• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rindërtimi i Ukrainës, Këshilli i Europës emëron Bashën raporter për konfiskimin e aseteve ruse

16:51 : 12/09/2023
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha është emëruar ditën e sotme në postin e raporterit për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës. Emërimi i tij është votuar sot me unanimitet nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Më herët, Basha paraqiti një projekt rezolutë në Këshillin e Europës që bën thirrje për konfiskimin e aseteve ruse, krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e konfiskuara dhe vendosjen e këtyre fondeve në dispozicion të financimit për projektet e rindërtimit të Ukrainës.

Një propozim i ngjashëm po diskutohet edhe në Kongresin Amerikan ndërkohë që edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka kërkuar që Rusia dhe oligarkët e saj duhet të kompensojnë Ukrainën për dëmin dhe të mbulojnë kostot për rindërtimin e vendit.

Projekt-rezoluta e paraqitur nga Basha:

Përgjegjësia për krimet dhe demet e shkaktuara në Ukrainë nga agresioni i paprovokuar i Rusisë është i presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe duhet te paguajë për të. Ndërkohë që Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër arresti për Putin, duke e akuzuar për krime lufte, tashmë Rusia duhet të paguaj për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga bombardimet ruse.

Lexo edhe:

Rusia demonstron fuqinë bërthamore me raketën “Burevestnik”, Putin e quan “të pathyeshme”

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

Sipas të drejtës ndërkombëtare, Federata Ruse ka detyrimin për të kompensuar Ukrainën, qytetarët, sipërmarrjet dhe qeverinë e saj, për dëmet e shkaktuara nga aktet e paligjshme të Federatës Ruse. Këto detyrime përcaktojnë detyrën e vendeve të treta për të garantuar që asetet sovrane të Federatës Ruse që ndodhen nën juridiksionet e tyre të vendosen në dobi të Ukrainës si dhe për të krijuar një tribunal ndërkombëtar kompensimi për të siguruar që dëmet e shkaktuara nga Rusia të dëmshpërblehen në përputhje me normat ndërkombëtare, jurisprudencën dhe parimet e vendosura të kontabilitetit.

Përmes kësaj rezolute të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit te Europës, e cila është e mbështetur nga përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare kërkohet: Krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e Federatës Ruse për të paguar projektet e infrastrukturës në Ukrainë; Transferimin e kapitaleve të ngrira të Federatës Ruse në fondin ndërkombëtar;

Krijimin e një tribunali kompensimi për të gjykuar, në përputhje me normat e vendosura gjyqësore, kërkesat e paraqitura nga Ukraina në emër të individëve, subjekteve dhe instancave qeveritare, ose drejtpërdrejt nga individët dhe subjektet e saj, siç do të parashikohet nga rregullat e tribunalit.

 

Etiketa: LuftaLulzim BasharaporterrezolutaRindertimiRusiaukraina

Lajme të lidhura

BOTA

Rusia demonstron fuqinë bërthamore me raketën “Burevestnik”, Putin e quan “të pathyeshme”

08:42 : 26/10/2025
BOTA

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

16:53 : 25/10/2025
BOTA

Pas shkeljes së hapësirës ajrore nga dy avionë ushtarakë, Lituania thërret diplomatin rus

09:29 : 24/10/2025
BOTA

OBSH: Nevojiten 7 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor në Gaza

18:40 : 23/10/2025
BOTA

Reuters: Kina pezullon blerjen e naftës ruse pas sanksioneve amerikane

16:43 : 23/10/2025
BOTA

Sanksionet e reja, Rusia kërcënon BE-në: Përgjigje e dhimbshme nëse na prekni asetet!

13:57 : 23/10/2025
Para

Zgjedhjet në Kukës/ KQZ hedh shortin, ja cili kandidat do të ketë numrin 1 në fletën e votimit

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com