• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryeson Tirana, ja tenderat më të kushtueshëm të Bashkive me “flamuj të kuq” për mungesë konkurrence

16:36 : 19/09/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ndërtimi i objektit “Godina e Teatrit Kombëtar“ është tenderi më i kushtueshëm për vitin 2022 nga të gjitha tenderimet e mbajtura nga 61 njësitë e qeverisjes vendore. Open Procurement Albania ka listuar 100 tenderat më të mëdhenj të finalizuar, ku fondi Limit i njoftuar për këto 100 Procedura rezulton 25 295 383 779 Lekë (njëzet e pesë pikë tre miliardë).

Pjesa kryesore e kontratave “Big“ janë të financuara nga Programi i Rindërtimit program nga Buxheti i Shtetit. Po njësoj edhe Teatri është program i mbështetur nga Qeveria Qendrore.

40 nga 100 procedurat me renditje sipas vlerave të larta në tenderim, janë kryer pa konkurrim të hapur nga institucionet e qeverisjes vendore. Përkatësisht 38 procedura janë të kufizuara, 1 është procedurë e kufizuar ndërkombëtare dhe 1 tjetër është Negocim pa Njoftim.

Qeverisja Vendore Tiranë është ajo që ka kontraktuar 25 nga 100 tenderët më të mëdhenj, me vlerë të ofertës Fituese pa TVSH 5.68 miliard lekë ose sa 23.8% e totalit të 100 kontratave më të mëdha të vitit 2022.

Por cilat janë 10 tenderat me vlerë më të lartë?

Lexo edhe:

Shkelen afatet, nxënësit e shkollës “Edith Durham” mbeten sërish pa u futur në klasat e reja

Premtimi i pambajtur: Asnjë shkollë me drekë këtë shtator në Tiranë

  • Godina e Teatrit Tiranë Faza 1, Ndërtim Objekti me autoritet Bashkia Tiranë

Sipas databazës së hartuar nga Open Procurment ky tender është klasifikuar me flamur të kuq pasi janë skualifikuar të gjithë operatorët konkurrues përveç fituesit, konkretisht shoqëria “Agi Kons“ në bashkëpunim me “BE – IS“ shpk.

Teatri Kombëtar, u shemb tre vjet më parë, në 17 maj 2020, dita që shënoi fundin edhe kufizimit të lëvizjes për shkak të pandemisë.

Në 21 Dhjetor 2022 në një ceremoni të mbyllur për publikun dhe median, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj së bashku me kryeministrin Edi Rama, përfaqësues të qeverisë dhe artistë e pozicionuar pro tyre, inauguruan nisjen e punimeve për teatrin e ri.

Sot, më shumë se tre vite pas shembjes së godinës, hapësira mbetet ende e rrethuar dhe momentalisht kanë nisur shpimet gjeologjike dhe po bëhet gati sheshi për themelin.

  • Terminal Verior i Transportit Publik Ndërtim me autoritet Bashkia Tiranë

Gjithashtu ky tender është klasifikuar me flamur të kuq pasi janë skualifikuar të              gjithë operatorët konkurrues përveç fituesit, konkretisht “ Nova Contruction 2012“ në bashkëpunim me  “ Ante – Group“ shpk. Edhe pse data e lidhjes së kontratës është më nëntor të 2022 dhe përfundimi i punimeve parashikohet më nëntor të 2024, punimet në terren janë ende larg finalizimit.

Më 6 janar 2020 , tre vite kryebashkiaku Erion Veliaj kreu inspektime në terren për ndërtimin e terminalit të veriut dhe të jugut.

Për të filluar punimet në Unazë, na duhet të lirojmë pjesën e “Shqiponjës”, ku është terminali provizor aktual i autobusëve që vijnë nga veriu dhe jugu”, tha Veliaj.

Terminali, sot pas tre vitesh  nuk ka infrastrukturën më bazike ku evidentohet  mungesa e: tualeteve, stolave apo sallë pritje, sportele informacioni, dhoma për dorëzim apo ruajtje bagazhi, wifi, ambiente të dedikuara për personelin etj.

  • Riforcimi i pallateve në Durrës

Konkretisht është listuar në radhë të shtatë dhe tetë riforcimi i pallateve më kode të ndryshme si 5630, 851, 7294, 5541, etj.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre vite nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, në Durrës ende nuk ka përfunduar shembja e pallateve të dëmtuara. Bashkia Durrës i konfirmoi Citizens Channel se deri më tani janë shembur 45 banesa kolektive, ndërsa pesë pallate mbeten ende në proces prishje.

Problemet e bonusit të qirasë dhe pritja e fondeve nga Ministria e Financave për përforcimin e pallateve në Durrës i ka çuar shpesh në protesta banorët e këtij qyteti që enden rrugëve që nga nëntori i 2019.

Ndër të tjera tendera me vlerë të lartë përmendim: Rindërtim i Shkollës Azem Hajdari njësia Administrative Paskuqan Kamzë, Ndërtim i Linjës së Dërgimit Depo Lis Burrel autoritet Prokurues Ujësjellës Mat, Shërbim Pastrim qyteti i Kavajës dhe njësi administrative Synej, Luz i Vogël dhe Helmas etj.

/Citizens Channel

Grafike ilustruese e tenderave me te kushtueshme

Etiketa: abuzivErion Veliajflamuj te kuqflamur i kuqmungese konkurenceTeatritenderatVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkelen afatet, nxënësit e shkollës “Edith Durham” mbeten sërish pa u futur në klasat e reja

15:43 : 09/09/2025
AKTUALITET

Premtimi i pambajtur: Asnjë shkollë me drekë këtë shtator në Tiranë

15:51 : 05/09/2025
AKTUALITET

A do të vijojë Erion Veliaj të jetë kryebashkiak i Tiranës? Ja si përgjigjet Rama

22:15 : 04/09/2025
AKTUALITET

Rama “sytë katër” për plehrat, por mbyll të dy sytë për vjedhjet në qeveri

22:08 : 04/09/2025
AKTUALITET

“Një karrige për një pemë”/ Rama pas 12 vitesh kujtohet për mjedisin

20:16 : 02/09/2025
AKTUALITET

Veliaj kërkoi t’i jepet dosja hetimore/ Avokatët: SPAK ia dorëzoi me USB! S’e përdor dot në izolim

12:46 : 27/08/2025
Para

S’kanë më klientë shqiptarë, bandat përgjysmojnë çmimin e kalimit me gomone drejt Britanisë

TË GJITHA

Mashtroi një qytetare, shpallet në kërkim avokatja në Lushnje

10:35 : 10/09/2025

Kishte mbjellë drogë në pronë publike në Malësi të Madhe, arrestohet 54-vjeçari

10:27 : 10/09/2025

Nga d*oga te arratisja nga burgu, 6 të arrestuar në Fier

10:24 : 10/09/2025

UNICEF: Për herë të parë, më shumë fëmijë janë obezë sesa nënpeshë

10:17 : 10/09/2025

Dronët rus mbi Poloni, Tusk: Moska provokim të madh

10:16 : 10/09/2025

Atentati ndaj Agustin Kazës në Belgjikë, publikohet FOTO e vras*sit të dyshuar

10:11 : 10/09/2025

SPAK cakton masën ‘arrest shtëpie’ për avokatin Besart Logu, oficerët e BKH-së i kontrollojnë zyrën

09:49 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com