• Kontakt
Tuesday, September 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndërtuesit e rrugëve turistike në jug shkelin afatet, asnjë prej segmenteve nuk ka përfunduar

16:50 : 28/08/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Orikum-Dukat, Palasë-Dhërmi dhe bypass-i i Vlorës janë segmentet e reja rrugore që të çojnë drejt bregdetit të jugut. Mirëpo, përpos premtimeve, inaugurimeve apo inspektimeve në terren të disata ndër vite, këto segmente ende janë në proces pune.

Të treja këto segmente kanë kushtuar mbi 110 milionë euro, ndërsa njëra prej tyre, Orikum-Dukat është me koncension.

Në korrik të vitit 2022, Ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë njoftoi hapjen dhe qarkullimin e automjeteve në bypass-in e Vlorës, si një vepër e përfunduar. Ndërsa një javë më pas, në 14 korrik 2022 Kryeministri Edi Rama bëri një tjetër inspektim të këtij segmenti. Sot, një vit pas, bypass-i i Vlorës vijon ende të jetë në punë e sipër.

Lexo edhe:

Becchetti i bllokon “Albcontrol” 135 mln euro për Arbitrazhin, nuk shlyhet as huaja 74 mln euro

Koka: Rama dhe Soros mbajnë Shqipërinë jashtë BE-së, integrimi një iluzion

Autoriteti Rrugor Shqiptar i konfirmoi Citizens Channel në përgjigjen e një kërkese për informacion se punimet në bypass-in e Vlorës nuk kanë përfunduar.

“Kanë mbetur pa përfunduar punimet si më poshtë: Ndërtimi i kryqëzimeve me fshatin e Kaninës në km 9+100 dhe 12+100; përfundimi i shtresave asfaltike; Mbrojtja e skarpateve dhe shpateve nga rënia e gurëve; rehabilitime mjedisor”,-u shpreh ARSH.

Bypass-i i Vlorës është 29 kilometra dhe ka kushtuar 59 milionë euro pa tvsh.

“Rruga Orikum – Dukat, koncensionari shkel afatet e punimeve”

Pak kilometra më tej, këtë sezon u hap për qarkullim rruga Orikum-Dukat. Më 20 korrik të vitit 2023 Kryeministri Rama dhe Ministrja Balluku inspektuan rrugën, ende të papërfunduar.

Ky segment iu dha me koncesion kompanisë “Gjikuria” me vlerën 50.5 milionë euro në nëntor të vitit 2018.

fituesi-orikum-dukat-1-414x420
fituesi-orikum-dukat-402x420

Rruga prej 15 kilometrash, është ndër më të shtrenjtat në Shqipëri, me 3,36 milionë euro për kilometër.

Sipas kontratës koncensionare që zgjat 13 vjet, tri vitet e para kompania “Gjikuria” do të shpenzojë 25% nga fondet e saj për ndërtimin e rrugës dhe më pas fillon shlyerja e pagesës.

Mirëpo, procedurat e ndjekura për rrugën Orikum-Dukat nuk kanë qenë transparente, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar se fondi limit për kontratën e punës mbikëqyrëse tejkalonte limitet, pasi do të kushtonte 100.000 euro për kilometër.

“Vlera e fondit limit e rritur në vlerën 155,695,418 lekë me TVSH është e paargumentuar dhe e pajustifikuar mbi bazat ligjore nga grupi i hartimit të specifikimeve dhe fondit limit, vlerë e cila është përfituar padrejtësisht nga sipërmarrësi i „Shërpbimeve inxhinierike të pavarura për zbatimin e Kontratës koncensionare/PPP në dëm të buxhetit të shtetit“,-thuhet në raportin e KLSH-së.

“Palasë – Dhërmi, 3 vite për 4 kilometra rrugë”

Kompania “Gjikuria” ka marrë përsipër të ndërtojë edhe aksin Palasë-Dhërmi, i cili u hap për qarkullim në gusht të vitit 2022, për t’u ri mbyllur pas përfundimit të sezonit veror. Ndërsa në korrik të vitit 2023 rruga u inspektua sërish nga ministrja Balluku me premtimin e rihapjes “brenda pak ditësh”. Sot, një rrugë e kalueshme, por në punë e sipër.

Tenderi për këtë rrugë u hap në tetor të vitit 2020 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ndërsa kontrata me kompaninë u lidh më 3 shkurt të vitit 2021.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar aksi kryesor i rrugës Palasë-Dhërmi është 4.45 km, ndërsa rrugët sekondare shkojnë në 2.7 km, duke kushtuar në tërësi 2.2 miliardë lek.

Ky segment u tenderua për një afat prej 18 muajsh, e megjithatë, edhe pse kanë kaluar 31 muaj, sërish rruga është në punë e sipër.

Autoriteti Rrugor Shqiptar shprehet se ky segment rrugor do të mbarojë në fund të vitit 2023.

“Punimet e kontratës “Ndërtim rruga Palasë-Dhërmi” jane në proces zbatimi. Kanë mbetur pa përfunduar punimet për shtresën e asfaltobetonit dhe punime në rrugët lidhëse. Ky objekt pritet të përfundojë në fund të vitit 2023”,-saktësoi ARSH-ja.

Ndërsa ministrja Belinda Balluku gjatë inspektimit të dy segmenteve rrugore në 20 korrik të këtij viti u shpreh se Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi do të përfundojnë të dyja në qershorin e vitit 2024./ Citizens-channel

Etiketa: afatetasnjeEdi RamakorrupsionNdërtuesit e rrugëveqeveriasegmentshkelje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Becchetti i bllokon “Albcontrol” 135 mln euro për Arbitrazhin, nuk shlyhet as huaja 74 mln euro

08:02 : 02/09/2025
AKTUALITET

Koka: Rama dhe Soros mbajnë Shqipërinë jashtë BE-së, integrimi një iluzion

19:40 : 01/09/2025
AKTUALITET

Rama synon Shqipërinë pa para cash/ Ekspertët: Plan jorealist dhe i rrezikshëm

19:01 : 01/09/2025
AKTUALITET

Shqipëria në rrugën drejt BE-së? Realiteti përtej optimizmit të Komisioneres Kos

17:26 : 01/09/2025
AKTUALITET

Inceneratorët “dogjën” paratë, plehrat përfundojnë tek landfillet

16:55 : 01/09/2025
AKTUALITET

“Rama dhe Manastirlliu duhet të hetohen”, Vokshi: 5 vite pa drejtësi për aferën e tenderave të COVID-it

15:58 : 01/09/2025
Para

Helmimi i turistëve polakë në Vlorë/ Dalin analizat e ISHP, ja cili ishte shkaku

TË GJITHA

“Rrëmbimi” i mandateve kushtetuese/ Sokol Sadushi “lan duart” me Denar Bibën në 4 shtator

12:27 : 02/09/2025

“Taksat e larta i paguan shumica”/ Tabaku: Shqiptarët janë më të varfër, oligarkët më të pasur

12:16 : 02/09/2025

Krimi i organizuar ballkanik po e kthen Afrikën e Veriut në një qendër kokaine

12:02 : 02/09/2025

PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren

11:54 : 02/09/2025

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja

11:46 : 02/09/2025

Ambasadori amerikan në NATO: SHBA-ja do stabilitet në Ballkanin Perëndimor

11:38 : 02/09/2025

Ndryshimet klimatike do ulin deri në 20% rendimentin e ullirit e rrushit, pasoja dhe në blegtori

11:29 : 02/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com