• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi i Eduart Kurtit, si ndodhi vrasja e dy vëllezërve Haxhialiu për borxhin e pashlyer (DOSJA)

16:16 : 15/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia e Shtetit njoftoi sot arrestimin e 48-vjeçarit Eduart Kurti, nga fshati Nikël i Krujës, i cili është kapur në zonën e ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë.

Eduart Kurti rezulton një person i shumëkërkuar nga ana e uniformave blu, pasi është dënuar nga gjykata me burgim të përjetshëm si autor i vrasjes së dy vëllezërve, Iglend Haxhialiu, 44 vjeç, dhe Sokol Haxhialiu, 41 vjeç, me origjinë nga Berati, por banues në Tiranë, ngjarje kjo e ndodhur më 1 Dhjetor të vitit 2012, pranë kryqëzimit të Tiranës së Re

Burime nga policia atëherë thanë se shkak ishte një borxh prej mbi 200 mijë eurosh që mendohej se viktimat i kishin autorit të krimit, Eduard Kurti. Mendohet se nga kjo shumë viktimat kishin kthyer një pjesë dhe vetëm 36 mijë euro nuk kishin kthyer.

Por si ndodhi vrasja e dyfishtë?

Referuar dosjes hetimore në atë kohë, rezulton se, në datë 01.12.2012, rreth orës 19:40, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë është marrë njoftimi se në Bulevardin “Bajram Curri”, brenda automjetit me targa TR 9205 S janë gjendur të qëlluar me armë zjarri dy shtetas. Pas marrjes dijeni, në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë punonjësit e Policisë së Shtetit, ku brenda në automjetin me targa TR 9205 S, kanë gjendur shtetasit Iglend Haxhialiu dhe Nikola Haxhialiu. Ka rezultuar se shtetasi Iglend Haxhialiu ishte i ulur në sediljen e pasme të pasagjerit, ndërsa në vendin e drejtuesit të saj ndodhej shtetasi Nikola Haxhialiu. Shtetasi Iglend Haxhialiu është gjendur i vdekur; ndërsa shtetasi Nikola Haxhialiu është gjendur ende me shenja jete, por pas transportit për në Spitalin Universitar Qëndror Ushtarak ka gjetur vdekjen.

Lexo edhe:

Vrasja e Kristian Kolës/ Flet motra e viktimës: Dyshoj se policia është e implikuar në këtë krim!

Vrasja e Kristian Kolës/ Gjendet i djegur motori i autorëve, çfarë dihet deri tani nga hetimet

Ka rezultuar e provuar se në datë 31.08.2009, ndërmjet shtetasve Nikola Haxhialiu dhe Eduart Kurti është përpiluar një deklaratë noteriale nëpërmjet së cilës pasqyrohet fakti se, shtetasi Nikola Haxhialiu i ka marrë hua shumën prej 60.000 Euro të pandehurit Eduart Kurti dhe këtë shumë do t’ia kthente deri më datë 31.12.2009. Gjithashtu, ka rezultuar se në datë 27.12.2011, ndërmjet shtetasve Iglend Haxhialiu dhe të pandehurit Eduart Kurti është përpiluar një deklaratë noteriale nëpërmjet së cilës pasqyrohet fakti se, shtetasi Iglend Haxhialiu i ka marrë shumën prej 150.000 USD, si dhe shumën 6.000 Euro të pandehurit Eduart Kurti dhe këtë shumë do t’ia kthente deri më datë 25.03.2012.

Duke qenë se nga ana e viktimave Nikola dhe Iglend Haxhialiu nuk u zbatuan kushtet e përshkruara në këto dy deklarata noteriale, ndërmjet tyre dhe të pandehurit Eduart Kurti kanë lindur mosmarrëveshje serioze dhe të vazhdueshme. Në lidhje me këto mosmarrëveshje janë vënë në dijeni dhe familjarët e viktimave Iglend Haxhialiu, Nikola Haxhialiu dhe të pandehurit Eduart Kurti. Ka rezultuar se në datë 01.12.2012, vëllezërit Haxhialiu janë takuar me të pandehurin Eduart Kurti dhe pasi kanë hipur në automjetin e viktimës Nikola Haxhialiu kanë lëvizur në Bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë. Gjithashtu ka rezultuar se i pandehuri dhe viktimat kanë debatuar ashpër ndërmjet tyre. Në një moment, pasi i pandehuri Eduart Kurti, nëpërmjet telefonit celular të viktimës Iglend Haxhialiu, ka komunikuar me tone të larta dhe kërcënuese me vëllain e madh të dy viktimave, shtetasin Mirvjen Haxhialiu, i cili jeton në Angli, duke e kërcënuar atë me jetën e dy vëllezërve të tij, meqë kushtet e kërkuara nga vetë i pandehuri nuk po plotësoheshin prej tyre (prej vëllezërve Haxhialiu), i pandehuri Eduart Kurti, me anë të një arme tip pistoletë, të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente, ka qëlluar mbi shtetasit Iglend dhe Nikola Haxhialiu. Si pasojë e këtyre të shtënave shtetasit Iglend dhe Nikola Haxhialiu kanë mbetur të vdekur. Menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë, i pandehuri Eduart Kurti ka fikur telefonin e tij celular dhe nuk ka komunikuar me askënd, as me bashkëshorten apo familjen e tij, duke u larguar (nga vendi i ngjarjes) së bashku me armën e krimit.

Referuar aktit të ekspertimit balistik gëzhojash e predhash nr. 1793, datë 01.12.2012, ka rezultuar se katër gëzhojat dhe katër predhat objekt ekspertimi janë qitur nga një armë zjarri e vetme, kal. 7.65 mm. Referuar akt ekspertimit mjeko-ligjor nr. 441, datë 01.12.2012, ka rezultuar se, tek kufoma e shtetasit Iglend Haxhialiu, e konkretisht tek pjesa e kokës, u konstatuan tre dëmtime të shkaktuara nga tre qitje të drejtpërdrejta arme zjarri, në distancë të ndikimit plotësues të qitjes. Shkaku i vdekjes së këtij shtetasi ka qenë kontuzioni hemoragjik i trurit në terren të traumës kafko-trunore. Referuar aktit të ekspertimit mjeko-ligjor nr. 442, datë 01.12.2012 ka rezultuar se, tek kufoma e shtetasit Nikola Haxhialiu, e konkretisht tek pjesa e kokës dhe e qafës, u konstatuan dy dëmtime të shkaktuara nga dy qitje të drejtpërdrejta arme zjarri, në distancë të ndikimit plotësues të qitjes. Shkaku i vdekjes së këtij shtetasi ka qenë kontuzioni hemoragjik i trurit në terren të traumës kafko-trunore.

Referuar aktit të ekspertimit mjeko-ligjor nr. 11244, datë 04.12.2012, ka rezultuar se predha e gjendur në trupin e shtetasit Nikola Haxhialiu i përket pjesëve përbërëse të fishekëve standart luftarak, kalibër 7.65 mm. Referuar akt ekspertimit biologjik nr. 11946, datë 24.12.2012, ka rezultuar se në objektet e ekspertimit, të marra nga këqyrja e brendshme e automjetit me targa TR 9205 S, ka mbetje biologjike humane të vlefshme për identifikim me anë të analizës së ADN.

Etiketa: borxhiEduart KurtiIglen HAxhialiuSokol Haxhialiuvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Kristian Kolës/ Flet motra e viktimës: Dyshoj se policia është e implikuar në këtë krim!

20:44 : 06/09/2025
AKTUALITET

Vrasja e Kristian Kolës/ Gjendet i djegur motori i autorëve, çfarë dihet deri tani nga hetimet

16:39 : 06/09/2025
AKTUALITET

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjaten me 3 muaj hetimet ndaj ish miss-it Eria Ago

15:09 : 05/09/2025
AKTUALITET

Atentati ndaj Kristian Kolës/ Dyshohet për vrasës profesionistë, u qëllua me armë me silenciator

10:42 : 05/09/2025
AKTUALITET

“Kontrata e vdekjes”/ Zbardhet vrasja e Artur Bashimit, porosia u dha nga burgu, autori mori 15 mijë euro

09:42 : 03/09/2025
BOTA

Franca në kolaps, borxhi rekord dhe mundësia që Macron të japë dorëheqjen

08:52 : 03/09/2025
Para

Berat/ Merr flakë një parcelë me ullishte në fshatin Veleshnje

TË GJITHA

Drejtori i Kulturës dhe i shkollës Bajzë shajnë me “libër shpie”: O k*re femën! Na hëngsh … moj k*rvë

14:27 : 07/09/2025

Sherr mes dy familjeve në Durrës, dy të plagosur, njëri prej tyre me thikë

14:10 : 07/09/2025

EMRI/ Nga Durrësi në Mirditë për tu kujdesur për kanabisin, arrestohet 53-vjeçari

13:58 : 07/09/2025

Trajtohej me kemp/ Dumani me dy operacioni në zemër, kreu ndërhyrje në Tiranë e Bordo të Francës

13:43 : 07/09/2025

Shkollat e Tiranës e nisin mësimin me turne, godinat ende jo gati për të pritur nxënësit

13:31 : 07/09/2025

Vendi më i shenjtë në botë po kthehet në resort, zhvarrosen eshtrat e vendasve për një parking

13:15 : 07/09/2025

Fermeri italian në Vlorë kërkon subvencione: Absurde të paguash taksa dhe mos marrësh asnjë ndihmë

13:06 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com