• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Nuk ka pasur kurrë çarje përfundimtare me grupin e Bardhit

21:10 : 07/09/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një interviste të dhënë për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në vend.

I pyetur nga gazetarin Çim Peka për takimin përbashkues të deputetëve të opozitës, zhvilluar në 5 shtator, Berisha është shprehur se, në PD ka pasur një çarje, por asnjëherë një çarje përfundimtare, sidomos me grupin e deputetëve që drejtohen nga Gazment Bardhi.

Çim Peka: Përshëndetje! Pas gati 2 vitesh, opozita më në fund ka arritur të bëjë një mbledhje për të unifikuar qëndrimet në Kuvendin e Shqipërisë, kundër qeverisë së Edi Ramës. Pas vendimit personal të Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën, ish-themeluesi e kësaj partie, ish-kryeministër, ish-president, opozita kaloi në përplasje brenda grupit parlamentar edhe në bazë, deri në zgjedhjet e 6 marsit 2022 ku u pa se kush ishte shumica, po gjithsesi grupi parlamentar i opozitës ishte i ndarë deri të martën. Në një mbledhje të thirrur nga Gazment Bardhi, 43 deputetë së bashku me zotin Berisha ju përgjigjën dhe kanë vendosur që të unifikojnë qëndrimet kundër qeverisë së Edi Ramës. Për të folur mbi atë se çfarë do të ndodhë pas këtij takimi të parë dhe cili do të jetë fati i opoizitës parlamentare dhe jo vetëm, kam sonte të ftuar zotin Sali Berisha. Zoti Berisha, mirëmbrëma.

Sali Berisha: Mirëmbrëma!

Peka: Të falënderoj për kohën. Pas gati 2 vitesh një mbledhje e grupit parlamentar të PD-së jo për probleme të brendshme, po për tu përballur me Edi Ramën. 2 vite parlament dhe vetëm pas 2 vitesh, një mbledhje që ka si objekt betejën me regjimin e Edi Ramës.

Lexo edhe:

Protesta e 17 nëntorit/ Boçi: Pushteti ka hyrë në xhepat e shqiptarëve, kupa është mbushur

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

Berisha: Mendoj se mbledhja ishte një zhvillim i rëndësishëm, ishte një hap i natyrshëm në drejtimin e duhur dhe i rëndësishëm në disa aspekte. Kjo mbledhje e thirrur nga Gazment Bardhi, kapërcej mbi problematikën, e cila ka ekzistuar, nuk mund të themi se nuk ka ekzistuar, por kapërcej mbi këtë problematikë për qëllime dhe objektiva shumë më të mëdha. Dua të shpreh këtu që të jemi korrekt, deputetët që drejtohen nga Gazment Bardhi kanë meritën e padiskutueshme të cilën unë e kam shprehur në mënyrë të përsëritur sepse ata pranuan primaret dhe kandidatët e primareve. Me këtë akt, ata dëshmuan mbështetjen tek liria, vota e lirë në gjirin e PD-së. E kam thënë që atëherë dhe e them përsëri, që ky akt programor në themele të PD-së, ishte një kontribut dhe investim i madh që ata bënë. Ka patur, padiskutim kundërshtira, probleme, por në tërësi ata deputetë që ju patë të mbledhur së bashku, plus disa të tjerë që nuk ishin dhe të tjerë që mund të bashkohen, janë deputetët e PD-së dhe ky ishte një zhvillim shumë pozitiv. Ju shtruat problemin se çfarë do të bëhet në të ardhmen? Takimet do të vazhdojnë në mënyrë që tu japin përgjigje të gjitha problemeve që presin të zgjidhjen, po me këtë vullnet të mirë, shkallë përgjegjësie dhe gatishmëri.

Peka: Pas përplasjeve që ka pasur brenda PD-së, ka dy procese për bashkimin. Njëri është procesi njerëzor dhe tjetri politik. Çështja e procesit njerëzor duket se u kapërcye. Tani është momenti i procesit politik. Në historinë tuaj politike 30 e ca vjeçare keni qenë i gatshëm të pranoni ribashkime me këdo që ka ikur prej jush në mënyrë që ai individ apo grup individësh kanë qenë të gatshëm të përballen me kundërshtarin politik. Po e nis nga 2001 me grupet politike ndoshta më të ashpra ndaj jush që nga 1997, që janë bashkuar me bandat ndaj jush. Në 2005, me hapjen e madhe. Jeni të gatshëm edhe pas 8 janarit të famshëm të pranoni këdo që është i gatshëm të përballet me regjimin e Edi Ramës. Kjo vjen për faktin se ju nuk e keni frikë konkurrencën e brendshme, apo se qëllimi i vetëm është që të bashkoni këdo kundër Edi Ramës.

Berisha: Unë kam një shpjegim të tillë. Së pari në politikë nuk ka sentimente personale, por ka interesa dhe parime politike. Unë këtë kam mbajtur gjatë gjithë karrierës time dhe e quaj qëndrim më të drejtë. Së dyti, asnjëherë nuk duhet të shkelmosh kontributin e tjetrit. Të gjithë ata që supozuat apo i thatë, ata kanë qenë njerëz me kontribute në PD, mes tyre njerëz me kontribute themelore dhe në një farë mënyre ata janë kthyer tek kontributet e tyre, me të drejtë. Së treti, tani vijmë tek rasti konkret. Nuk ka patur në rastin konkret një çarje të themi përfundimtare. Ka pasur një çarje, kjo nuk mohohet, por asnjëherë një çarje përfundimtare, sidomos me grupin që drejton Gazment Bardhi dhe që është një grup i rëndësishëm i deputetëve, si kryetar i grupit parlamentar, por edhe deputetët e tjerë, për Sali Berishën dhe PD-në ka dy persona të cilët e qartë si kristali janë vënë në dispozicion dhe shërbim të Edi Ramës dhe unë e them me bindjen më të plotë se është njëlloj sikur të ftosh Taulant Ballën në koalicion. Kjo nuk mund të ndodhë. Çimi, një opozitë e kontrolluar nga Edi Ramë është një gjëmë kombëtare.

Peka: Kanë qenë ministër në qeverinë e Nanos apo Metës në mos gabohem dhe e pranuat në 2001, Preç Zogajn… Po Lufter Xhuvelin…

Berisha: Preç Zogaj është një nga themeluesit e PD-së. Natyrisht me konceptet e tij të veçanta, por unë nuk mund të ja mohoja Preç Zogajt kontributin që ai ka në themelet e kësaj partie.

Etiketa: PDSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protesta e 17 nëntorit/ Boçi: Pushteti ka hyrë në xhepat e shqiptarëve, kupa është mbushur

17:37 : 16/11/2025
AKTUALITET

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025
AKTUALITET

Berisha takon deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës

19:10 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

13:24 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Ishte delinkuente”, Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: Shoferi i saj merrej me drogë

13:17 : 15/11/2025
AKTUALITET

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

12:50 : 15/11/2025
Para

OKB: Bota po i braktis gratë

TË GJITHA

Vrasja e Gilmando Danit, pistat e hetimit dhe dështimi i sigurisë që rikthen një ‘luftë’ të vjetër

21:11 : 16/11/2025

Gilmando Dani në krah të Emiljano Shullazit nga vitet 2000, 4 herë i dënuar nga Gjykatat

20:55 : 16/11/2025

ZYRTARE/ Shqipëria mëson vazon e saj për shortin e të enjtes në play-off të Botërorit

20:43 : 16/11/2025

Aksident në autokolonën e J.D Vance në SHBA, një oficer policie në gjendje kritike

20:34 : 16/11/2025

Kallas: Europa duhet të përgatitet për luftë, nëse duam paqe

20:22 : 16/11/2025

Broja i pa fat, vijon mallkimi i dëmtimeve, sulmuesi i kombëtares del nga fusha në lot (Video)

20:15 : 16/11/2025

Shqipërisë nuk i mjafton dëshira e mirë, Harry Kane vulos fitoren e Anglisë “perfekte” (Video)

19:59 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com