• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fredi Beleri flet “live” nga qelia e burgut: Një përgjigje edhe për Edi Ramën

22:03 : 14/09/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë Fredi Beleri ka reaguar për herë të parë pas seancës së GJKKO që çoi për gjykim çështjen ndaj tij duke e lënë në burg.

Në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania, Beleri live nga qelia tha se nga drejtësia pret “që të gjendet një gjyqtar guximtar, i cili nuk do të ndikohet nga presioni politik dhe të zbatojë ligjin dhe Kushtetutën”.

Sipas tij, kryeministri Rama me qëndrimin publik të mbajtur ndaj tij ka ndikuar tek drejtësia.

Erla Mëhilli: Zoti Beleri, sot ishte seanca e parë e GjKKO-së ndaj jush, çfarë prisni ju tani nga drejtësia?

Fredi Beleri: Nga drejtësia pres që të gjendet një gjyqtar guximtar, i cili nuk do të ndikohet nga presioni politik dhe të zbatojë ligjin dhe Kushtetutën, jo për të lehtësuar pozitën time por të vendosin në vend nderin e drejtësisë së reformuar. Është për të ardhur keq që gjykata me vendimet që merr, certifikon shkeljet e policisë. Dua të besoj tek drejtësia, ndaj kam bërë ankesa dhe kërkesa vazhdimisht, por në rastin tim janë shpikur procedura, shkresa të falsifikuara, përgjime që asnjë nuk e di kur janë bërë si dhe me çfarë janë bërë. Aktualisht po zbatohet parimi “qëllimi justifikon mjetet”. Me fjalën e dikujt të dënuar për mashtrim, po qëndroj në paraburgim dhe nuk paska gjykatë të thotë që me kaq “gjasme fakte” nuk mbahet dosja në këmbë. Drejtësi popullore me dirigjent atë që ka gjithë pushtetet në një dorë. Ndjekjen penale në rastin tim, në shkelje të Kushtetutës e ushtron policia! Policia “caktoi” prokurorët pa short, duke i ditur emrat e tyre një ditë përpara regjistrimit të procesit tim. Mbase ky është standardi i drejtësisë në Shqipëri, mbase po pres shumë kur kërkoj të zbatohet ligji. Për sa i përket a ka ndërhyrje të Ramës, une di aq sa keni dëgjuar të gjithë: Sharjet gjatë fushatës në të gjithë Shqipërinë, përndjekjet që më ka bërë policia e cila varet nga ai, faktin që policia e burgjeve nuk më jep leje të betohem, dhe daljet e tij para çdo seance gjyqësore timen. Kam dëgjuar deklaratat e tij që provat aty janë meqenëse më ka arrestuar policia, që drejtësia është e pavarur dhe nuk le drejtësinë të flasë vetë.

Lexo edhe:

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

Alimehmeti: Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet nga një artist i dështuar si Rama

Erla Mëhilli: Po nga Athina Zyrtare çfarë prisni?

Fredi Beleri: Nga Athina si edhe nga çdo organizatë ndërkombëtare pres që të përdorin të gjithë instrumentet dhe të mos tolerojnë shkelje të shtetit të së drejtës për asnjë kauzë tjetër sa do e madhe që të jetë.

Erla Mëhilli: A keni një koment lidhur me qëndrimin e DASH i cili nga disa është interpretuar si “dush” ndaj Athinës?

Fredi Beleri: Pyetjen e bëri një gazetar i pavarur dhe jo Athina zyrtare. Nga përgjigja unë jam shumë i kënaqur pasi këtë jam duke kërkuar prej 4 muajsh. Zbatimin e ligjit edhe të kushtetutës shqiptare që shkelen me të dyja këmbët.

Erla Mëhilli: A besoni që kryeministri Edi Rama është jashtë kësaj historie dhe ka lënë drejtësinë të bëjë drejtësi siç është shprehur?

Fredi Beleri: Kryeministri Rama përtej çdo dyshimi ka ndikuar me deklaratat edhe sulmet ndaj meje për t’u insinuar çështja nga policia. Kur drejtësia është e pavarur s’ka nevojë që kryeministri të dalë çdo tri ditë të thotë që drejtësia është e pavarur. Dhe jo vetëm kaq para çdo seancë gjyqësore del edhe bën deklarata që të ndikojë tek vendimmarrja e organeve të drejtësisë.

Etiketa: beleriBurgEdi Ramaqelia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet nga një artist i dështuar si Rama

18:02 : 26/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Sherr mes krushqve në Tiranë, njëri përfundon në burg, tjetri në spital

11:33 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
Para

Dy projekte për stadiumin e ri, Interi shton kapacitetin e tifozëve

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com