• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK mbyll hetimet për ish-kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla

11:46 : 16/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsioni ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO ish-kryebashkiakun socialist të Bulqizës, Lefter Alla dhe zyrtarët e tjerë të akuzuar për shkelje me tendera.

Sipas SPAK, Alla dhe zyrtarët e tjerë kanë favorizuar një subjekt për fitimin e një tenderi nga bashkia.

Alla akuzohet për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjatë seancave në GJKKO, ish-kryebashkiaku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka qenë ai që ka patur gisht në arrestimin e tij. Kjo pasi sipas Allës, ka pasur mosmarrëveshje mes tij dhe Rama për rikandidimin si kryebashkiaku i Bulqizës më 14 Maj.

Hetimet 

Lexo edhe:

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

Sipas SPAK: Nga analiza një nga një dhe në unitet e provave të administruara gjatë hetimit provohet tej dyshimit te arsyeshem te bazuar ne prova se gjatë zhvillimit të procedurës së prokurimit publik e llojit proçedurë e hapur zhvilluar në datë 30.04.2021 nga Autoriteti Kontraktor (AK) Bashkia Bulqize, me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja, për të cilën janë shpallur fitues operatorët ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k, rezulton se janë kryer veprime nga nëpunës publikë të Bashkisë Bulqizë në kundërshtim me Ligjin Per Prokurimet Publike (LPP) dhe aktet nënligjore.

Rezulton e provuar se zyrtarët e Bashkisë Bulqize, konkretishtshtetasit Lefter Alla, Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Leonard Daçi dhe Erjon Isaku nëbashkëpunim me njëri –tjetrin për arsye të njohjeve apo lidhjeveme te hetuarin Rasim Daci, i cili është përfituesi “de jure” i tenderit dhe te hetuarin Aqif Konesha, i cili është përfitues “de facto” në tenderimet e kryera nga ana e Bashkisë Bulqize, i kanë privilegjuar ata, duke krijuar avantazhe për këto dy subjekte si gjatë procedurës së prokurimit duke e shpallur fitues subjektin e shtetasit “R. D” pa përmbushur të gjitha kriteret e vendosura ne Dokumentet Standarte te Tenderit por edhe gjate fazes sëzbatimit të punimeve sepse punimet janë kryer nga subjekti i shtetasit Aqif Konesha qe nuk eshte shpallur fitues në procedurën e tenderit ku ka konkuruar, pasi nuk plotesonte kriteret ligjore. Kjo me qëllimin e vetëm që të mos krijoheshin dyshime për lidhjet e të pandehurit Aqif Konesha me kryetarin e Bashkisë Bulqizë, të pandehurin Lefter Alla.

Kjo proçedurë prokurimi është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me LPP dhe aktet nënligjore pasi nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Bulqizë, konkretisht nga të penadehurit(kryetari i Bashkisë Bulqizë, zv.kryetarja e Bashkisë Bulqizë, anetaret e Njesise se Prokurimit, anetaret e Komisionit te Vleresimit te Ofertave) janë ndërmarrë veprime aktive te kundërigjshme që konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për paracaktimin/nxjerrjen fituese të një firme në këtë procedure prokurimit duke: i) miratuar kritere për të favorizurnjë firmë pjesëmarrse në tender ii) kualifikuar dhe shpallur fitues firmen e favorizuar te te hetuarit Rasim Daci edhe pse nuk plotesonte kriteret ne DST, iii)firma pjesëmarrëse në prokurim paraqiste vetëm dokumetacionin, ndërkohë punimet realizoheshin nga i pandehuri Aqif Konesha, i cili rezulton lidhje e afërt e Kryetarit të Bashkisë Bulqizë. Gjate hetimit u provua se nga subjekti i shpallur fitues ne kete procedure prokurimi ishin kryer pagesa monetare ne favor te te hetuarit Erion Isaku, qekishte cilesinë e anëtarit te Komisionit te Prokurimit Publik në këtë procedurë.

Edhe gjate fazes se zbatimit te kontrates jane evidentuar shkelje ligjore, pasi provohet tej dyshimit të arsyeshem të mbështetura në prova,  që te hetuarit Lefter Alla dhe Enkeleda Lleshi me mos-veprime (omission) lidhur me punimet qe janë bërë de facto nga shoqëria e te hetuarit Aqif Konesha që nuk përmbush kushtet dhe kriteret  për  kryerjen e këtyre punimeve, kanë cënuar interesat e ligjshëm të shtetasve, pasi subjekti qe ka kryerde facto punimet nuk gezon licensat e nevojshme per kryerjen e punimeve specifike për ujesjellësin që është një objekt me rëndësi jetike për qytetarët e Bashkisë Bulqizë, ndaj mungesa e liçencave profesionale nuk garanton standartin me të lartëshëndetësor të qytetarëve.

Ndërsa të hetuarit Rasim Daci dhe Aqif Konesha, administratorete subjektit fitues dhe atij qe ka kryer de fakto punimet, ne bashkepunim edhe me te hetuarit e tjere Ana Nishku qe ka kryerdetyren e mbikqyresit te punimeve dhe Dali Gazidedja drejtuesi teknik i punimeve kane perpiluar dokumente te falsifikuara gjate zbatimit te kontrates duke pasqyruar faktin e rremë se punimet jane kryer nga firma fituese e procedurës se prokurimit si dheper faktin se aktet qe dokumentojne kryerjen e punimeve/mbikqyrjen e punimeve jane perpiluar ne kohe tendryshme nga data qe pasqyrojne realisht ne dokumentet e zbatimit.

Personat e akuzuar

1. Lefter Alla, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

2. Enkeleda Lleshi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

3.Rubin Kola, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

4. Arsen Gjoka, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

5. Kujtim Zogu, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

6. Erion Isaku, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 dhe “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

7. Leonard Daçi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

8. Denis Xholi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

9. Rasim Daci, akuzuar per veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi qe ka per detyre te perpiloje dokumentin, kryer ne bashkepunim e me shume se njehere, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i K.Penal dhe “Korrupsioni aktiv i personit qe ushtron funksione publike” parashikuar nga neni 244/2 i K.Penal.

10. Aqif Konesha,  akuzuar per vepren penale “Falsifikim i dokumenteve”, kryer ne bashkepunim e me shume se njehere, parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.

11. Ana Nishku, akuzuar per vepren penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi qe ka per detyre te leshoje dokumentin, kryer ne bashkepunim e me shume se njehere, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i K.Penal.

12. Dali Gazidedja, akuzuar se ka kryer vepren penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi qe ka per detyre te leshoje dokumentin, kryer ne bashkepunim e me shume se njehere, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i K. Penal.

13.Kastriot Ibrahimaj, akuzuar per vepren penale “Falsifikimi ivulave, stampave ose formularve”, parashikuar nga neni 190/1 iKodit Penal.

Etiketa: Edi RamaLefter Allaspaktender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025
AKTUALITET

Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykim 6 të pandehur! (Emrat)

15:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

14:39 : 28/10/2025
AKTUALITET

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

14:34 : 28/10/2025
AKTUALITET

Zv.kryeministrja shfaqet me sy të nxirë, çfarë po ndodh me Ballukun?

13:53 : 28/10/2025
Para

"Bari më i frikshëm që ekziston"/ Siguronte kanabis nga Kanadaja, sot masa e sigurisë për Elgert Gjonin - PËRGJIMET

TË GJITHA

Netanjahu urdhëron sulme të reja në Rripin e Gazës

08:49 : 29/10/2025

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste, mes tyre zyrtarë dhe policë

08:39 : 29/10/2025

Erëra deri 200 km/orë, uragani “Melissa” godet Kubën

08:37 : 29/10/2025

Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

08:22 : 29/10/2025

Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët që nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë?

08:20 : 29/10/2025

Këmbimi valutor 29 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:15 : 29/10/2025

Kushte të qëndrueshme atmosferike e kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:12 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com