• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dhuna ndaj policit/ Një i arrestuar, 4 të tjerë në kërkim, sekuestrohen jelekë antiplumb dhe drogë (EMRAT)

21:32 : 02/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia e Tiranës ka arrestuar një prej dhunuesve të efektivit të policisë, shtetasit E. F., dhe të afërmit tij shtetasit B. F., si dhe ka shpallur në kërkim katër autorët e tjerë.

Autoritetet bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi Blerim Bulica, 29 vjeç, banues në Tiranë, si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit Besart Bulica, 35 vjeç, Shaban Bulica, 25 vjeç, Bekim Bulica, 31 vjeç, dhe Benard Aliaj, 34 vjeç.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 5 personat i zunë pritë efektivit të policisë në sheshin mes pallateve në rrugën “Besim Alla” në kryeqytet, duke i bllokuar rrugën me automjete me targa angleze, dhe i dhunuan me dru bejsbolli, si dhe ju dëmtuan makinës.

Shkaku i sherrit dyshohet se ka qenë një borxh i pashlyer. Autorët e dhunës i kanë kërkuar një shumë parash të afërmit të efektivit, pasi pretendonin se borxhi dhe konflikti mes tyre ishte i vjetër.

Gjatë kontrollit në banesën e 29-vjeçarit Blerim Bulica, uniformat blu kanë gjetur jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, dhe një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Lexo edhe:

E rëndë në Tiranë, 48-vjeçari përdhunon një djalë të mitur

“Për ju 800”/ Mashtrimi i një gruaje në Peqin, merr KEMP dhe nxjerr fëmijët të lypin

Gjatë sherrit policit i ka rënë pistoleta e cila është gjetur më vonë. Si pasojë e goditjeve që kanë marrë, polici dhe i afërmi i tij i janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Dalin PAMJET e rrahjes së policit në Tiranë, 7 persona i zunë pritë me dru bejsbolli, qëllohet dhe me armë

Njoftimi:

Kapet dhe vihet në pranga pas një ndjekje intensive nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, 29-vjeçari që në bashkëpunim me 4 persona të tjerë të shpallur në kërkim, goditi ditën e sotme dy shtetas (njëri prej tyre punonjës Policie).

Sekuestrohen 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së 29-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besim Alla”, gjatë një konflikti disa persona kanë goditur shtetasit E. F., dhe B. F., dhe automjetin e tyre, dhe më pas janë larguar, kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Direction”.

Pas një ndjekje intensive nga shërbimet e Policisë, është bërë lokalizimi dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasi B. B., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit B. B., 35 vjeç, Sh. B., 25 vjeç, B. B., 31 vjeç, dhe B. A., 34 vjeç.

29-vjeçari, në bashkëpunim me 4 shtetasit e tjerë, rreth orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, në rrugën “Besim Alla”, për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasit E. F., (punonjës Policie) dhe B. F., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 29-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, dhe një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Etiketa: Bekim BulicaBenard AliajBesart BulicaBlerim BulicaborxhidhunapoliciShaban BulicaTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë në Tiranë, 48-vjeçari përdhunon një djalë të mitur

11:24 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Për ju 800”/ Mashtrimi i një gruaje në Peqin, merr KEMP dhe nxjerr fëmijët të lypin

21:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

14:36 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lëkundje tërmeti në Tiranë, ja sa ishte magnituda

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit! Transferohen Kryekomisarët e disa qyteteve (EMRAT)

11:21 : 29/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është 34-vjeçari që zotëronte arsenalin e armëve, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale

11:07 : 29/10/2025
Para

Vrau sozinë me 56 goditje me thikë për të inskenuar vdekjen e saj, vajza u ndihmua nga një shqiptar

TË GJITHA

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

17:15 : 30/10/2025

Erdogan akuzon Gjermaninë për heshtje ndaj Gazës, Merz refuzon anëtarësimin e Turqisë në BE

17:12 : 30/10/2025

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025

Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse fuqitë e huaja nuk e çarmatosin, do ta bëjmë ne

16:52 : 30/10/2025

Lukoil pranon ofertën për shitjen e aseteve jashtë Rusisë

16:43 : 30/10/2025

Çështja “Gërdeci”, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

16:31 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com