• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BIRN: Qeveria “braktis” landfillin e Sharrës, bashkia jep 5.6 mln euro shtesë, Veliaj shmang akuzat

17:01 : 16/09/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi një shtesë fondi prej 600 milionë lekësh për landfillin e Sharrës, pasi kërkesat e kryebashkiakut Veliaj në qeveri për mbështetjen buxhetore ranë në vesh të shurdhër.

Mes kundërshtimeve dhe akuzave të opozitës, shumica socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës ngriti kartonat jeshilë për të miratuar kërkesën e kryebashkiakut Erjon Veliaj për një fond shtesë prej rreth 600 milionë lekësh [5.6 milionë euro] për landfillin e Sharrës, me argumentin se ‘ndodhemi tashmë në kushtet e emergjencës’.

Sipas relacionit, pagesa do të përdoret për të shlyer detyrimet e prapambetura që bashkia ka ndaj kompanisë koncesionare, e cila u sekuestrua me vendim të Gjykatës së Posaçme dhe tani administrohet nga Agjencia për Administrimin e Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme.

“Aktualisht, Bashkia Tiranë ka ezauruar të gjithë planin buxhetor të vitit 2023 për këtë shërbim, planifikuar sipas angazhimit përkatës,” thuhet në relacionin e shkurtër që shoqëron vendimin, ku nënkuptohet se detyrimet e tjera duhej të mbuloheshin përmes mbështetjes së qeverisë.

“Referuar sa më sipër dhe në kushtet e emergjencës, përballë njoftimit nga shoqëria për ndërprerjen e shërbimit të depozitimit të mbetjeve, në rast të mos shlyerjes së detyrimeve, lind e nevojshme që Bashkia e Tiranës të mbulojë nga të ardhurat e veta detyrimet për këtë kontratë…,” shtohet më tej në relacion.

Lexo edhe:

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

Relacioni bën me dije se në periudhën gusht- shtator, bashkia e Tiranës ka komunikuar me Ministrinë e Financave, Ministrinë e Infrastrukturës dhe atë të Brendshme për të siguruar fondet e nevojshme për pagesat, por nuk shpjegon se pse ishin bllokuar këto fonde.

Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj nuk dha një përgjigje para Këshillit Bashkiak të premten, ndërsa i kaloi pyetjet dhe akuzat e opozitës me batuta dhe rromuze. Duke paraqitur si argument që Bashkia e Kavajës e kontrolluar nga opozita i kishte kryer pagesat në gusht, Veliaj ironizoi opozitën për hipokrizi.

“Siç vajtët me tanga, me reçipeta, me rroba banjo, më 22 gusht ta paguani, tani ne që jemi të veshur me kostum do shkojmë ta paguajmë, sepse nuk mund ta lëmë dot Tiranën në dorë të zhulsave,” tha ai.

Kompania Integrated Energy B.V SPV u themelua në vitin 2017 dhe që nga ajo kohë i ka faturuar bashkisë së Tiranës dhe bashkive të tjera të qarkut mbi 62 milionë euro, por inceneratori nuk u ndërtua asnjëherë.

Pavarësisht kësaj, qeveria dhe bashkitë e qarkut të Tiranës i vazhduan të plota pagesat deri në prag të sekuestrimit të kompanisë koncesionare nga SPAK në fillim të gushtit – kur administratori i ri shtetëror, Arjan Baci deklaroi se ishin akumuluar borxhe.

“Bashkitë e qarkut Tiranë janë akoma debitorë te kjo shoqëri, po bëhet muaj i tretë që nuk kanë shlyer detyrimet,” tha Baci më 10 gusht, ndërsa paralajmëroi se kjo cënonte menaxhimin e mbetjeve të kryeqytetit dhe bashkive rreth tij.

Kontrata koncesionare e trajtimit të mbetjeve në Tiranë financohet nga bashkia dhe buxheti i shtetit, i cili i transferon fondet në bashkinë e Tiranës përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila mban gjithashtu edhe rolin e Autoritetit Kontraktor.

Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi në Ministrinë e Financave tregojnë se ndonëse mbështetja financiare nga qeveria u parashikua në vlerën e 1.2 miliardë lekëve për vitin 2023, fondet e miratuara të pagesave faktike ishin gati 3 herë më të vogla ose 464.4 milionë lekë për të njëjtën periudhë.

Ministria e Financave tha gjithashtu se nuk ishte ai institucioni që i kishte shkurtuar fondet për financimin e kontratës koncesionare, por e drejtoi gishtin ndaj autoriteti kontraktor, që në këtë rast është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Të njëjtin qëndrim, Ministria e Financave e ka mbajtur edhe në një përgjigje për Bashkinë e Tiranës më 4 shtator, e cila citohet në relacionin e dorëzuar në Këshill Bashkiak se: “Në momentin e vështirësive financiare nga ana e Bashkisë Tiranë, Autoriteti Kontraktor (MIE) është përgjegjës për garantimin e fondeve për kryerjen e pagesave…”.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk iu përgjigj një kërkese për koment të BIRN mbi arsyet e shkurtimit të fondeve.

Kryebashkiaku Erion Veliaj gjendet prej kohësh në qendër të akuzave të kundërshtarëve politikë për rolin e tij në miratimin e koncesionit të mbetjeve në Tiranë dhe vazhdimin e pagesave prej 29 euro/ton, ndonëse incenerimi nuk kryhej. Ai e la sallën e Këshillit të premten në darkë pa dhënë sqarime të tjera, kur u përball me akuzat e këshilltarëve opozitarë, të cilët iu drejtuan atij ironikisht si “Zoti Qelia”. As nënkryetari i Bashkisë që e zëvendësoi, Andi Seferi, nuk iu përgjigj pyetjeve të këshilltarëve të opozitës.

Një listë e gjatë me pyetje nga Ilir Alimehmeti, që kërkonte shpjegime mbi këtë shpenzim shtesë dhe një bilanc të bashkisë me kompaninë që menaxhon landfillin nuk mori gjithashtu përgjigje.

Seferi tha se pyetjet u morën shënim dhe këshilli do të informohej në të ardhmen, pavarësisht se votimi u krye brenda natës.

/BIRN

Etiketa: 5.6 milione euroinceneratorilandfilliqeveriaRamasharrashteseVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025
AKTUALITET

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

18:53 : 27/06/2025
AKTUALITET

Me hile drejt Europës/ Si po ndryshohet pa zhurmё ligji për investimet e huaja në Shqipёri

15:03 : 27/06/2025
AKTUALITET

Erion Veliaj “lufton” akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

12:58 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Hipokrit”/ Politikani britanik sulmon Ramën: Merri mbrapsht kriminelët e tu

10:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

Thellohet hetimi për “Eco-Elb”/ Sot dëshmojnë zyrtarë të 7 bashkive që menaxhojnë inceneratorin

08:21 : 27/06/2025
Para

Inter-Milan/ Luhet derbi i parë i sezonit, Pioli dhe Inzaghi zbardhin formacionet zyrtare

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com