• Kontakt
Wednesday, September 27, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Gjyqtari Kujtim Vraniçi në veting, çfarë ndodhi në seancën dëgjimore

16:41 : 18/09/2023
në AKTUALITET, VETTING
Gjyqtari Kujtim Vraniçi në veting, çfarë ndodhi në seancën dëgjimore

Gjyqtari Kujtim Vraniçi i Gjykatës së Tiranës u përball të hënën më 18 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime të përmbledhura për gjetjet në kriterin e pasurisë dhe të profesionalizmit, në të cilat Komisioni nuk konstatoi probleme domethënëse. Për pastërtinë e figurës Vraniçi mori vlerësim pozitiv.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Kujtim Vraniçi po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Marie Tuma.

Kujtim Vraniçi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, ku punoi gjatë viteve 2003-2013. Në vitin 2014, ai u emërua inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ndërsa në vitin 2016 u emërua gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin edhe aktualisht.

Relatorja Shuli konstatoi se nga analiza financiare paraprake ka rezultuar pamundësi e subjektit për pagesën e një pjese të çmimit të një automjeti të llojit Benz të blerë në vitin 2008, kundrejt vlerës 7400 euro.

Si burime krijimi të kësaj pasurie subjekti ka deklaruar kursimet dhe të ardhurat nga shitja e një automjeti në shumën 500 mijë lekë. KPK konstatoi se nga verifikimet e kryera ka rezultuar se subjekti ka pasur mundësi për krijimin e kursimeve. Ndërkohë, ka rezultuar se automjeti i mëparshëm është shitur rreth 7 muaj pas blerjes së Benz-it në 2008-ën. Shuli shpjeoi se subjekti ka deklaruar se çmimi i makinës së shitur është likujduar para nënshkrimit të kontratës. Në mbështetje të këtij pretendimi ka depozituar dhe një deklaratë noteriale.

Lexo edhe:

Njerëzit e Vetingut “të paprekshëm”/ Gjykata e Lartë shpall të pafajshme Etleda Çiftjan

Jurida Bajraktari kalon vetingun pas trajnimit në Shkollën e Magjistraturës

Nga hetimi administrativ ka rezultuar se subjekti nuk e ka deklaruar këtë pasuri në vitin 2008, por e ka pasqyruar në deklaratën para fillimit të detyrës në 2014-ën. Po ashtu, në vitin 2014 Vraniçi ka deklaruar si burim krijimi vetëm kursimet, por gjatë hetimit administrativ ka shpjeguar se ka qenë lapsus nga ana e tij.

Subjekti ka deklaruar në vitin 2014 blerjen e një apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 67.5 m2, kundrejt shumës 49 mijë euro, me burime kursimet dhe një hua 25 mijë euro të marrë nga vjehrri në 2012-ën.

Shuli vërejti se subjekti ka deklaruar kursime në cash në shumën 2.7 milionë lekë, ku nga analiza financiare e kësaj vlere ka rezultuar bilanc negativ në shumën 70 mijë lekë dhe për rrjedhojë në analizën financiare janë përfshirë 2 milion e 630 mijë lekë.

KPK ka hetuar edhe për mundësitë e vjehrrit, prej nga ka rezutuar se ai ka pasur shoqëri tregtare prej vitit 1996 dhe se ka qenë aksioner në dy shoqëri. Nga verifikimet ka rezultuar se ka pasur investime në depozita bankare në vlera të mëdha, si dhe ka kryer tërheqje në shuma të konsiderueshme.

Shuli tha se duket se vjehrri subjektit ka pasur të ardhura të mjaftueshme për dhënien e huasë 25 mijë euro në 2012-ën.

Po ashtu, ka rezultuar se bashkëshortja e subjektit ka përfituar rreth 5 milionë lekë nga trashëgimia e të atit të saj të ndjerë, transaksione që janë kryer nëpërmjet bankës. Sipas Komisionit, kanë rezultuar të dhëna se të gjithë trashgimtarët e vjehrrit të subjektit kanë fituar diçka prej të ardhurave të tij.

Nga hetimi ka rezultuar se ky apartament është prositur në vitin 2012 kundrejt shumës 47 mijë e 250 euro nga shtetasit L dhe P.F. dhe më vonë këta shtetas ia kanë shitur subjektit dhe bahskëshortes së tij, po për të njëjtën vlerë. Subjekti ka sqaruar se deklarimi i shumës 4900 euro si çmim i kësaj banese ka qenë një lapsus dhe se vlera reale është ajo e përcaktuar në kontratë.

Nga analiza financiare paraprake për blerjen e apartamentit ka rezultuar pamundësi në shumën 119 mijë lekë.

Komisioni ka hetuar edhe për një apartament 2+1 në Tiranë të blerë nga babai i subjektit në vitin 2005 me kursimet familjare dhe të ardhurat e siguruara nga vëllai prej punës në Mbretërinë e Bashkuar. Shuli tha se rezulton se babai i gjyqtarit Vraniçi ka pasur burime të ligjshme për krijimin e kësaj pasurie.

Sipas KPK, Vraniçi ka rezultuar se ka pasur mundësi financiare për krijimin e llogarive bankare për vajzat në shumat nga 450 mijë lekë secila.

Prej analizës financiare ka rezultuar në total një bilanc negativ në shumën rreth 300 mijë lekë.

Gjyqtari Vraniçi u shpreh se ishte përgjithësisht dakord për konstatimet në kriterin e pasurisë. “Kemi vërtetuar pasuritë që janë një apartament dhe një makinë”, tha ai dhe theksoi e vjehrri ka pasur mundësi për dhënien e huasë, si dhe se kishin pasur burime të mjaftueshme për blerjen e automjetit.

Lidhur me aspektin profesional u evidentuan ndër të tjera gjetje për dy prej 17 denoncimve nga publiku. KPK konstatoi se në një rast, gjykimi ka përfunduar jashtë afatit 10 ditor dhe se vendimarrja e subjektit është rrëzuar nga Apeli.

Një tjetër denoncues pretendon se subjekti ka dhënë dënim të butë për një të akuzuar për plagosje të lehtë me dashje dhe shkatërrim prone. Po ashtu, denoncuesi ka ngritur pretendime edhe për korrupsion. Shuli tha se nuk është provuar pretendimi për korrupsion, ndërkohë që është konstauar se gjyqtari e ka dënuar të pandehurin me gjobë në masën 160 mijë lekë.

Lidhur me çështjen e parë, subjekti vërejti se seancat ishin shtyrë me kërkesë të palëve ose për shkak të mungesës së prokurorit. “Asnjë shtyrje nuk ka ardhur nga unë”, tha ai.

Për pretendimin për masë dënimi të butë, subjekti tha se jo vetëm që nuk kishte dhënë dënim të tillë ndaj të pandehurit, por se kishte vendosur masë më të rëndë nga sa kishte kërkuar prokuroria. “Prokuroria kërkoi dënim alternativ që është dënim më i butë”, pohoi Vraniçi.

Në përfundim, gjyqtari Kujtim Vraniçi kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se seanca e radhës do të zhvillohet të martën më 19 shtator, në orën 09:30.

/Reporter.al/

Etiketa: kpkKujtim Vraniçiveting

Lajme të lidhura

Njerëzit e Vetingut “të paprekshëm”/ Gjykata e Lartë shpall të pafajshme Etleda Çiftjan
AKTUALITET

Njerëzit e Vetingut “të paprekshëm”/ Gjykata e Lartë shpall të pafajshme Etleda Çiftjan

15:52 : 26/09/2023
Jurida Bajraktari kalon vetingun pas trajnimit në Shkollën e Magjistraturës
AKTUALITET

Jurida Bajraktari kalon vetingun pas trajnimit në Shkollën e Magjistraturës

12:17 : 25/09/2023
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të prokurorit të Elbasanit
AKTUALITET

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të prokurorit të Elbasanit

13:58 : 19/09/2023
Vetingu, KPK shpall vendimin për gjyqtarin e Tiranës
AKTUALITET

Vetingu, KPK shpall vendimin për gjyqtarin e Tiranës

09:58 : 19/09/2023
KPA mbyll shqyrtimin gjyqësor për prokurorin Kujtim Luli, çfarë ndodhi në seancë
AKTUALITET

KPA mbyll shqyrtimin gjyqësor për prokurorin Kujtim Luli, çfarë ndodhi në seancë

17:26 : 18/09/2023
KPK konfirmon në detyrë pas “riedukimit” prokurorin Gjergji Tako
AKTUALITET

KPK konfirmon në detyrë pas “riedukimit” prokurorin Gjergji Tako

12:24 : 15/09/2023
Para
OKB paralajmëron për rrezik të sëmundjeve në Libinë e përmbytur

OKB paralajmëron për rrezik të sëmundjeve në Libinë e përmbytur



TË GJITHA

Gara për hetues në BKH, certifikohen 28 kandidatë

GJKKO lë në burg avokatin Arian Cengu

10:39 : 27/09/2023
U arrestua pas rrëfimeve të Nuredin Dumanit, Apeli lë në burg ish-shefin e krimeve

U arrestua pas rrëfimeve të Nuredin Dumanit, Apeli lë në burg ish-shefin e krimeve

10:36 : 27/09/2023
“Për minimumin jetik”/ Lëvizja Bashkë sërish protesë nesër para Kuvendit

“Për minimumin jetik”/ Lëvizja Bashkë sërish protesë nesër para Kuvendit

10:31 : 27/09/2023
Qeveria nis procedurat për koncesionin 100 mln euro të certifikatave elektronike

Qeveria nis procedurat për koncesionin 100 mln euro të certifikatave elektronike

10:25 : 27/09/2023
Vrasja e 38-vjeçarit në Sukth/ Kushëriri: Ishte çun me nam, punonte në Gjermani…

Vrasja e 38-vjeçarit në Sukth/ Kushëriri: Ishte çun me nam, punonte në Gjermani…

10:25 : 27/09/2023
Analistja amerikane: Putin dhe Vuçiç po qeshin! Do të testojnë NATO-n në Ballkan

Analistja amerikane: Putin dhe Vuçiç po qeshin! Do të testojnë NATO-n në Ballkan

10:18 : 27/09/2023
Breshëri u dëmtoi mollët, fermerët në Maliq: Ndihmë ose largohemi nga vendi

Breshëri u dëmtoi mollët, fermerët në Maliq: Ndihmë ose largohemi nga vendi

10:16 : 27/09/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com