• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një vit pas çeljes së negociatave, BE kundër qeverisë shqiptare

19:24 : 15/09/2023
në AKTUALITET

Qeveria shqiptare është vënë sërish nën presion këtë fillim vjeshte, pasi Konventa e Bernës (Traktati Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës) ka rekomanduar ndalimin e punimeve të aeroportit kontinental që po ndërtohet në ekosistemin ligatinor të Nartës. Komisioni Europian, në cilësinë e anëtarit të Komitetit Drejtues të Konventës e mbështeti vendimin. Të gjitha palët anëtare të Komitetit Drejtues e mbështetën atë unanimisht.

Vendimi është marrë në një mbledhje të jashtëzakonshme (online), paraditen e 26 qershorit (2023) të Byrosë së Komitetit Drejtues, në përgjigje të situatës urgjente në terren, ku ndërtimi i aeroportit ka filluar prej kohësh. Aksioni është një përpjekje për të ndaluar avancimin e mëtejshëm të punimeve në një territor, i cili konsiderohet me rëndësi ekologjike dhe biologjike të lartë, subjekt i mbrojtjes nga disa konventa dhe traktate ndërkombëtare (Ramsar Convention, Emerald Network, IBA, Adriatic Flyway Site etj.).

Vendimi u zyrtarizua këtë javë, në 13 shtator, duke çuar në tre numrin institucioneve politike europiane që kundërshtojnë ndërtimin e aeroportit, qysh nga çelja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian (BE). Më herët në korrik të këtij viti edhe Parlamenti Europian kërkoi ndalimin e aeroportit.

Vendimi i Komiteti Drejtues (Berne Convention) shtrihet vetëm për pikën e parë të rekomandimit, që përmban në vetvete elementin e urgjencës për ndalimin e menjëhershëm të punimeve. Berna ka premtuar të tjera masa në nëntor, për të miratuar të tjera elemente nga rekomandimi, në mbledhjen vjetore të Komitetit Drejtues.

Rama e ka shpërfillur Bernën publikisht, ndaj nuk mbetet shumë entuziazëm për një reagim pozitiv nga qeveria shqiptare, e cila u tregua indiferente edhe gjatë shkëmbimit të letërkëmbimeve (informacioneve) me Konventën, veçanërisht në vitin e fundit (2023). Kujtojmë se çështja është prezantuar në Strasburg për herë të parë, në vitin 2016, në kontekstin e ndikimeve negative të kontratave koncensionare për ndërtimin e hidrocentraleve të planifikuara në Vjosë. Por në vitin 2019, EcoAlbania, një organizatë mjedisore lokale (Shqipëri), me një kontribut në mbrojtjen e Lumit Vjosa, i referoi Bernës se qeveria shqiptare po planifikonte të ndërtonte një aeroport të madh në grykëderdhjen e lumit.

Lexo edhe:

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

EMRAT/ Aksident në Vlorë, makina përplas dy këmbësore në vijat e bardha

Miratimi i rekomandimeve prej shteteve anëtare të Konventës ka një histori të gjatë komunikimesh mes palëve. Por autoritetet shqiptare janë treguar përherë të rezervuara dhe të paktën, gjatë vitit të fundit ato kanë heshtur, duke mos iu përgjigjur nevojave të palëve të ngritura për aeroportin. Duke njohur nga afër inertësinë që ka vendimmarrja burokratike e institucioneve europiane, duke kontrolluar dhe parashikuar çdo detaj, shumëkush mund të arrijë në përfundimin se vendimi për t’i kërkuar qeverisë shqiptare ndalimin e punimeve përbën një arritje në favor të natyrës dhe konservimit të saj.

Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) pritet të organizojë një protestë, sot pasdite, për të nxitur qeverinë që të rishikojë qëndrimin e saj refuzues. Veç kësaj Aleanca për Mbrojtjen e Ligatinave (Mediterranean Alliance for Wetlands) dhe 33 organizata, i kane dërguar letra te dedikuara, Komisionit Evropian, IATA-se dhe Kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar ndalimin e këtij aeroportit dhe mbrojtjen e zonës. 33 organizata të tjera mjedisore që përfaqësojnë 26 vende, i kërkuan dje në mbrëmje Kryeministrit Rama ndalimin e aeroportit.

Deri pak ditë më parë, qeveria ka shpresuar që çështja do të lihej për t’u diskutuar pas disa muajsh,  në mbledhjen e 43-të të Komiteti Drejtues të Konventës së Bernës në fund të vitit, me shpresë që punimet në kantier të avanconin. Më herët, ajo kishte kërkuar kohë të mjaftueshme për verifikimin e fakteve dhe të situatave, duke pretenduar çeljen e një konsultimi ndërministror brenda qeverisë. Ajo premtoi gjithashtu se do të ofronte të tjera argumente për të justifikuar qëndrimin e saj.

Por në një vit, qeveria shqiptare nuk respektoi asnjë premtim, asnjë afat. Reagimi i saj i fundit ishte pretendimi, drejtuar Komiteti Drejtues fund vitin e shkuar (dhjetor 2022), që çështja e aeroportit të mos përfshihej, krahas çështjes së Vjosës. Por një numër anëtarësh, përfaqësues shtetesh të Komitetit Drejtues kundërshtuan pretendimin dhe theksuan se për aq kohë që Laguna e Nartës është pjesë e Vjosës, ndërtimi i një aeroporti pranë kësaj lagune e përfshin edhe atë. Gjatë një mbledhjeje online (mars 2023), Byroja e përkrahu këtë mendim, dhe e rrëzoi përfundimisht pretendimin e qeverisë për ndarjen e çështjes së aeroportit nga çështja e Vjosës dhe konkretisht, Byroja vendosi përditësimin e emrit të dosjes për të reflektuar edhe zhvillimet aktuale në: “Ndikimi negativ i pretenduar i zhvillimeve në lumin e Vjosës që përfshin…dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës”.

Dhe ndoshta ky qëndrim i Bernës meriton po aq vëmendje prej palëve sa rekomandimi për ndalimin e aeroportit. Sepse ai demaskon fushatën propagandistike të qeverisë për Vjosën, duke na mësuar (për të disatën herë në historinë e aktivizmit) leksionin e padiskutueshëm se vendimmarrja e gjelbër nga lart nuk garanton një të ardhme të gjelbër.

Për aq kohë sa në deltën e Vjosës do të ketë një aeroport me itinerare kontinentale, në dëm të natyrës, “Vjosa Park Kombëtar” do të mbetet një farsë.

/Citizens Channel

Etiketa: aeroportiBEkonventa e BerneskrimkunderMbrojtjen e Mjedisit Natyror në ShqipërinartanatyrorQeveria shqiptareRamavlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Aksident në Vlorë, makina përplas dy këmbësore në vijat e bardha

18:13 : 28/10/2025
AKTUALITET

Vlorë – Aksident i rëndë në mesnatë, humb jetën 17-vjeçari/ EMRI

08:27 : 28/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Ahmetaj: Formula është gabim, vjedhje për 10 vite

22:50 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Përplasja” Sadushi- Llagami për Kushtetuesen, reagon Delegacioni i BE-së: Jepini zgjidhje

12:17 : 27/10/2025
Para

Pas takimit me Belerin, ministri grek: Shqipëria të lejojë menjëherë betimin e tij

TË GJITHA

Nga miqësi e fortë në heshtje të plotë, çfarë ndodhi mes Taylor Swift dhe Blake Lively?

16:17 : 29/10/2025

The Guardian: Protestat studentore sfidojnë regjimin e Vuçiç, Serbia mes BE-së dhe ndikimit rus

16:15 : 29/10/2025

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

16:00 : 29/10/2025

Elhaida Dani: Mora kërcënime për jetën pas lidhjes me Ledianin në “DWTS”

15:56 : 29/10/2025

“Nuk është me dashje qejfi, e detyruar!”/ Korreshi: Nëse Balluku nuk shkon në SPAK, do merren masa të tjera!

15:52 : 29/10/2025

SHBA-ja e heq Millorad Dodikun nga lista e zezë

15:43 : 29/10/2025

Më shumë se 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

15:39 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com