• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dy tenderat e Bashkisë Durrës me Zoton e Mërtirin, PD apel SPAK-ut të hetojë

12:57 : 26/08/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Partia Demokratike i bëri apel publik këtë të Shtunë Prokurorisë së Posaçme të hetojë Bashkinë e Durrësit dhe kryetaren e saj Emiriana Sako.

PD ngre dyshime për shkelje ligjore në dy procedura prokurimi të realizuar nga ky institucion, të lidhura me kompaninë e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, të pagëzuar si bosët e inceneratorëve.

Sipas PD, Bashkia Durrës më 27 shtator 2021, në një tender pa garë, shpalli fituese kompaninë INTEGRATED ENERGY BV SPV (pas së cilës sipas hetimeve të SPAK për inceneratorët pronarë de facto janë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto).

Referuar të dhënave në Agjencinë e Prokurimeve Publike, Zoto e Mërtiri arkëtuan nga Bashkia Durrës 1.126 miliard lekë të reja pa tvsh, në tenderin me objekt “depozitim i mbetjeve urbane”, lidhur më 8 Tetor 2021.

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu nga selia blu, tha se nga 14 Dhjetor 2021 deri më 17 Gusht 2023, bashkia Durrës pagoi te “Integrated Energy BV spv” një vlerë prej 7.05 miliard lekë për depozitimin e mbetjeve.

Lexo edhe:

Protesta e 17 nëntorit/ Boçi: Pushteti ka hyrë në xhepat e shqiptarëve, kupa është mbushur

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

Por ai sjell në vëmendje se pak javë pas nënshkrimit të kontratës me kompaninë e Zotos e Mërtirit, që ka një afat me afat 48 muaj, Bashkia Durrës lidh një kontratë të dytë me të njëjtin objekt: “depozitim i mbetjeve urbane”, me të njëjtën kompani. Balliu thotë se për kontratën e dytë “nuk kemi gjetur asnjë të dhënë lidhur me procedurën e ndjekur dhe dokumentacionin shoqërues të saj”.

Në këto kushte, ai ngre pyetjet:

  • Përse është lidhur një kontratë e dytë me të njëjtin objekt, ndërkohë që ekziston kontrata fillestare në fuqi me afat 48 muaj?
  • Si u planifikua buxheti për këtë kontratë të dytë? Si u miratua? Çfarë procedure u ndoq deri në lidhjen e kontratës 101/81 me 28 tetor 2022?
  • Përse vijojnë pagesat për këtë kompani e cila është dëshmuar se operon në kushte mashtrimi dhe është nën hetim?

Ish deputeti thotë se është i pakuptueshëm, dashakeq, antiligjor, në përbuzje të djersës së taksapaguesve shqiptarë fakti që Ministria e Financave vazhdon edhe sot të bëjë pagesa nga Thesari i Shtetit te kompanitë e Zotos e Mërtirit.

Sipas tij, ato duhen ndërprerë menjëherë.

“I bëjmë thirrje SPAK-ut që të thellojë hetimin dhe në bashkinë Durrës për të verifikuar këto procedura, dhe për të ndërprerë këto pagesa të cilat, nuk shkojnë për shërbime publike, por mbajnë të sigurt dhe në luks të arratisurit e çështjes dhe padronët e tyre në Tiranë”, përfundon Balliu.

Etiketa: bashkia durresEmiriana Sakoinceneratoreklodian zotomirel mertiriPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protesta e 17 nëntorit/ Boçi: Pushteti ka hyrë në xhepat e shqiptarëve, kupa është mbushur

17:37 : 16/11/2025
AKTUALITET

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

13:24 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Ishte delinkuente”, Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: Shoferi i saj merrej me drogë

13:17 : 15/11/2025
AKTUALITET

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

12:50 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Paqja Fiskale”, Tabaku: Amnisti fiskale e fshehur, rrezikon ekonominë dhe buxhetin e shtetit

10:48 : 15/11/2025
Para

Arrestohet për zjarrvënie i riu në Vaun e Dejës

TË GJITHA

Wadephul apel vendeve të Ballkanit: Sundimi i ligjit, kusht i panegociueshëm për integrimin europian

17:47 : 16/11/2025

Protesta e 17 nëntorit/ Boçi: Pushteti ka hyrë në xhepat e shqiptarëve, kupa është mbushur

17:37 : 16/11/2025

Gazi amerikan kalon nga Greqia drejt Ukrainës, furnizimi nis nga janari

17:29 : 16/11/2025

Trump paralajmëron aksion në Venezuelë, SHBA grumbullon 15 mijë trupa ushtarake në Karaibe

17:16 : 16/11/2025

Makina me emigrantë bie në greminë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

16:54 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Silvinjo me surpriza, Tuchel nuk kursen yjet! Publikohen formacionet zyrtare

16:44 : 16/11/2025

Makina përplas spektatorët në një event në Australi, 13 të plagosur

16:36 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com