• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Konfirmohet data, Kurti takohet me Vuçiçin në Bruksel

14:13 : 12/09/2023
në RAJONI

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se takimet e diplomatëve evropianë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, do të nisin të enjten qysh prej orës 09:00.

Diplomatët fillimisht takohen ndaras me liderët e dy vendeve, e më vonë pritet të mbahet një takim trepalësh, mes Kurtit, Vuçiçit dhe kryediplomatit të BE-së, Josep Borell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Në këtë takim pritet të diskutohet për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, të arritur në shkurt, dhe më pas për çështjet aktuale.

Takimi i 14 shtatorit mes Kurtit dhe Vuçiçit është i pari prej kur janë rritur tensionet në veri të Kosovës.

Tensionet janë rritur pasi banorët serbë në këto komuna nuk i kanë pranuar kryetarët e rinj shqiptarë – të dalë nga zgjedhjet që ata i kanë bojkotuar – dhe e kanë refuzuar hyrjen e kryetarëve nëpër ndërtesa komunale.

Lexo edhe:

Akuza të ndërsjella Kosovë Serbi në KS të OKB-së

Zjarr dhe të shtëna me armë jashtë parlamentit serb, një i plagosur

Situate me raste është përshkallëzuar në dhunë.

Në takimin e 14 shtatorit pritet të diskutohet për këto tensione dhe gjetjen e rrugës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Hera e fundit kur dy liderët janë takuar në Bruksel, në kuadër të dialogut, ka qenë 2 maji.

Një ditë më parë, Kurti ka thënë se ka biseduar lidhur me takimin së enjtes, me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë e tij për t’u angazhuar aktivisht në takimin e nivelit të lartë politik të së enjtes në Bruksel, teksa falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën”, është thënë në njoftimin për media.

Përkushtim në dialog ka kërkuar edhe Gjermania.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë më 11 shtator se rundi i 14 shtatorit zhvillohet në një “moment kritik”.

“Na duhet përkushtimi i plotë i të dyja palëve për shtensionim të plotë, për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe për një demokraci pjesëmarrëse. Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet tani. Nuk duhet të ketë më lojëra për të fajësuar të tjerët. Hiqni pengesat për përparim. Është koha të veprohet në të mirë të të gjithëve”, ka shkruar ai në X, që më herët njihej si Twitter.

Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri në shkurt për atë që njihet si Marrëveshje drejt normalizimit të marrëdhënieve me dy vendeve.

Më pas, në mars në Ohër, palët janë pajtuar për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë.

Marrëveshja prej 11 nenesh nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Në BE pranojnë se nuk ka pasur përparim drejt zbatimit të Marrëveshjes dhe as aneksit të saj, andaj pritet që fokusi të enjten të jetë në kthimin e dialogut në fazën e zbatimit të obligimeve që kanë marrë dy vendet.

Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

/REL/

Etiketa: kosoveKurtiSerbiVucic

Lajme të lidhura

RAJONI

Akuza të ndërsjella Kosovë Serbi në KS të OKB-së

11:50 : 22/10/2025
RAJONI

Zjarr dhe të shtëna me armë jashtë parlamentit serb, një i plagosur

11:50 : 22/10/2025
RAJONI

Kosova e pranon se Belgjika ka shprehur interesim për shfrytëzimin e burgjeve të saj

11:15 : 22/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis rinumërimi i votave në tri komuna dhe i atyre me kusht

13:56 : 21/10/2025
RAJONI

Zbulohen eshtra njerëzish në Kosovë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

10:07 : 21/10/2025
RAJONI

U dënua nga Haga për krime luftë në Kosovë, vdes ish-gjenerali i ushtrisë serbe

16:02 : 20/10/2025
Para

Tërmeti i fuqishëm shkund këtë shtet, epiqendra dhe magnituda

TË GJITHA

Zheni Gjergji u emërua drejtoreshë në spitalin e Elbasanit, Berisha: Shkoi te partia e krimit

13:52 : 22/10/2025

U gjet i pajetë në humnerë, Prokuroria e Shkodrës nis hetimet për vdekjen e Mirel Çokajt, dyshohet se u vra

13:39 : 22/10/2025

Pas 3 muajsh, KLGJ cakton nëpër gjykata 42 magjistratët e rinj

13:32 : 22/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Berisha: Rama ndryshoi termat e tenderit për të favorizuar klientë, është paditur në SPAK

13:24 : 22/10/2025

Berisha: Do të kandidoj sërish në 2026 për kreun e PD-së!

13:18 : 22/10/2025

Aeroporti i Vlorës, Berisha: Balluku i dha koncesionarit 140 mln euro, firmosi atë që Ahmetaj dhe Gjiknuri refuzuan

13:08 : 22/10/2025

Berisha: Afera e aeroportit të Vlorës shpërtheu pas takimit të Pacollit me Ramën

12:58 : 22/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com