• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Shpirti i hordhisë dhe kultura e kontratës

14:09 : 14/09/2023
në BOLD BLOG

Nga Artan Fuga

Eshtë një temë shumë e gjerë, por këtu do të prek vetëm disa anë tepër aktuale sot.

Kur lindi e drejta, historia e filozofise dhe e letërsisë, na japin dëshmi mijëravjeçare, e drejta u krijua si një kulturë e re. Qytetërimi nisi kështu të ndahet me dhimbje nga e kaluara e barbarisë, nga mendësitë e turmave.

Shoqëria e së drejtës nisi të ndahet në ato kohëra të lashta nga ethet e hordhisë!

Ikja nga barbaria u bë nëpërmjet lindjes të kulturës të së drejtës, të ligjit, qoftë edhe ky ligj i një shteti autoritar. Më mirë shtet autoritar se barbari, pra shoqëri ku vendin e rregullave, normave, kanuneve, ligjit, e zë ethja e turmës, kolera e turmës, humbja e mendjes së turmës.

Lexo edhe:

Për kë nuk do të votoj

“Fushata është spektakolizuar”/ Artan Fuga: Mungon komunikimi serioz me elektoratin

Mendësia e hordhisë mbijeton si zorrë qorre në barkun e individëve të ndryshëm edhe sot!

Por, nga kultura e hordhisë, e turmës, nga kultura e barbarisë, e gjendjes kafshërore njerëzimi, sikurse shpjegojnë filozofë të njohur me reputacion botëror, nuk ka ikur as sot përfundimisht.

Barbarinë moderne e ndeshim përditë!

Barbaria, furia e hordhisë, mendësia e turmës na kërcënojnë edhe sot. Ato nuk shfaqen aspak përjashtimisht në sjelljen e popullit, të masës. Mos ngatërrojmë turmën, hordhinë barbare me masën e popullit. Populli edhe kur nuk njeh ligjet, gjithsesi respekton zakone, norma, tradita.

Madje edhe banda kriminale mund të mos jenë hordhi, turma, sa kohë edhe vrasësit mund të ndodhi që respektojnë normat e tyre të së drejtës. Nuk ka përse të jesh një Eugen Su që ta dish këtë!

Por, ajo që në kulturën e vrasësve mund të mos jetë, mund të jetë te individë që barbarinë e kanë në tru, zemër, gishta!

Pra, populli përgjithësisht është larg barbarisë. Shpirti i hordhisë manifestohet më shumë te disa individë, te grupe të caktuara që sado kollare të vendosin në qafë, janë mbeturina barbare, turmash të nxitura nga ethet, dikur seksuale, tani për pushtet, që nuk njohin dhe respektojnë vlerat e kulturës të së drejtës.

Janë njësoj si mishngrënës primitivë!

Janë barbarët e kohëve moderne. Na rrezikojnë të gjithëve!

Cfarë karakteristikash ka shpirti i barbarisë dhe hordhisë të ethëshme? Barbaria sigurisht pjell dhunë, por jo medoemos shfaqet vetëm si dhunë fizike, si vrasje, si internim, si poshtërim.

Mbi të gjitha shfaqet si ethe për pushtet pa kushte, pa kufizime, pa limite kohore, pa detyrime për ta ushtruar pushtetin nën kontrollin e ligjit.!

Ka shumë karakteristika barbaria, por nga më kryesoret është fakti se barbaria nuk njeh asnjë ligj, normë, pra asnjë kontratë. Sepse ligji është gjithashtu edhe një lloj kontrate për ta zbatuar.

Ligja i duket barbarit si një gjë që nuk ka asnjë fuqi. E pse, kjo frazë e shkruar këtu do të më pengojë mua të vjedh, grabis, shkel me këmbë të tjerët, të shpërndaj parà për rrethin tim, të qendroj në post sa të dua, të grabis?

Kjo është kultura e barbarisë dhe e hordhisë. Harron se ligja është marrëdhënie midis njerëzve që kanë vendosur të kenë një arbitër në marrëdhëniet mes tyre. Pra ta respektojnë ligjin si arbitër.

Barbari, individi i turmës, nuk ka individualitet, ai jeton si pjesë e hordhisë. Zbaton vullnetin e hordhisë, jo të ligjit.

Kur ligji nuk i vjen përshtat një interesi të pisët kolektiv, të hordhisë, apo të shefit, barbaria e ndryshon ligjin. Barbaria shfaqet në ndryshimin e shpejtë pa asnjë arësye, shkak pozitiv, të ligjit. Sepse ligji prandaj është. Që edhe të ndryshojë kur duhet, por sidomos të mos ndryshojë aspak thjesht për rrethana dhe shkaqe që janë interesa të ndyra dhe të vogla për pushtet.

Barbaria dhe kultura e hordhisë së ethëshme nis kur ligji bëhet llastik, bëhet zhele, ndryshon si këmishat e palara, si brrekët e ndyra, si çorapet e fëlliqura saherë i do qejfi pushtetarit, shefit të hordhisë.

Karakteristikë tjetër e mendësisë së hordhisë është kur ligji bëhet pa u mbështetur në një normë më të rëndësishme sesa vetë ligji, çka është Kushtetuta.

Hordhia niset nga kriteri i shumicës. Vetëm andej. Ne jemi hordhia më e madhe në numur, ne jemi më të fortët, jemi ne që ju hamë juve që jeni më pak, jeni më të dobët, ju hamë të gjallë, të pjekur dhe të zjerë. Ju duket çudi kultura e së drejtës që nuk pranon veçse ato ligje që janë në përputhje me një ligj tjetër më të lartë që është Kushtetuta e një vendi. Ajo është Kontrata bazë, prej saj rrjedhin të gjitha!

Mund të jesh shumica, por ky fakt nuk të jep asnjë të drejtë të nxjerrësh rregulla apo ligje që bien në kundërshtim me Kushtetutën. Respektimi i Kushtetutës është mbi vullnetin e shumicës. Por shpirti i hordhisë nuk është si edhe sa duhet i tejkaluar edhe te ndonjë që paguhet si shërbëtori numër një për ta mbrojtur Kushtetutën. Shpirti i hordhisë në barbarinë e vet të ethëshme nuk pyet fare për ligj e rregulla, për logjikë dhe arësye. Nëse i duhet një ligj e bën, nëse i duhet ta ndryshojë një ligj e ndryshon, nëse një ligj i duhet, edhe pse ai bie në kundërshtim me ligje të tjerë, as i bëhet vonë fare.

Hordhia barbare nuk pyet për atë që është shpirti i së drejtës, pra pajtueshmëria e të gjithë ligjeve me njeri tjetrin. Hordhia barbare gjithashtu nuk pyet nëse nenet e një ligji të vetëm bien në kundërshtim flagrant me njeri tjetrin!

Barbari hedh valle mbi ligjin! E shkel me këmbët e tia që vijnë erë, e copëton ligjin me gishtat e tij të ndyrë që rrjedhin gjak, korrupsion, pisllëk.

Barbari nuk e pranon domosdonë e kufizimit të forcës të ligjit në kuptimin që një ligj nuk mund të ketë fuqi prapavepruese. Nuk mundet që të kryesh veprime që janë në kundërshtim me ligjin, ta shkelësh ligjin, dhe kur ndjen se do të kërkojnë llogari për këtë, kur e ndjen se laku të është mbledhur në fyt, kur koha e pushtetit tënd arbitrar ka përfunduar, ndryshon ligjin.

Nuk ndëshkohet më ligji sjellja antiligjore, por sjellja antiligjore, krimi i bërë më parë, komandon dhe ndryshon ligjin në përputhje me krimin e bërë.

Gjoja ke ligje, por në fakt ato që quan ligje nuk janë veçse lodra në duart e tua!

Kjo është hordhia moderne. Kriteri i së drejtës për të nuk është aspak përputhja ose jo e një sjelljeje apo ligji me Kushtetutën, ose e një sjelljeje me ligjin. Por kriteri i shumicës. Për hordhinë e ethëshme e drejta dhe e vërteta nuk mund të jetë te pakica, apo më keq akoma te një individ i vetëm. Hordhia në anonimitetin e vet e ha pakicën dhe individin. Ka uri.

Hordhia është antropofage. Ha mish njeriu! Barbarit i ngrihen flokët përpjetë, i bëhet trupi miza-miza kur dikush i del kundër. Sepse dëmtohet shpirti i hordhisë. Hordhia kërkon siguri absolute për krimet që bën. Shpirti i dyshimit, i reflektimit, i maturisë e zhbën turmën fanatike. Prandaj shpikja e armikut është e domosdoshme për ta mbajtur hordhinë të lidhur me liderin karizmatik, me shefin. Mos mendoni nëse keni ose jo të drejtë, suluni kundër armikut që na rreziston!

Turma hordhiake në barbarinë e saj nuk njeh funksionimin e shoqërisë, nuk ka besim te vetja. Hordhia identifikohet me liderin e vet suprem që e ngre mbi supe si pankartë dhe portret idiot në parakalimet e 1 majit: i njeh shefit karizmatik aftësi mistike, i pëlqen që Lideri të jetë mizor, të ndëshkojë, të fyejë, të mos e pyesë, ta përdhunojë nëse duhet. Sepse çdo individ në hordhi është i dobët. Forcën e gjen duke u identifikuar me liderin që e adhuron, por edhe e urren, e mitizon, por edhe e përgojon, ndihet krenar për të, por edhe i poshtëruar prej tij.

Kjo është gjendja hordhiake. Të gjithë pas karizmës të shefit të hordhisë! Unanimisht, sikurse shkruan Frojdi si antropolog, e venerojnë liderin e hordhisë, pastaj nga dashuri-urrejtja një ditë e masakrojnë, dhe pastajnë shtrojnë darkën mitike, ku hanë trupin e shefit. E hanë si përbashkim i urisë dhe i ngopjes, i urrejtjes – të hamë – dhe i veneracionit – të tresim në trupin tonë – ti je ne, ne jemi ti!

Hordhia moderne qarkullon edhe në qendra urbane anë e mbanë botës edhe sot.

Kultura e së drejtë është në betejë me të!

Heshtja ndaj barbarisë është barbari, nënshtrim ndaj hordhisë, që sikurse shkruante Hannah Arendt, është e dobët, është një mur prej letre, sepse sapo hordhia merr të krisurën e parë, individët që e përbëjnë i hidhen njëri tjetrit, kafshojnë si hijena njëri tjetrin, hanë liderin, dhe për t’i ikur fajësisë prodhojnë një vetë-viktimizim të squllur si qen të rrahur.

Etiketa: Artan Fuga

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Për kë nuk do të votoj

17:37 : 09/05/2025
AKTUALITET

“Fushata është spektakolizuar”/ Artan Fuga: Mungon komunikimi serioz me elektoratin

19:55 : 25/04/2025
AKTUALITET

Çfarë pune bëjnë burrat e qytetit tuaj?

11:17 : 15/03/2025
AKTUALITET

Bllokohet faqja në FB e Artan Fugës, akademiku: Zëri im në rrjet po censurohet përfundimisht!

22:51 : 26/02/2025
AKTUALITET

Tranzicioni u mbyll… me… dështim

14:02 : 13/02/2025
AKTUALITET

Nuk kam fare hallin e Akademisë së Shkencave, por të Gjykatës Kushtetuese!

10:04 : 21/01/2025
Para

Ish-menaxheri padit Dafina Zeqirin, kërkon 500 000 euro dëmshpërblim - DETAJE

TË GJITHA

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan/ EMRI

14:19 : 06/06/2025
Autori i plagosjes, Shpetim Osma

DETAJE nga plagosja e çiftit në Rrogozhinë, shkak u bë qeni

14:15 : 06/06/2025

“Blindohet” Rinasi, Kombëtarja e Serbisë mbërrin nën masa të rrepta sigurie

14:02 : 06/06/2025

Tiranë – Mësuesja denoncon në polici për fyerje prindin e nxënëses së saj

13:51 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com