje gatishmërie.

Largqoftë të na ndodhë ndonjë situatë emergjente, qoftë këtu, qoftë në Kosovë!

Etiketa: asetet ajroreFerdinand Dervishihelikopterikorrupsioniushtria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kush janë këta “borgjezët gjakpirës” në Shqipëri?

17:18 : 11/08/2025
AKTUALITET

Policia del jashtë, ushtria zapton zyrat e News24 dhe mediave të tjera

18:06 : 09/08/2025
BOTA

Menduan se po kërkonte një thesar, zbulohet misteri i helikopterit me “unazë gjigante” në Turqi

19:37 : 07/08/2025
BOTA

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën dy ministra të Ganës

20:44 : 06/08/2025
BOTA

Netanyahu dhe krerët e ushtrisë izraelite të ndarë mbi strategjinë për Gazën

15:37 : 06/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri dënon më pak korrupsionin/ Juristët: Ndërhyrjet s’janë të plota, drafti është skandaloz

19:44 : 05/08/2025
Para

Sveçla: Terroristët u përgatitën në Serbi! Qëllimi i sulmit, aneksimi i veriut të Kosovës

TË GJITHA

Zjarri në Delvinë/ Pacientët e spitalit dërgohen te Pallati i Kulturës, banorët braktisin banesat (VIDEO)

23:15 : 12/08/2025

Horoskopi, e mërkurë, 13 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 12/08/2025

Situatë e rënduar në Gramsh, zjarri përfshin edhe fshatin Kodovjat, nis evakuimi i banorëve

23:00 : 12/08/2025

Zelensky refuzon t’i lëshojë territore Rusisë: Do të inkurajonte Putinin për sulme të ardhshme

22:42 : 12/08/2025

VIDEO/ Momentet e vrasjes së trefishtë në Gjilan, njerëzit ikin mes breshërisë së plumbave

22:38 : 12/08/2025

VIDEO drithëruese/ Pamjet apokaliptike në Delvinë, rrezikohen puset e “Delvina Gas”, zero reagim nga shteti

22:32 : 12/08/2025

Shkëndija e Tetovës mëson emrin e kundërshtarit të play-off në Europa League

22:30 : 12/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com