• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BIRN: Bashkitë ndaluan pagesat ndaj incenertorit të Tiranës pak muaj para sekuestrimit nga SPAK

08:31 : 11/08/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Bashkia e Tiranës dhe bashkitë e tjera të qarkut i ndaluan pagesat ndaj Integrated Energy BV SPV pak muaj para se ajo të vendosej me vendim gjykate nën administrim publik. Administratori publik u ankua se kjo mund të sillte kaos në menaxhimin e mbetjeve të qarkut.

Pavarësisht se pronarët ‘de fakto’ të kompanisë ‘Integrated Energy BV SPV’, e cila ka koncesionin kontravers të menaxhimit të mbetjeve në Tiranë, janë në arrati prej 16 muajsh, nën akuzë për pastrim parash dhe korrupsion, qeveria dhe kryeministri Edi Rama, e justifikuan vijimin e pagesave me pretendimin se po zbatonin kontratën.

“Janë marrëdhënie kontraktuale të cilat imponohen nga ligji për të vazhduar deri kur të ketë vendime të formës së prerë nga gjykatat,” tha Rama në një konferenc për shtyp në prag të Vitit të Ri 2022.

Por tre muaj para se kompania, që sipas SPAK kontrollohet nga biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, të sekuestrohej dhe kalonte në administrim publik me vendim të Gjykatës së Posaçme, bashkitë e qarkut Tiranë i ndaluan pa shpjegim pagesat. Të dhënat nga Thesari tregojnë se bashkia e Tiranës dhe bashkite e tjera të qarkut kanë paguar të fundit faturën e muajit prill 2023 duke u bërë debitore në landfill.

“Bashkitë e qarkut Tiranë janë akoma debitorë te kjo shoqëri, po bëhet muaj i tretë që nuk kanë shlyer detyrimet”, tha Arjan Baci, administrator i Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara në një dalje për mediat. Baci paralajmëroi se kjo cënonte menaxhimin e mbetjeve të kryeqytetit dhe bashkive rreth tij. “Mos zbatimi i kësaj kontrata do të sillte një kaos në menaxhimin e gjithë mbetjeve urbane në qarkun e Tiranës”, tha ai, ndërsa refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të tjera, duke pretenduar se ende nuk kishte informacionin e duhur.

Lexo edhe:

K.E – BELA MAFIA

Media e re ‘Abeg TV’ në hetim nga SPAK, dyshime për financime kriminale dhe roli i Besnik Myftarit

Bashkia e Tiranës nuk iu përgjigj deri në publikim e këtij shkrimi pyetjeve të BIRN se cilat ishin arsyet pas ndalimit të pagesave ndaj kompanisë edhe caktimit të saj nën administrim publik. Kryebashkiakët e Kavajës, Kamzës e Vorës po ashtu nuk iu përgjigjën pyetjeve.

Kompania Integrated Energy BV SPV u themelua në vitin 2017 dhe që nga ajo kohë, ka faturuar qytetarët shqiptarë në mënyra të ndryshme, përfshirë përmes sistemit fiskal për qeverinë apo përmes tarifave të detyrueshme për depozitim mbetjesh. Të dhënat e bilancit të kompanisë të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se mes viteve 2017 dhe 2021, qytetarët i paguan Integrated Energy BV së paku 7.9 miliardë lekë në formën e tarifave koncesionare dhe tarifave të shërbimit të depozitimit. Duke marrë parasysh këtë, dhe të ardhura të tjera që kompania faturon për depozitimet, deri në kohën e sekuestrimit në gusht 2023, fusha e mbetjeve të Tiranës duket se u ka kushtuar taksapaguesve minimalisht 100 milionë euro.

Pasi sekuestroi projektet simotra në Elbasan dhe Fier, Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit urdhëroi më 1 gusht 2023 edhe sekuestrimin preventiv edhe të kompanisë që operon kontratën kontroverse të menaxhimit të mbetjeve dhe duhej të ndërtonte inceneratorin e Tiranës. Prokuroria njoftoi se hetimi paraprak kishte zbuluar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të projektit dhe se kompania ka lëshuar miliona euro fatura të falsifikuara, të paguara nga taksapaguesit e Tiranës, Durrësit e bashkive fqinje me të./BIRN

Etiketa: inceneratori i tiranesKoncesionaripagesatspak|Bashkite

Lajme të lidhura

AKTUALITET

K.E – BELA MAFIA

13:38 : 25/06/2026
AKTUALITET

Media e re ‘Abeg TV’ në hetim nga SPAK, dyshime për financime kriminale dhe roli i Besnik Myftarit

10:11 : 25/06/2026
AKTUALITET

FNSH dhe RENEA marrin në ruajtje Ilir Selmanin, njërin nga të dyshuarit për vrasjen e Santiagos

09:56 : 25/06/2026
AKTUALITET

‘Kemi fëmijë dhe gra shtatzëna’/ ‘Truket’ e grupit të Call-Centerave për ti shpëtuar burgut, zbardhen dëshmitë

09:11 : 25/06/2026
AKTUALITET

Gjyqi ndaj Metës/ Cakrani: SPAK të kthjellohet, s’mund të zhbëhet karriera e tij

16:23 : 24/06/2026
AKTUALITET

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026
Para

Ernest Muçi shënon për Legian në Conference League (VIDEO)

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet