• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria nis procedurat për koncesionin 100 mln euro të certifikatave elektronike

10:25 : 27/09/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Ndonëse të gjitha koncesionet që janë hetuar nga SPAK deri më tani kanë rezultuar afera të pasta korruptive, qeveria nuk ka ndër mend të tërhiqet nga ky biznes. Kapitali.al ka mësuar se ministria e Financave ka nisur procedurat për të dhënë me koncesion atë që në gjuhën teknike quhet infrastruktura e çelësave publikë (PIK).

Kjo infrastrukturë aktualisht përfshinë dy shërbime. Ato janë certifikata dixhitale për efekt të fiskalizimit si dhë nënshkrimi elektronik. Të dyja shërbimet janë të detyrueshme me ligj dhe kostoja që biznesi paguan për blerjen e tyre është 8 800 lekë ose 84 euro në vit. Sot këto para arkëtohen nga AKSHI. Por tani do të shkojnë llokum në llogarinë e privatit që do të përzgjedhë qeveria për t’ia dhënë me koncesion.

Kërkohen zyrtarisht ofertat

Pak kohë më parë, ministria e Financave ngriti grupin e posaçëm të punës, i cili do të hartojë termat e referencës në tenderin për dhënien me koncesion të infrastrukturës së çelësave publike. Grupi i punës përbëhet nga punonjës të Agjencisë së Koncesioneve, AKSHI-t, Tatimeve dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Ndërkohë një javë më parë, ministria e financave u ka nisur kërkesë 5 kompanive shqiptare që të paraqesin ofertat paraprake për qëllimin e studimit të tregut. Kjo është faza e fundit proceduriale përpara shpalljes së tenderit për dhënien me koncesion.

Lexo edhe:

Interpelanca për “Duranën”/ Bozdo: Në shërbim të klientëve të qeverisë, do krijojë problematika me BE-në

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

Kapitali.al ka mundur ta lexojë shkresën, edhe pse e gjithë procedura po zhvillohet në mënyrë sekrete dhe jo transparente, përfshirë përzgjedhjen e 5 kompanive, të cilave u është kërkuar oferta. Në shkresë, ministria e Financave kërkon nga kompanitë të japin ofertat për qëllimin e studimit të tregut dhe përcaktimit të fondit limit të koncesionit. Dhe ky është një biznes gjigand.

Kosto grabitqare

Aktualisht të gjitha bizneset në Shqipëri janë të detyruara me ligj të blejnë dy shërbime elektronike. E para është certifikata dixhitale për efekt të fiskalizimit. Pa këtë certifikatë bizneset shqiptare nuk mund të lëshojnë dot asnjë faturë. Kostoja e saj është 4 mijë lekë ose 38 euro në vit së bashku me tatimin mbi vlerën e shtuar.

Shërbimi i dytë është ai i nënshkrimit elektronik. Ky shërbim u bë i detyrueshëm këtë vit, përmes një procedure të dyshimtë ligjore. (Lexo këtu).

Kostoja e nënshkrimit elektronik është 4800 lekë në vit ose rreth 46 euro. Pra në total të dy shërbimet, të cilat biznesi është i detyruar me ligj t’i blejë kushtojnë 84 euro në vit. Aktualisht Shqipëria ka 120 mijë biznese aktive.

Kjo do të thotë se bëhet fjalë për një koncesion, i cili në 10 vitet e ardhshme do t’u marrë shqiptarëve minimalisht 100 milionë euro në vit. Por kjo është vetëm shifra dysheme. Ky koncesion ka potencialin që të rritet në mënyrë eksponenciale, teksa qeveria detyron me ligj bizneset dhe qytetarët që të pajisen me certifikatat elektronike për çdo shërbim që ata marrin nga shteti, përfshirë aplikimet e thjeshta në e-albania.

Projekti

Në fakt projekti për të dhënë me koncesion “Ofrimin e shërbimeve të infrastrukturës së çelësave publikë (PKI)” është i hershëm. Madje disa vite më parë, në ministrinë e Financave u paraqit edhe një studim fizibiliteti, por në atë kohë shifrat ishin totalisht ndryshe dhe gjithë koncesioni vlerësohej 4 milionë euro në vit.

Më pas, qeveria bëri të detyrueshme për të gjitha bizneset certifikatën e fiskalizimit dhe nënshkrimin elektronik duke e rritur fluksin e të ardhurave të këtij shërbimi në mënyrë drastike.

Një vit më parë, qeveria miratoi një vendim të propozuar nga AKSHI përmes të cilit ngarkoi ministrinë e Financave si autoritetin kontraktor të këtij koncesioni. Por Delina Ibrahimaj e zvarriti procedurën, të cilën me sa duket e konsideronte një patate të nxehtë. Megjithatë, ndryshimet në qeveri e riaktivizuan koncesionin.

Dhe tani puna e parë e Ervin Metes si ministër i financave do të jetë ajo e firmosjes së koncesionit grabitqar të çelësave publikë, i cili me shumë gjasa do të përfundojë në SPAK. Lojtarët mund të ndërrohen, por loja duhet të vazhdojë. Pas disa vitesh shqiptarët do të mësojnë dardhaxhinjtë e radhës, edhe pse koncesioni po nxitet nga lart.

/Kapitali.al/

Etiketa: Delina IbrahimajErvin Metefatura elektronikefirma elektronikekoncesion

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Interpelanca për “Duranën”/ Bozdo: Në shërbim të klientëve të qeverisë, do krijojë problematika me BE-në

16:04 : 11/06/2026
AKTUALITET

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

15:31 : 04/06/2026
AKTUALITET

Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e “Bolit”

22:30 : 23/05/2026
AKTUALITET

Burri i ministres Ibrahimaj mbështet Spiropalin: Bravo Elisa, qëndrim dinjitoz!

15:59 : 28/04/2026
AKTUALITET

“200 mijë euro për “Delina n’Fest””, denoncimi i PD: Paratë e shqiptarëve shkojnë për bizneset e ministres

13:30 : 10/04/2026
AKTUALITET

Inflacioni/ Ibrahimaj: Është rritur vetëm çmimi i perimeve, mos u shqetësoni!

10:32 : 10/04/2026
Para

"Për minimumin jetik"/ Lëvizja Bashkë sërish protesë nesër para Kuvendit

TË GJITHA

“Alo, policia, i pagova për seks por refuzoi!” Eskorta: Ishte i pistë… Si u zbulua çerdhja e prostitutave latine

22:05 : 24/06/2026

U vra nga vëllai, zbulohet identiteti i viktimës në Kavajë

22:00 : 24/06/2026

Vrasje brenda familjes në Kavajë, arrestohet 76-vjeçari

21:48 : 24/06/2026

Familja e aktorit Gjergji Lala kallëzon spitalin në Romë! Prokuroria italiane hap hetim për vrasje nga pakujdesia

21:47 : 24/06/2026

Vajza e Tahir Sinanit shpërthen ndaj Ballës: Po përdhoset gjaku i dëshmorëve të UÇK-së

21:42 : 24/06/2026

Nga Kolumbia në Shqipëri, historia e eskortës 20-vjeçare: Kam klientë policë dhe zyrtarë

21:32 : 24/06/2026

Aksident i rëndë, kamioni del nga rruga dhe rrokulliset në kthesat e Qafë-Thanës

21:28 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetpadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet