• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpërblim për mbështetjen në 14 Maj, Rama i jep Salillarit tender 1.3 mld lekë në Berat

11:07 : 23/08/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, Lajmet e Dites, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Oligarku dhe një ndër klientët kryesorë në sektorin e infrastrukturës për qeverinë Rama, Pëllumb Salillari është shndërruar në “padronin” e tenderave në qarkun e Beratit.

Salillari është denoncuar vazhdimisht si përfituesi i vetëm i parave publike që shkojnë për investime në tre bashkitë kryesore të qarkut, Berat, Kuçovë dhe Dimal.

Ai është përfituesi i tenderit 4 milionë euro të Ministrisë së Mbrojtjes për ndërtimin e murit rrethues të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, por edhe tenderit 3.61 miliardë lekë të bashkisë së Kuçovës për ndërtimin e një ujësjellësi në Sinec, që rrezikoi ta çonte pas hekurave kryebashkiakun Kreshnik Hajdari.

Firma “Salillari” po ashtu ka fituar tender për ndërtime të akseve rrugore lokale, menaxhon guroret që gërryejnë kodrën mbi qytetin e Dimalit, por duket se një ndër oligarkët e preferuar të Edi Ramës nuk do ndalet me kaq.

Sipas ish-deputeti të Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, një tjetër tender i majmë është shtuar në borderon e Salillarit, si shpërblim nga kryeministri Edi Rama për mbështetjen financiare por edhe fizike që ai i dha kandidatëve socialistë për kryebashkiak në zgjedhjet e 14 Majit.

Lexo edhe:

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

Maliqi ka denoncuar me foto dhe video prezencën e Salillarit në muajin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 Majit në Kuçovë, ku u investuan mijëra euro në blerje votash për kryebashkiakun Hajdari.

Tashmë sipas tij, dhuratë për Pëllumbin e qeverisë Rama është bërë një tender me vlerë 1.3 miliardë lekë, që parashikon shndërrimin e fushës së vjetër të sportit në Berat, në një ambient argëtimi për fëmijë e të rinj.

Në foto: Tabela e vendosur nga FSHZH para nisjes së ounimeve në ish-Fushën e Sportit në Berat

POSTIMI I MALIQIT:

Ish-fatorinoja, tanimë Oligarku Salillari, shpërblehet nga Qeveria me miliarda lekë tendera, në Qarkun Berat, si ‘Fletë Nderi’, për fushatën e “14 Majit”, me taksat e qytetarëve.

Tender mbi 1 miliardë e 300 milionë, tek ‘Fusha e Vjetër e Sportit’, në Berat, për t’a kthyer ambient argëtimi për të rinjtë, thua se do të ndërtojë anije lundruese!

Ish-fatorinoja i pangopur! Nuk numërohen miliardat tendera, në Kuçovë e Berat, para dhe pas fushates!

I pangopuri ish-fatorinoja, Oligarku Salillari, nuk lë radhë për firmat e tjera të Qarkut Berat, disa prej të cilave janë në prag të falimentimit.

Nuk numërohen dëmet që i ka shkaktuar ‘Zonave të Mbrojtura’ dhe banorëve; dëmton lumenj, male, fusha e pyje; ndërton pa leje dhe se ndalon askush!

Favorizoi ‘pengun’ e tij Hajdarin, në Bashkinë Kuçovë, me ‘çakull e asfalt elektoral’ dhe joshi votuesit, e bëri fushatë hapur duke ndërruar makinat mijëra Euro, herë i maskuar, e herë i fshehur.

Askush nuk e ndal!

As Drejtësia e as Qeveria!

Babëzia i ka errur sytë me paratë e popullit!

Arrinë të blejë çdo gjë; emëron, cakton, vendos, eliminon rival e kundërshtarë! Imagjinoni çfarë dëmi bën ish-fatorinoja!

Skandal!

Shtet mafioz!

Shikoni guroren në Urë-Vajgurore, se çfarë i ka bërë e po i bënë malit, pyllit, banorëve, pa zbritur me poshtë deri në Kuçovë, ç’i ka bërë pyjeve dhe lumenjëve!

Se ndal kush!

Paraja hedh ujin përpjetë! Dhe cilat?! Paratë e popullit!

Skandal!

“SPAK” e “Prokuroritë e Rretheve kanë patur e kanë me dhjetra kallëzime, por disa të pushuara e disa gati për t’u pushuar, disa ende nën hetim, por ‘peshkun e madh’, miliarderin se zë rrjeta!… si Oligark, se si njeri është peshë e lehtë, çdo rrjetë do e zinte.

Por ka Zot dhe Drejtësinë e Zotit, Oligarku, s’ka shanc ta blejë! Vendimi i tij është i formës së prerë.

Etiketa: bashkia beratEdi Ramafirma Salillaripellumb salillaritendera abuziv

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Leja e Ramës/ Kreu i “Grupit Aruba”, Artur Shehu, me restorant brenda në det, ujërat e ndotur derdhen në breg

09:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

22:12 : 13/07/2026
Para

Krujë/ I shpallur në kërkim për vjedhje, 32-vjeçarit i vënë prangat në divan (VIDEO)

TË GJITHA

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026

Fenomeni Galerne godet bregdetin francez, temperatura bie me 12°C brenda 30 minutash

16:42 : 14/07/2026

Vlorë/ Dy drejtues gomonesh gjobiten për shkelje të sigurisë detare

16:31 : 14/07/2026

Nënshkruhet traktati Britani-BE për Gjiblatarin/ Çfarë do të ndryshojë në kalimet kufitare?

16:22 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş