• Kontakt
Monday, December 4, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet në Kukës/ Halilaj përballë Vatës, problemet e evidentuara dhe pjesëmarrja

12:00 : 24/09/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
Zgjedhjet në Kukës/ Halilaj përballë Vatës, problemet e evidentuara dhe pjesëmarrja

Qytetarët e Kukësit votojnë sot për kryebashkiakun e ri.

Në garë janë kandidati socialist Albert Halilaj, i cili garon përballë Emri Vatës, kandidat i Aleancës ‘Bashkë Fitojmë’, pasi PD-ja e Bashës nuk mori pjesë në votime.

Ashtu siç e përcakton dhe rregullorja e KQZ-së, qendrat e votimit janë hapur që prej orës 07:00, ndërsa do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Sipas raportimeve në media bëhet me dije se procesi deri më tani po ecën shumë qetë dhe pa problematika.

Janë 45 mijë e 946 qytetarë të Kukësit që do të hedhin votën për të zgjedhur kryebashkiakun e ri. Procesi do zhvillohet në 74 Qendra Votimi, një prej të cilave në institucionin e paraburgimit në Kukës.

  • Pjesëmarrja në votim

Zgjedhjet në Kukës po vazhdojnë me ritme normale dhe deri në këto momente nuk raportohet për incidente. Deri në orën 13:00, sipas KQZ kanë votuar 24.82% e qytetarëve me të drejtë vote.

Lexo edhe:

Alimehmeti: Në zgjedhje u përballëm me paranë dhe krimin, ndërkombëtarët heshtën!

Foto/ Etrit Berisha bën gallatë me shortin e Shqipërisë, shton edhe Brazilin në grup

  • Voton kandidati i ‘BF’, Vata: Ditë e shënuar jo vetëm për Kukësin por për të gjithë Shqipërinë

Kandidati i koalicionit opozitar Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Kukësit, Emri Vata ka votuar pak minuta më parë në qendrën e votimit përkatëse.

Në një prononcim për mediat, Vata theksoi se kjo është një ditë e shenjtë për Kukësin, kuksianet dhe familjet kuksiane dhe për të ardhmen e Kukësit.

Vata ka ftuar gjithë banorët e Kukësit që ti drejtohen masivisht kutive të votimit, për të shprehur vullnetin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme të lirë dhe demokratike.

“Përshëndetje për të gjithë qytetarët kuksiane. Sot ëshë një ditë e shënuar sot është një ditë e shenjtë për Kukësin, kuksianet dhe familjet kuksiane dhe për të ardhmen e Kukësit.

I ftoj të gjithë banorët e Kukësit që ti drejtohen masivisht kutive të votimit, për të shprehur vullnetin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme të lirë dhe demokratike.

Deri tani që po flasim ne kemi evidentuar çdo problematikë dhe paligjshmërie që po tentohet për të deformuar vullnetin e zgjedhësve, të cilat do të paraqiten në një komunikatë tjetër.

Deri në këto momente ka qënë e qetë situata por tentativat do i paraqesim. Këto zgjedhje janë të rëndësishme jo vetëm për Kukësin, jo vetëm për kuksianet por janë zgjedhje të rëndësishme përtej Kukësit, janë zgjedhje të rëndësishme për gjithë Shqipërinë.”, tha Vata.

Votoi kandidati i PS, Albert Halilaj

Kandidati i PS për bashkinë e Kukësit, Albert Halilaj ka votuar, ndërsa ka pasur edhe një thirrje për të gjithë qytetarët që të dalin në votime dhe të zgjedhin alternativën më të mirë për qytetin e tyre.

“Ju falënderoj që jeni prezent. Unë nga qytetarët e Kukësit pres pjesëmarrje votim, për të votuar një djalë që do i shpërbej Kukësit. E vetmja fushatë që s’kemi pas një incident, i përgëzoj për vlerat që kanë përcjell. I ftoj të votojnë alt më të mirë dhe më bindëse për këtë qytet të mrekullueshëm” tha Albert Halilaj.

  • Zgjedhjet në Kukës, ja problemet e evidentuara gjatë paradites

Në Kukës prej orës 07:00 të mëngjesit po votohet për kryebashkiakun e ri, ndërsa përballë garojnë Emri Vata i “Bashkë Fitojmë” dhe Albert Halilaj i PS-së.

Votimi pritet të mbyllet në orën 19:00, ndërsa në orët e para janë vërejtur raste të votimeve familjare. Sipas raportimeve, jashtë qendrave të votimit ndodhen grupe personash me lista votuesish në dorë, të cilët herë pas here kontaktojnë me qytetarë, para se ata të kryejnë procesin e votimit duke i udhëzuar.

Gjithashtu raportohen probleme me listat e zgjedhësve, pasi ka një lëvizje të tyre nga një qendër votimi në një tjetër, një taktikë kjo e ndjekur edhe në 14 maj dhe që çorienton qytetarët me të drejtë vote.

Pjesëmarrja në votime në orët e paradites mbetet e ulët, rreth 13 %, ndërkohë që në listat e zgjedhësve janë 45 946 qytetarë me të drejtë vote.

Në këto zgjedhje janë regjistruar si subjekte zgjedhore 5 parti politike, PS, PL, PD, PDK dhe PEI. Po ashtu është regjistruar si subjekt zgjedhor edhe koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Zgjedhësit do të kenë mundësi të votojnë në 74 qendra votimi, 1 prej të cilave është ngritur në institucionin e paraburgimit të qarkut Kukës.

Për identifikimin e zgjedhësve po aplikohet Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve (SEIV) dhe po përdoren Pajisje Elektronike të Identifikimit (PEI) të vendosura në 74 qendra votimi, të cilat do të sigurojnë identifikimin e saktë të zgjedhësve, bazuar në regjistrin elektronik të mbajtur në pajisje.

Për sa i përket komisioneve të qendrave të votimit, në 37 qendra votimi 4 anëtarë të komisionit ndahen mes PD-së dhe PL-së. Ndërsa në 37 qendra të tjera të votimit përbërja e komisioneve të qendrave të votimit është me 3 anëtarë të propozuar nga PS, 3 anëtarë të propozuar nga PD dhe 1 anëtar të propozuar nga PL.

Për sa i përket grupeve të numërimit, do të ngrihen 5 grupe numërimi ku 2 anëtarë të grupit të numërimit do të jenë nga PS, 1 anëtar nga PD dhe 1 anëtar nga PL.

 

Kujtojmë që më 14 maj, në Kukës morën pjesë gati 52 % e atyre që kishin të drejtë. Safet Gjici u shpall fitues me 2 mijë vota më shumë, përballë kandidatit të Berishës Admir Sinamati.

Gjici u arrestua më 24 qershor në Tiranë për korrupsion pasiv. Dyshohet se ai favorizuar Alma Kaçin duke i ofruar mbështetje financiare mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve.

Etiketa: BerishaEmri VatakandidatipjesëmarrjapjesemarrjeproicesivotimvotimeZgjedhjet

Lajme të lidhura

Nëse garoni në Tiranë, a jeni kandidati më i lehtë për t’u mundur? Flet Alimehmeti
AKTUALITET

Alimehmeti: Në zgjedhje u përballëm me paranë dhe krimin, ndërkombëtarët heshtën!

12:12 : 03/12/2023
Foto/ Etrit Berisha bën gallatë me shortin e Shqipërisë, shton edhe Brazilin në grup
SPORT

Foto/ Etrit Berisha bën gallatë me shortin e Shqipërisë, shton edhe Brazilin në grup

22:27 : 02/12/2023
A do të futet Argita Malltezi në politikë? Ja si përgjigjet Berisha
AKTUALITET

A do të futet Argita Malltezi në politikë? Ja si përgjigjet Berisha

15:03 : 02/12/2023
Nga “zgjimi i luanit” tek mosbindja civile, mesazhet e Berishës në Kuvendin Kombëtar të PD
AKTUALITET

Nga “zgjimi i luanit” tek mosbindja civile, mesazhet e Berishës në Kuvendin Kombëtar të PD

14:00 : 02/12/2023
Thirrja e Berishës: Edi Rama është armiku ynë i përbashkët
AKTUALITET

Thirrja e Berishës: Edi Rama është armiku ynë i përbashkët

13:16 : 02/12/2023
Berisha zbulon “prapaskenat”: Refuzova bashkëqeverisjen me Ramën, mu propozua nga…
AKTUALITET

Berisha zbulon “prapaskenat”: Refuzova bashkëqeverisjen me Ramën, mu propozua nga…

13:00 : 02/12/2023
Para
Zgjedhjet në Kukës/ Halilaj përballë Vatës, problemet e evidentuara dhe pjesëmarrja

Zgjedhjet në Kukës, ja problemet e evidentuara gjatë paradites

TË GJITHA

Saturni kalon në Ujor pas 26 vitesh/ Çfarë do të ndodhë me secilën shenjë pas kësaj?

Horoskopi i së Hënës, zbulo parashikimin e yjeve për shenjën tënde

23:56 : 03/12/2023
Felix “hakmerret” ndaj Atleticos, i jep fitoren Barcelonës

Felix “hakmerret” ndaj Atleticos, i jep fitoren Barcelonës

23:46 : 03/12/2023
Reshje shiu e dëbore në fundjavë, këto janë 3 qarqet që do të preken më shumë nga moti i keq

Parashikimi javor i motit, ja çfarë na pret 5 ditët e ardhshme

23:34 : 03/12/2023
NATO zotohet të vazhdojë ndihmën për Ukrainën

​Stoltenberg: Duhet të përgatitemi për lajme të këqija nga Ukraina

23:24 : 03/12/2023
Interi mund Napolin në transfertë dhe rimerr kreun e Serie A

Interi mund Napolin në transfertë dhe rimerr kreun e Serie A

23:12 : 03/12/2023
Shenjat e Horoskopit më me fat dhe më pafat të javës

Shenjat e Horoskopit më me fat dhe më pafat të javës

22:54 : 03/12/2023
Rikthehen fluturimet në Mynih, trafiku hekurudhor ende i çrregullt

Rikthehen fluturimet në Mynih, trafiku hekurudhor ende i çrregullt

22:47 : 03/12/2023


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com