• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Akuzat për abuzime seksuale, gjykata amerikane rikthen paditë kundër Michael Jackson

20:44 : 20/08/2023
në BOTA

Një gjykatë apeli në Kaliforni riktheu për gjykim të premten paditë e ngritura nga dy persona të seksit mashkull, që pretendojnë se këngëtari i njohur Michael Jackson, ka abuzuar seksualisht me ta për vite me radhë, kur ishin fëmijë.

Një trupë prej tre gjyqtarësh të Gjykatës së Apelit të Kalifornisë tha se paditë e ngritura nga Wade Robson dhe James Safechuck, nuk duhej të ishin hedhur poshtë nga një gjykatë më e ulët dhe se pretedimet e tyre se dy korporatat në pronësi të zotit Jackson, kishin përgjegjësi për t’i mbrojtur ata, ishin të vlefshme. Një ligj i ri në Kaliforni që ka zgjeruar përkohësisht objektin e rasteve të abuzimit seksual, i mundësoi gjykatës së apelit rikthimin e kësaj çështjeje.

Kjo është hera e dytë që paditë e ngritura nga zoti Robson në vitin 2013 dhe zoti Safechuck një vit më vonë, rikthehn për gjykim, pas hedhjes poshtë të tyre. Zoti Robson dhe zoti Safechick u bënë edhe më të njohur për publikun pasi rrëfyen historitë e tyre në një dokumentar të transmetuar nga HBO në vitit 2019, i titulluar “Leaving Neverland”.

Një gjykatës që hodhi poshtë paditë në vitin 2021, tha se korporatat, ‘MJJ Productions’ dhe ‘MJJ Ventures’, nuk mund të pritej të funksiononin si organizatat e ‘Boy Scouts-ve’ ose një kishë, ku një fëmijë në kujdesin e tyre, duhet dhe të priste mbrojtjen prej tyre. Këngëtari Michael Jackson, i cili vdiq në vitin 2009, ishte pronari dhe aksioneri i vetëm i kompanive.

 

Lexo edhe:

Hakimi akuzohet për përdhunim në Francë, rrezikon 15 vite burg

Kritikët e Kremlinit akuzojnë Zvicrën: Keni mirëpritur kriminelë të luftës nga Rusia

 

Por gjykata e Apelit nuk u pajtuan me këtë qëndrim duke thënë në vendimin e saj se “një korporatë që krijon kushte lehtësuese për abuzim seksual të fëmijëve nga një prej punonjësve të saj, nuk përjashtohet nga detyrimi ligjor për t’i mbrojtur fëmijët, thjesht dhe vetëm se është në pronësi të autorit që ka kryer abuzimim”.

Jonathan Steinsapir, avokat për pasurinë e këngëtarit Jackson, tha për AP-në se ishte ‘ zhgënjyer me vendimin.

“Ne mbetemi plotësisht të bindur se Michael-i është i pafajshëm lidhur me këto akuza, të cilat janë në kundërshtim me të gjitha provat e besueshme. Ato (akuzat) u bënë për herë të parë vetëm vite pas vdekjes së Michael-it nga njerëz të motivuar vetëm për qëllime përfitimi financiar”.

Vince Finaldi, një avokat i zotit Robson dhe zotit Safechuck, tha në një email se ata ishin “të kënaqur, por jo të befasuar” që gjykata rrëzoi vendimet e mëparshme që i cilësoi si të padrejta. Ai tha se “presim me padurim një gjyq ku të mbizotërojë e vërteta”.

Vetë gjyqtarët nuk vendosën lidhur me vërtetësinë e akuzave ndaj Michael Jackson. Kjo do të jetë objekt i një gjyqi të ardhshëm me juri që do të mbahet në Los Anxhelos.

“Ne besojmë se e vërteta do të mbizotërojë përfundimisht me shfajësimin sërish të Michael-it”, tha zoti Steinsapir të premten.

Zoti Robson, 40 vjeç dhe me profesion koreograf, u takua me zotit Jackson kur ishte 5 vjeç. Ai vazhdoi të shfaqej në tre video muzikore të këngëtarit të njohur.

Në padinë e tij ai pretendon se zoti Jackson e ka ngacmuar atë seksualisht gjatë një periudhe shtatëvjeçare.

Zoti Safechuck, 45 vjeç, thotë se ishte 9 vjeç kur takoi zotin Jackson për herë të parë gjatë xhirimit të një reklame për kompaninë Pepsi. Ai tha se zoti Jackson e telefononte shpesh dhe i jepte dhurata e se më pas ka abuzuar seksualisht me të.

Etiketa: akuzamichael jacksonpadi

Lajme të lidhura

SPORT

Hakimi akuzohet për përdhunim në Francë, rrezikon 15 vite burg

18:34 : 01/08/2025
BOTA

Kritikët e Kremlinit akuzojnë Zvicrën: Keni mirëpritur kriminelë të luftës nga Rusia

20:38 : 30/07/2025
AKTUALITET

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

10:15 : 29/07/2025
AKTUALITET

U paraqit në SPAK, Ajola Xoxës do t’i komunikohet zyrtarisht akuza

09:44 : 23/07/2025
AKTUALITET

“Ku ta dija unë…”/ Shabani i përgjigjet ashpër Lapajt: Armik…

18:12 : 16/07/2025
AKTUALITET

Zjarri te inceneratori “helmoi” banorët/ Nënë e bir depozitojnë padi ndaj “Eco-Elb” të Leli Kajës

16:31 : 15/07/2025
Para

Bundesliga/ Union Berlin fiton me ‘poker’ ndaj Mainz

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com