• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FNSH e RENEA aksion “blic” në Vlorë, dhjetëra të arrestuar, kush janë personazhet?

23:21 : 17/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia e Vlorës kanë vijuar mbrëmjen e sotme aksionin në kuadër të operacionit “Tempulli”.

Mësohet se tanimë në pranga kanë përfunduar 10 persona, një prej të cilëve është Santiljano Basho i cili është identifikuar nga policia e Vlorës, por është pikasur nga efektivët civilë. Po ashtu raportohet se është gjetur një çantë me sasi parash dhe dy pistoleta.

Ata kanë qëndruar pranë tij si civil teksa kanë ndërhyrë për ta neutralizuar. Burimet e policisë konfirmojnë se i ka kundërshtuar fizikisht.

Santiljano Basho është vëllai i një prej personave problematikë të njohur të Selenicës, Tesi Basho, i akuzuar për një sërë krimesh në Itali dhe Shqipëri. Tesi Basho është dënuar me burg përjetë edhe në Itali për drogë, armë dhe falsifikime.

Sakaq, mësohet se operacioni policor vijon dhe se FNSH po kryen kontrolle në Vlorë, Selenicë por edhe në disa fshatra përgjatë Lumit të Vlorës.

Lexo edhe:

“Krimi jashtë kontrollit”, Trump autorizon dislokimin e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Chicago

Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës në Vlorë

Shikoni pamjet nga vendi i ngjarjes:

  • Historia e të fortit të Selenicës

Tesilvan ose Tesi Basho ka qenë një nga njerëzit më të kërkuar në Itali për vrasjen e dy prostitutave dhe i dënuar me burgim të përjetshëm në nëntor të 2016 nga gjykata e Torinos. Basho është marrë i pandehur dhe është dërguar në gjyq nga prokuroria e Vlorës.

Tesi Basho fshihej në Shqipëri ku përdorte emrin Thanas Lame. Me këtë emër ai kishte arritur që të nxirrte një kartë identiteti si dhe të martohej.

Ai është vënë në pranga nga policia në tetor të vitit 2019 ndërsa në banesën e tij u sekuestruan dy automatikë, pistoletë “Glock”, radio marrëse-dhënëse, kallëpe tritoli dhe sende të tjera të paligjshme.

Ndaj Bashos janë të ngritura 5 akuza ajo e “Shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marrjen e pasurisë”, “Mbajtjes pa lejë e armëve”, “Falsifikimit të dokumenteve”, “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “Kultivim të lëndëve narkotike”.

Në vitin 2016, Basho u arratis nga burgu i Rebibbos në Itali. Ai u kap në Shqipëri, në operacionin Selenica, dhe bashkë me të u ndalua edhe vëllai i tij, Santiljano Basho, në ngarkim të të cilit kishte një urdhër-ndalimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi dyshohej për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Të dy vëllezërit dyshohet se në janar të vitit 2017, nëpërmjet dhunës, kanë kërcënuar një shtetas për dhënie pasurie rreth 100 000 euro. Vëllezërit dyshohen gjithashtu edhe për kryerje të veprave të tjera penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri Kallashnikov me 6 krehëra me fishekë, 1 armë zjarri pistoletë me dy krehëra, kallëp me lëndë eksplozive, jelek antiplumb, pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, 10 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 5 radio marrëse-dhënëse si të Policisë, 900 euro, si dhe dokumente të ndryshme.

Dosja e Tesi Bashos është e ndarë në tre pjesë, ku për akuzën e gjobëvënies 100 mijë euro ai është marrë i pandehur në Janar 2020 dhe ndodhet në fazën e gjykimit në Vlorë.

Ndërsa për katër akuzat, e tjera Basho është çuar tashmë në gjyq dhe pritet që për të, të fillojë gjykimi. Kurse dosja e tretë ka të bëjë me ekstradimin ose jo të Bashos në Itali, pasi pak vite më parë ai është dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia Italiane për ekzekutimin e dy prostitutave në Itali.

Për këtë krim, Basho është arrestuar në Itali, por mundi të arratiset nga burgu duke përdorur çarçafë dhe më pas ka gjetur strehim të Selenicë të Vlorës

Kush është i ‘forti i Selenicës’? Vrau dy prostituta, u arratis nga burgu në Itali me çarçaf

 

Etiketa: FNSHkrimreneavlore

Lajme të lidhura

BOTA

“Krimi jashtë kontrollit”, Trump autorizon dislokimin e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Chicago

09:36 : 05/10/2025
AKTUALITET

Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës në Vlorë

21:10 : 04/10/2025
AKTUALITET

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë, propozohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie

20:49 : 04/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste

18:00 : 03/10/2025
AKTUALITET

PD thërret nesër Kryesinë, në fokus zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit

16:11 : 03/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Vlorë, plagoset rëndë motoristi

15:43 : 03/10/2025
Para

Horoskopi për ditën e hënë, 17 shtator 2023

TË GJITHA

Vritet me armë zjarri shqiptari në Kolumbi/ EMRI

12:03 : 06/10/2025

Tre shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel për mjekësi për vitin 2025

11:59 : 06/10/2025

“Kemi kontratë me brandin “Melia”/ Si tentoi Ardian Takaj të mbrojë ndërtimin pa leje te “Tropikal”

11:51 : 06/10/2025

Gjykata e Tiranës lë në burg djalin e madh të Valbona Selimllarit, liron tjetrin

11:44 : 06/10/2025

Vrasja në Babrru/ Lihet në burg Arlind Demushi, avokati: Ishte në gjendje të rënduar psikologjike

11:34 : 06/10/2025

Kandidati për Tiranën, Berisha mbledh Kryesinë e vogël në PD

11:29 : 06/10/2025

Ilir Meta ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO-së

11:18 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com