• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“256 mijë m2 ndërtim”/ Projektet që po betonizojnë qendrën historike të Tiranës

11:45 : 11/08/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Gjashtë kulla shumë katëshe po ndërtohen në qendër të Tiranës, brenda territorit që dikur ishte zonë e mbrojtur historike. Vendimi Nr.582 i Këshillit të Ministrave (me kërkesë të Bashkisë Tiranë), i hapi rrugë tkurrjes së qendrës historike të qytetit.

Kjo ndërhyrje u kritikua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si e pabazuar në asnjë studim të mirëfilltë, veç interesave të biznesit të ndërtimit.

Cilat janë projektet që po betonizojnë qendrën e Tiranës?

Vijëzimi i qendrës historike të Tiranës
  1. Tirana’s rock – një kullë prej 24 katesh në formën e bustit të heroit kombëtar Skënderbeu, po ngrihet mbi rrënojat e vilave 100-vjeçare të rrugës “Broduej”. Këshilli Kombëtar i Territorit e miratoi këtë projekt në vitin 2018, duke i dhënë investitorit “ANA Shpk” të drejtë të shfrytëzojë 95% të truallit për ndërtim, një rekord negativ sa i përket intensitetit të zhvillimit.
  2. “New Hotel Tirana International” – Një kullë 33 katëshe që do të jetë vazhdimi i hotelit “Tirana Internacional”, i njohur si 15-katëshi i Tiranës. Këshilli Kombëtar i Territorit e miratoi këtë leje në vitin 2017. Përpara miratimit të lejes, Bashkia e Tiranës i shpronësoi pronarët e banesave 100-vjeçare në zonë me pretekstin e zhvendosjes së nënstacionit elektrik. Trualli i shpronësuar u dha më pas për ndërtim firmës “GECI Shpk”, e cila po ndërton një hotel me 500 dhoma.
  3. Book Building – Është një kompleks godinash 4,5,11 dhe 21 katëshe që po ngrihet vetëm 8 metra larg Sahatit të Tiranës, ndërtesës simbol të kryeqytetit. KKT e miratoi këtë leje në vitin 2018, vetëm pak muaj më pas një zjarr përfshiu tokën ku do ngriheshin kullat, duke dëmtuar objektet që gjendeshin aty.
  4. “Eyes of Tirana” – Kulla 24 katëshe e ngritur në lulishten krah Bankës së Shqipërisë mori “bekimin” e KKT në vitin 2017. Kompania “Ideal Konstruksion” ndërtoi 4,646 m2 sipërfaqe pa leje në këtë kullë. Qeveria shqiptare hartoi një VKM të veçantë që i lejoi ndërtuesve t’i shpëtonin ndjekjes penale, ndërsa shkelja e ligjit nuk e pengoi Bashkinë Tiranë që të lidhte një marrëveshje të re me kompaninë, duke i dhuruar asaj mbi 1000 metra tokë publike në qendër të Tiranës, në këmbim të 50% të sipërfaqes së ndërtimit.
  5. “Forever Green” – Kulla nisi punimet në shkurt të vitit 2011. Për ta përfunduar projektin e kullës 25 katëshe u deshën 13 vite pas falimentimit të kompanisë që nisi punimet, ajo u përfundua nga kompania “AlbStar”.
  6. “Tirana Mount” – Një kullë prej 185 metrash do të ngrihet në këtë hapësirë të gjelbër, duke shënuar rekordin e ri për ndërtesën më të lartë të Tiranës. Projekti i studios Daneze CEBRA, u zgjodh nga një juri e përbërë nga katër arkitektë, Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku Veliaj në tetor 2022 dhe mori miratimin e Këshillit Kombëtar të Territorit në mars të këtij viti. Ditët që pasuan rrethimin e godinës u shoqëruan me protesta nga aktivistët e Lëvizjes Bashkë.

“Një shesh ndërtimi pa rregulla dhe kriter”

Qendra e Tiranë është aktualisht zona me intensitetin më të lartë të ndërtimeve të reja në Shqipëri, kullat e reja po i shtojnë qendrës një sipërfaqe ndërtimi prej më shumë se 256 mijë m2. Pavarësisht kësaj institucionet qendrore dhe lokale kanë “harruar” të miratojnë Planin e Detajuar Vendor për qendrën. Në faqen zyrtare të AKPT nuk ka asnjë Plan të Detajuar Vendor (PDV) për zonën TR/1 edhe pse zyrtarisht ky territor është subjekt i PDV-së.

Lexo edhe:

Shkatërrimi “jo krijues” dhe shkretues i Shqipërisë

‘Albanian Files’/ Teliti: Paratë e investimeve vijnë nga krimi, oligarkët s’pyesin për ligje

Këshilli Kombëtar i Territorit, i udhëhequr nga Kryeministri Rama dhe Bashkia e Tiranës po vijojnë të miratojnë intensivisht leje të reja ndërtimi. Miliona m2 beton i janë shtuar Tiranës vitet e fundit, duke tkurrur hapësirat e gjelbra dhe kthyer qytetin në një parajsë të pastrimit të parave.

Një raport i vitit 2020 nga Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar vuri në dukje se 1.6 miliardë euro para të pista ishin pastruar përmes sektorit shqiptar të pasurive të paluajtshme në tre vitet e mëparshme, me 60% të financimit të projektit që vinte nga burime të paligjshme.

Një sutdim i Co-Plan në 2021 tregoi se humbja e sipërfaqeve natyrore brenda Unazës së Madhe të Tiranës shkonte në 526,000 m2. Ndër të tjera, institucionet janë kujdesur që ta zhdukin nga ligji përkufizimin “hapësirë e gjelbër”. Në Planin e Përgjithshëm Vendor TR 2030, termi sipërfaqe e gjelbër nuk ekziston, aty përcaktohet vetëm hapësira publike, brenda së cilës përfshihet edhe ajo e gjelbër.

Kritikave për pastrim parash, kryeministri Edi Rama iu përgjigj gjatë prezantimit të projektit të kullës Tirana Multifuncional Center “janë broçkulla, janë turpe të mëdha për ata që i bëjnë”.

/Citizens Channel

Etiketa: kullandertimepa kriterpa rregullqendren

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkatërrimi “jo krijues” dhe shkretues i Shqipërisë

09:31 : 04/07/2026
AKTUALITET

‘Albanian Files’/ Teliti: Paratë e investimeve vijnë nga krimi, oligarkët s’pyesin për ligje

19:14 : 03/07/2026
AKTUALITET

Nuk ndalet rritja e çmimeve/ Apartamentet në kullat e Tiranës deri në 1 mln euro

20:32 : 02/07/2026
AKTUALITET

Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës

11:47 : 30/06/2026
AKTUALITET

Ndërtimi nën lupën e BE-së/ 20% e kantiereve të inspektuara shkelin sigurinë teknike

19:36 : 28/06/2026
AKTUALITET

FOTO/ Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta banorëve të Liqenit të Thatë

09:34 : 24/06/2026
Para

Maturantët testohen të hënën për pranimin te Mjekësia, 1812 aplikantë për 400 kuota

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş