• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tafani: Laertit ju fiksua të vriste këta 3 EMRA të drejtësisë, mes tyre dhe prokuroren e SPAK

20:25 : 30/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Doloreza Musabelli, një nga prokuroret e SPAK ishte vënë në shenjëstër të grupit të Laert Haxhiut, me qëllim eleminimin fizik të saj apo qoftë dhe njerëzve të afërm të familjes. Një fakt i tillë tronditës ka dalë nga dëshmia e bashkëpuntorit të prokurorisë Artan Tafani, i cili ka shpjeguar para prokurorit Kreshnik Ajazi se, prokuroria Musabelli ishte vendosur në rreth të kuq nga Laert Haxhiu.

“Ora News” zbulon detaje tronditëse mbi dëshminë e bashkëpuntorit të prokurorisë, i cili ka dhënë një përshkrim të detajuar për mënyrën se çfarë po bënin për të eleminuar fizikisht tre anëtarët e Drejtësisë Shqiptare, Doloreza Musabelli prokurore në SPAK, Merita Selimi ish-prokurore në Lushnjë dhe avokatin e Lushnjës, Adriatik Doga.

I penduari Tafani ka treguar se në planin për tu ekzekutuar ishte dhe avokati Adriatik Guri alias “Doga”, i cili në fraksion sekonde i ka shpëtuar vrasjes, në muajin Tetor 2021 në Lushnjë. Për vrasjen e avokatit sipas bashkëpuntorit të prokurorisë ishte impenjuar personalisht Laert Haxhiu. Ndërsa pjesë në këtë vrasje të mbetur në tentativë ishte dhe Lulzim Arapi.

Vrasja e avokatit ka dështuar për fije pasi, në momentin kur grupi kriminal zbarkoi me arsenalin e armëve para banesës së objektivit, Adriatik Doga, rastësisht ka takuar një komshiun e tij. Kjo ka sjellë që tre personat Artan Tafani, Laert Haxhiu dhe Lulzim Arapi, të mos veprojnë për të qëlluar por të presin. Mirëpo avokati së bashku me komshiun, janë drejtuar në hyrje të pallatit dhe nuk ka dalë.

Dështimi i vrasjes së avokatit u krye edhe për shkak se në atë periudhë, në muajin Tetor 2021, grupi i Laert Haxhiut, planifikoi dhe vrau Elton Mermalin, ish-anëtarin e bandës së Lushnjës.

Lexo edhe:

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

Mes emrave që ishin futur në planin e Laert Haxhiut për tu vrarë ishte Doloreza Musabelli, por dhe një tjetër prokurore në qytetin e Lushnjës, e quajtur Merita Selimi. Në fakt Selimi, ishte prokurorja që hetoi Laert Haxhiun, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin për masakrën e vitit 2017, ku mbeti i vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu.

Pas dy viteve hetime, Selimi ka shpallur moskopetencën duke sjellë dosjen ndaj tre të pandehurve në SPAK. Çeshtjen e ka marë Doloreza Musabelli, prokurore në SPAK. Ku aktualisht ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, ndërsa ka ende në fazë gjykimi Laert Haxhiun.

Sipas bashkëpuntorit të drejtësisë të dyja prokuroret janë ndjekur për disa muaj, ku përgatitja e Laert Haxhiut dhe anëtarëve të grupit të tij, ishte vrasja e tyre ose të familjarëve.

Prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelli është provuar të jetë ndjekur nga grupi i Laert Haxhiut. Një fakt të tillë e ka dhënë dhe bashkëpuntori i prokurorisë së Elbasanit, i cili ka treguar se:

”…Laerti ka dashur të sulmojë Doloreza Musabelli, pasi ishte prokurorja e çështjes së tij në SPAK. Kjo prokurore kishte dënuar me burgim të përjesthëm shokun e Laertit Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin.

Ndërsa tashmë vijonte gjyqin për dënimin e Laertit. Laerti, pretendonte se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kjo prokurore po ja bënte gropën. Atij ju fiksua që ta friste prokuroren ose ndonjë njeri të afërm të familjes.

E kemi ndjekur prokuroren Doloreza Musabelli, për disa kohë me rradhë. I kemi bërë foto asaj, burrit avokat dhe fëmijëve. Laerti tha se fotot e fëmijëve duhet më parë tia nisnim burrit të prokurores për të parë se çfarë ndikimi dhe reagimi do sillte.

Më pas do veprohej për të ekzekutuar prokuroren Musabelli ose ndonjë nga njerëzit e afërm të saj. Laerti kishte siguruar armët dhe gjithçka tjetër…”-ka deklaruar bashkëpuntori i prokurorisë Artan Tafani./Ora News

Etiketa: Adriatik DogaAnterio KaloshiArtan TafaniDoloreza Musabelliulaert haxhiuMerita SelimiOrgest Bilbilishenjesterspakvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

13:10 : 08/10/2025
AKTUALITET

“Ndryshoi testamentin së fundi, ia la pasurinë shqiptarit”, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi

12:48 : 08/10/2025
AKTUALITET

‘Ik mos më na çaj k…’/ Si nisi sherri mes dy miqve që përfundoi me vrasje në Babrru 

12:29 : 08/10/2025
AKTUALITET

Përfundojnë homazhet, përcillet për në Shkodër arkëmorti i gjyqtarit Astrit Kalaja

11:21 : 08/10/2025
AKTUALITET

U plagos në sallën e gjyqit ku u vra gjyqtari, zbardhet dëshmia e Ervis Kurtajt: Elvisi u çua nga karrigia dhe…

10:26 : 08/10/2025
Para

13-vjeçarja shqiptare shpallet kampione Europe në shah

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com