• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Droga e Artilerisë

23:45 : 13/08/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE, POLITIKE
Foto: Gardhi i Artilerisë dhe Anila Hoxha

Foto: Gardhi i Artilerisë dhe Anila Hoxha

Nga Anila Hoxha

Deri ditën kur një patrullim i “Guardia Di Finanza” me policinë shqiptare zbuloi drogën në një bazë ushtarake, reparti i Artilerisë njihej si një segment i Batalionit të Mbështetjes së Luftimit që përdorej më së shumti si një poligon qitjeje.

Me 155 hektarë terren malor, shkurre dhe reparte, dhe vetëm gjashtë vendroje; Artileria përfshihet në strukturën e Forcës Tokësore , së bashku me Batalionet e këmbësorisë, Regjimentin e operacioneve speciale, Batalionin komando dhe të Forcave komando.

Sot me komandantë  me karrierë “ të ngrirë” dhe tre ushtarakë zbulimi nën hetim sipas Kodit Ushtarak, çështja e Artilerisë nuk mund të konsiderohet më vetëm e këtij reparti.

Deri verën e 2022 Forcat Tokësore përfshi dhe Artilerinë patën si komandant gjeneralmajor Arben Kingji, sot shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura . Nga  2020 Kingji pati dy promovime grade, njëra gradë madhore ajo e gjeneralit të brigadës dhe tjetra ajo e gjeneralmajorit ju ngjit ne uniforme një muaj përpara se të merrte detyrën më të lartë në FA. Por megjithë shkëlqimin që ju dha gjeneralmajor Kingjit, njëra nga strukturat nën varësi të tij deri në gusht 2022 (Artileria), me drogën e kultivuar nxjerrin probleme të cilave shefa të shumtë përfshi dhe atë vete ju kanë kaluar rikoshetë. Dhe nuk është vetëm Artileria, së bashku me të Policia Ushtarake, shërbimet mbështetëse dhe një spirale gradimesh nga me të ulëtat deri tek më të lartat që janë të diskutueshme.

Lexo edhe:

“Prokuroria nuk ka hetuar”/ Hoxha: Nuk është hera e parë që gjyqtarët kërcënohen në sallën e gjyqit

Italia, Franca dhe rrjetet shqiptare: Pakti Evropian kundër Kokainës

Por Artileria shqiptare qëlloi me kanabis dhe qëlloi në shenjë…..

Tre ushtarakët e arrestuar si të dyshuar për shpërdorim detyre , këmbëngulin se kishin parashtruar në kohë të ndryshme problemin e rrethimit. Pavarësisht se kishin firmosur sakaq se kontrolluan bazën dhe nuk gjetën asnjë rrënjë kanabisi. Të tjerat mbetën gumëzhima repartesh që shtrëngojnë radhët sa herë shpërthen një skandal në sipërfaqe

Por ajo për çfarë flasin të dyshuarit është një gardh, i cili  në terren dallohet që nuk plotëson asnjë kriter sigurie, pa beton mbështetës, lehtësisht i lëvizshëm dhe deri diku qesharak po te kihet parasysh se përtej tij nuk duhet te kalonte askush.

Por ç’është më e rëndësishme nuk ka asnjë faturë financiare definitive, se sa kushtoi kur 155 hektarë u rrethuan verën e 2022 ashtu shkel e shko. Këto fatura mbetën pa shifra ashtu si shumë të tjera të dyshimta përfshi riparimet e helikopterëve, deri tek materialet e kancelarisë.

Dhe të mendosh se me një ushtarak të larte , vite më parë Policia Ushtarake bëri show, vetëm pse ai kishte investuar në një tualet të jashtëm në bazën e Poliçanit. Çështja u pushua nga prokuroria, por policisë ushtarake i mbeti turpi i arrestimit me kamerat e Policisë Ushtarake në kohën që ministre e Mbrojtjes ishte Mimi Kodheli dhe që u shpërndanë të telekomanduara.

Tani çështjet e ushtrisë shtresëzohen pa u analizuar nëse janë shpërdorime burokratësh, apo pjesë e aferave korruptive . Ashtu si edhe mos zbulimi i kultivuesve që e ka vendosur ushtrinë shqiptare përpara dyshimeve, ose është e pazonja të ruajë territorin dhe kushdo mund të hyjë të mbjellë, të ujitë e të korrë; ose fatkeqësisht mbjellësit e drogës nuk janë banorë të jashtëm. Për të dyja dyshimet , që rrëzojnë hipotezën e tretë që droga të ketë mbirë vetvetiu e të jetë lidhur vetë me spango blu, ushtria shqiptare ka një njollë e cila duhet të vendosë në pozitë të vështirë ATA që e drejtojnë

E dyta,  kanabisi i Artilerisë nxori në dritë se nga 500 persona që duhet të ishin të angazhuar në këtë repart, në detyrë gjenden vetëm 194 ushtarakë . Nuk ka një shpjegim nëse ky repart po boshatiset nga dorëheqjet, dhe largimet apo ka arsye të tjera. Ushtarakët e arrestuar thanë në gjykatë se nuk kishin llogjistikë dhe se kishin njoftuar eprorët për mungesën e stafit , rrethimit difektoz, e shumë çështje të tjera që në rastin më të keq flasin për një ushtri të shpartalluar dhe pa plan dhe në rastin më të mirë,  rrëfejnë një repart ku ishin mbledhur “ duzina” e të harruarve.

Megjithatë fjala e tyre PAK dhe sidomos është kundër shkresave që si ngaherë do të sigurohen për të shkarkuar problemet tek hallka më e parëndësishme.

Ishte vitit 2016 , kur pa bujë në afërsi të të njëjtit repart u zbuluan disa rrënjë me kanabis dhe historia u mbajt si një çështje ushtrie ( sekret kombëtar) për të ruajtur mbi të gjitha dinjitetin ushtarak . Por asnjëherë nuk u mësua nëse realisht në luftën kombëtare kundër drogës, cila është strategjia dhe plani që kanë Forcat e Armatosura, përderisa mijëra hektarë me toka në male janë territore  ushtarake. qindra tunele po ashtu

Është fakt që disa herë në zonën e Shkodrës brenda perimetrit ushtarak, policia ushtarake ka konstatuar deri edhe stane të banorëve. Të tjerë janë kapur duke prerë pemë .

Në  repartin e Artilerisë , pranë Babrrusë, pra pranë Tiranës, ushtarakët pranojnë se shumë herë janë kthyer në roje të banorëve që hyjnë pa teklif dhe lahen në dy liqene, pjesë e bazës ushtarake dhe se edhe ata ishin kthyer edhe si çobanë pasi u duhej të largonin bagëtitë e banorëve të zonës. Këtu po flasim për një zonë ushtarake, vend anëtar i NATO-s dhe jo për gardhe të fqinjëve qe i heqin e i vendosin

Nuk duhet të kishte një plan më të detajuar përballë këtyre realiteteve dhe jo kaq të improvizuar?

Pak kohë më parë, ishte pikërisht kjo ushtri që “bëri luftë” me fadromat e një institucioni tjetër që repartin e njohur si ish kimia (tek Kafja e Rremes) , kishte planifikuar ta përshtaste për vend depozitim të automjeteve të sekuestruara.

Cila janë “luftërat” e Forcave të Armatosura SOT, nëse brenda misioneve kushtetuese së pari e përmbi të gjitha nuk ruan dinjitetin e ushtrisë?

Foto : Gardhi i Artilerisë
Etiketa: Anila HoxhaartileriabanoretdrogakanabisiKingjiushtria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Prokuroria nuk ka hetuar”/ Hoxha: Nuk është hera e parë që gjyqtarët kërcënohen në sallën e gjyqit

22:20 : 06/10/2025
AKTUALITET

Italia, Franca dhe rrjetet shqiptare: Pakti Evropian kundër Kokainës

18:18 : 05/10/2025
AKTUALITET

Banorët e Martaneshit denoncojnë firmën e HEC-it: Po devijon ujërat, nga Mati në Drin

20:56 : 02/10/2025
AKTUALITET

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

21:01 : 27/09/2025
BOTA

Trump urdhëron dërgimin e trupave në Portland, autorizon përdorimin e forcës së plotë

20:15 : 27/09/2025
AKTUALITET

Gazetarja: SPAK po heton tenderat e oksigjenit mjekësor, u thirrën 12 zyrtarë për të dëshmuar

23:00 : 25/09/2025
Para

Horoskopi, e hënë, 14 Gusht 2023/ Zbuloni surprizat që kanë parashikuar yjet për ju

TË GJITHA

“Fëmijët nuk duan të më shohin me të zeza”, Edlira Çepani zbulon “amanetin” e Gerti Bogdanit

15:08 : 11/10/2025

“Gjithçka ndodhi në 7 sekonda”/ Rindërtohet skema e ngjarjes në Gjykatën e Apelit

14:55 : 11/10/2025

Afera me CEZ-DIA/ Kërkoi shfuqizimin e dënimit, rrëzohet kërkesa e Kastriot Ismailajt

14:34 : 11/10/2025

Hiqej si prokuror i SPAK-ut, lihet në burg 49-vjeçari në Sarandë/ EMRI

14:19 : 11/10/2025

Serbia bën prapakthehu, rikthejnë flamurin shqiptar në stadiumin e Leskovacit

14:03 : 11/10/2025

Çifti zviceran humb në Parkun e Shebenikut

13:53 : 11/10/2025

Vuajti dënimin për vrasjen e një biznesmeni, lirohet nga 41 biss Altin Kodra

13:43 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com