• Kontakt
Friday, September 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nën “preteksin” e Rindërtimit/ Kamionët e “Pepa Group”, të paprekshëm në Unazë

19:54 : 24/08/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Një automjet tip Volksvagen Caddy, nga makinat e vogla që shpërndajnë fruta-perime, u ndal paraditen e sotme shumë pranë zonës së Rrugës së Elbasanit, nga një patrullë me dy Policë Bashkiakë.

Ata i treguan shoferit tabelën që nuk lejohet qarkullimi i mjeteve të furnizimit në Unazën e Tiranës brenda fashës orarë 07.00-09.00 të mëngjesit, me argumentin se “rëndon qarkullimin”.

Në momentin që policët bashkiakë po plotësonin pa përtim gjobën për shoferin e zarzavateve, në krah të tyre kaloi një kamion i rëndë, i kompanisë “Pepa Group”, i cili hyri serbes në zonën e Unazës së Vogël të kryeqytetit. Këto mjete të rënda nuk lejohen të qarkullojnë në Unazën e Mesme dhe të Vogël të kryeqytetit nga ora 6.00 e mëngjesit deri në 20.00 të mbrëmjes.

Në foto: Kamioni i “Pepa Group” në Unazën e Vogël të Tiranës (foto: Boldnews.al)

Bashkiakët e Veliajt as nuk guxuan të kthenin vështrimin nga automjeti i rëndë. I pyesim se përse bënë sikur nuk e panë dhe e lanë të qarkulloj atë automjet të rëndë, ndërkohë që “fakirin” me Caddy po e gjobisnin.

Lexo edhe:

U krijua nga Arben Pëllumbi i PS/ OSSH “qeras” me 6 mln euro “Ferro Betonin” e Ilir Shtufit

Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës

Na kthyen përgjigje të bezdisur: “Ka leje nga Bashkia, se merret me Rindërtimin”. Vijojmë dialogun: Po ku e patë ju që ka leje, pasi as lëvizët sytë për t’i parë targën, të paktën?

Ata lanë të kuptohet se e dinë shumë mirë se “kë duhet të shohin dhe kë jo”. Kush ka “leje” nga Lali Veliaj, bëhet i padukshëm.

Biseda ishte e tepërt të vijonte. Kamioni i ngarkuar me inerte i “Pepa Group” hyri në mes të mjeteve, në semaforin e Urës së Madhe tek ish-hotel “Dajti” dhe vijoi rrugëtimin pa ndërprerë dhe i pashqetësuar nga sytë vigjilentë të çdo polici bashkiak që gjendet me shumicë në qendër të Tiranës.

“Boldnews.al” u interesua dhe mësoi, megjithëse jo-zyrtarisht, se ekziston një lloj leje apo autorizimi i lëshuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për qarkullimin në të gjithë cepat e qytetit, të mjeteve të rënda të përfshira në procesin e Rindërtimit.

Por, askush nuk jep përgjigje-njëlloj si dy policët bashkiakë të Rrugës së Elbasanit-a  kontrollohen këto mjete të rënda nëse vërtetë po qarkullojnë për Rindërtimin apo kryejnë punët e tyre ndërtimore nën petkun e “lejes së Veliajt”.

Në foto: Kamioni i “Pepa Group” në mes të rrugës, në Unazën e Vogël të Tiranës

“Pepa Group” është e përfshirë në disa projekte ndërtimi civile në Tiranë, si edhe është pjesë e fituesve të kontratave të Rindërtimit.

Kompania është krijuar në vitin 2014 nga Urim Pepa dhe, prej vitit 2021, është në pronësi të trashëgimtarëve ligjorë të themeluesit, Leorik, Urjola, Brian dhe Brixhilda Pepa.

Tenderat publikë

Të dhënat zyrtare tregojnë se kompania “Pepa Group” ka nisur të përfitojë nga tenderat publikë, duke filluar nga viti 2015.

“Boldnews.al” ka konsultuar të dhënat e përmbledhura nga portali i specializuar për transaksionet e Thesarit, “spendingdata.al”.

Për periudhën 2015-2018, kompania “Pepa Group” ka përfituar rreth 11.6 milionë lekë të reja në tenderat e institucioneve shtetërore.

Gjatë periudhës 2019-2023, ‘Pepa Group” shënon një rritje të madhe, krahasuar me tenderat e fituar më herët.

Në foto: Vlera e tenderave publikë të fituar nga “Pepa Group” në periudhën 2019-2023 (burimi: spendingdata.al)

Gjatë këtij 4-vjeçarit të fundit, kompania e familjes Pepa ka arkëtuar 762.3 milionë lekë të reja nga fondet publike dhe tendera shtetërorë. Rreth një e treta e këtyre fondeve, ose rreth 224 milionë lekë të reja janë arkëtuar vetëm nga Bashkia e Tiranës dhe strukturat e varësisë së saj.

Rindërtimi

Të dhënat zyrtare tregojnë se “Pepa Group” është pjesë e bashkimeve operatore që kanë fituar tendera miliarda lekë nga procedurat e Rindërtimit, të zhvilluara nga Bashkia e Tiranës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për të sistemuar pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Në foto: ‘Pepa Group” është pjesë e fituesve të tenderit të Rindërtimit të Bashkisë Tiranë

“Pepa Group”, së bashku me dy operatorë të tjerë ekonomikë, është fitues i tenderit të zhvilluar nga Bashkia e Tiranës, me fond limit 445.641,802 lekë, me objekt: “Rindërtimi i njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në zonën e shpallur për zhvillim të detyruar, në njësitë administrative 4 e 8, zona “5 Maji” Bashkia Tiranë. (Programi i Rindërtimit). “Hartim i projektit dhe zbatimi i punimeve për ndërtimin e godinës 12 (Seksioni A) në zonën zhvillimore “5 Maji”.

Në foto: Një nga dy tenderat e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ku është pjesë edhe “Pepa Group”

 

Po ashtu, emri i kompanisë “Pepa Group” është në krah të shoqërisë “Kevin Construction” të themeluar nga ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, si edhe dy kompanive të tjera, të cilat u shpallën fituese në dy procedura të një pas njëshme, të zhvilluara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me fond limit 3.77 miliardë lekë të reja.

Objekti i këtij tenderi ishte ndërtimi i 277 banesave individuale, të prishura nga tërmeti.

Etiketa: kamionPepa GroupRindertimitender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U krijua nga Arben Pëllumbi i PS/ OSSH “qeras” me 6 mln euro “Ferro Betonin” e Ilir Shtufit

13:06 : 08/09/2025
AKTUALITET

Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës

22:34 : 28/08/2025
AKTUALITET

Himara, drita me orar! Ku shkuan 20 mln eurot e Damian Gjiknurit? Gati tenderi i ri 2 mln euro

14:55 : 25/08/2025
AKTUALITET

Arlinda Pogaj qeras me 1.5 MLD lekë familjen Pepa

19:56 : 21/08/2025
AKTUALITET

KLGJ nuk zbaton vendimin e KPP-së, rishpall fitues të 10 mln eurove Gjiknurin dhe Beqirin

17:48 : 20/08/2025
AKTUALITET

Spiropali blen makinë 130 mln lekë në fund të mandatit, skualifikon dy ofertat më të ulëta për Dulakët

14:55 : 20/08/2025
Para

Një hap larg përsëritjes së "mrekullisë", dalin formacionet zyrtare të Ballkani-BATE Borisov

TË GJITHA

Opozita kundër Niko Peleshit si kryetar Kuvendi, hedhin pankarta ironizuese në kutinë e votimit

17:51 : 12/09/2025

Bashkia e Tiranës i rikthehet premtimit të vjetër: Largojini makinat e braktisura ose marrim masat

17:45 : 12/09/2025

Nis votimi i fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, opozita bojkoton procesin

17:38 : 12/09/2025

Betohen 138 deputetë, heqin dorë nga mandati 2 të zgjedhurit e PSD

17:35 : 12/09/2025

PD mban 1 minutë heshtje në nder të Azem Hajdarit, mazhoranca nuk i bashkohet

17:32 : 12/09/2025

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati si deputet

17:18 : 12/09/2025

Osmani shpreh keqardhje për pezullimin e dialogut strategjik me SHBA-në

17:15 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com