• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kontrata më e bukur që kemi bërë”/ Rama mbron “Sterilizimin”, por shet Beqjan me shokë

13:56 : 25/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

“Sterizlimi është një nga kontratat dhe një nga punët më të bukura që ne kemi bërë”.

Kështu e mbrojti kryeministri Edi Rama aferën korruptive të koncesionit për sterilizimin e mjeteve spitalore, që i ka kushtuar taksapaguuesve shqiptarë 100 milionë euro.

Edhe pse pas hekurave për koncesionin e dyshimtë ndodhen aktualisht Klodian Rjepaj -ish-zv/ministri i Shëndetësisë në qeverinë e tij – dhe biznesmeni i kompanisë “SaniService” që përfitojë këtë PPP, Ilir Rrapaj, shefi i qeverisë e mbrojti hapur “Sterilizimin”.

Sipas Ramës për të kuptuar efektet pozitive të kësaj kontrate duhen pyetur mjekët, specialistët dhe qytetarët, të cilët i ndjejnë çdo ditë nëpër spitale.

“100 herë të kthehesha mbrapa, 100 herë do të mbështesja këto PPP që kemi bërë. 100 herë. Sepse veprat janë ato që mbeten, ndërkohë që sigurisht problemet e korrupsionit janë të lidhura me ata që kanë gjëra në dorë, nuk janë të lidhura me ata që s’kanë gjë në dorë. Kur ne kemi bërë reformën në drejtësi dhe kur kam thënë që dua një drejtësi që të godasë majtas, djathtas dhe të ecë vetëm drejt nuk kam bërë propagandë, e kam ditur këtë qe vjen. Nuk e kam ditur kujt do t’i ndodhë, por e kam ditur këtë që vjen. Shumë socialistë të korruptuar? Socialistët janë 1 mln kurse të korruptuarit janë shumë pak, janë asgjë në raport me fuqinë e PS. Për këtë mos më pyesni mua, por njerëzit në spitale. Kam marrë pafund mesazhe nga mjekë, profesionistë që ishin të shqetësuar se mos kontraata do të sekuestrohej, që nuk ishte rasti. Sepse me atë kontratë dhe atë transformim ne kemi ndryshuar shëndetësinë shqiptare në hallkën e vetë më delikate, që janë ndërhyrjet në trupin e njerëzve”, tha Rama.

Lexo edhe:

PD ngre pikëpyetje mbi financimin e ekspozitave të Ramës: Kush paguan shfaqjet artistike jashtë vendit?

Zhupa: Aeroporti i Vlorës ishte planifikuar në zonën e Levanit, Rama e çoi në zonë të mbrojtur

Por, në vijim të sqarimit të tij mbi Sterilizimin, kryeministri si në çdo aferë tjetër që ëështë firmosur prej ministrave të tij, ka zgjedhur t’i shesë të vetët tek drejtësia.

“Nëse në procesin e asaj kontrate individë të caktuar kanë hyrë në gjynah me popullin dhe me atdheun të cilit i shëbrejmë, do paguajnë. Kështu funksionon. Do paguajnë”, iu përgjigj Rama pyetjes së gazetarëve që i kujtuan përfshirjen e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja në këtë aferë.

Në përpjekje për të dalë vetë i larë nga akuzat për aferat në Shëndetësi që nga 2013, kohë kur ai mori pushtetin, Rama deklaroi se kur PS zgjedh njerëzit, ata “nuk i kalojmë në sallën e torturave për të marrë vesh se çfarë do të bëjnë në të ardhmen”.

Sipas kryeministrit edhe në këtë rast përgjegjësia do të jetë personale për ata, që sipas tij nuk i kanë rezistuar tundimit për përfitime nga pushteti.

“Pushteti është një lloj kafshe shumë e egër, është shumë e vështirë ta mbash të zbutur dhe të mos biesh pre e dhëmbëve të veta. Ka shumë që i rezistojnë tundimeve, ka disa që nuk i rezistojnë tundimeve. Por nuk mund të bëjmë parashikime paraprake se kush do t’i rezistojë apo jo tundimeve. Pastaj në proces njerëzit janë fytyra e karaktere të ndryshme. Ka disa që pyesin, disa që nuk pyesin për ato që pushteti të tundon. Këtu s’ka asgjë tjetër përveç përgjegjësisë individuale për gjithësecilin që nuk e mban dot peshën e tundimeve për të bërë një rrugë e dy punë dhe rezultateve të punës. Ndaj ju them për Sterilizimin shkoni pyesni ata që i përdorin instrumentat mjekësorë se çfarë thonë”, nënvizoi Rama.

Etiketa: Edi RamaIlir Beqjakoncensioni i sterilizimit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD ngre pikëpyetje mbi financimin e ekspozitave të Ramës: Kush paguan shfaqjet artistike jashtë vendit?

12:57 : 22/07/2026
AKTUALITET

Zhupa: Aeroporti i Vlorës ishte planifikuar në zonën e Levanit, Rama e çoi në zonë të mbrojtur

11:07 : 22/07/2026
AKTUALITET

Albana Vokshi akuza Ramës: Përdor familjen për të nxjerrë jashtë vendit paratë e krimit!

10:52 : 22/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”/ Shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë

09:53 : 22/07/2026
AKTUALITET

Si po tenton ta shuajë Rama protestën me tallje dhe teori konspirative

08:52 : 22/07/2026
AKTUALITET

Lufta për algoritmin/ Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

08:11 : 22/07/2026
Para

Greqia 'kërcënon' integrimin e Shqipërisë në BE, Rama bën 'kokëfortin': Beleri është në dorë të SPAK

TË GJITHA

PD ngre pikëpyetje mbi financimin e ekspozitave të Ramës: Kush paguan shfaqjet artistike jashtë vendit?

12:57 : 22/07/2026

Foto-Emri/ Ky është polici nga Kosova që dyshohet se u vetëvra në Kukës

12:43 : 22/07/2026

Vrasja e Elton Mermalit, i ati dëshmon në GJKKO, tregon lidhjen me Laert haxhiun

12:36 : 22/07/2026

I dënuar me 24 vite burg për vrasje, arrestohet në Angli 60 vjeçari shqiptar /EMRI

12:31 : 22/07/2026

Kishin kultivuar kanabis në Krujë, arrestohen dy personat me precedentë penal /EMRAT

12:14 : 22/07/2026

Vrasja e Santiago Malkos/ Apeli shtyn seancën për Erlis Dukën, SPAK kundërshton pafajësinë

12:10 : 22/07/2026

“Mos më thuaj mua e dashur”, plas sherri mes Vokshit dhe Gjiknurit në Komision

11:57 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet