• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gropa e këllufave të k…ullave me pushtet

21:33 : 09/08/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në vitin 2000 kur Rama mori për herë të parë Bashkinë e Tiranës një gropë e madhe, në mes të vendit dhe jo me shumë se 50 metra nga zyra e tij, shërbente si një nevojtore publike, shfryrje epshesh seksuale me tarifë 200-500 lekë, si vend ku përdoruesit e drogave hidhnin shiringat dhe një oaz ku qelbte pisllëku. I tillë ishte ai vend, i njohur ndryshe si “Gropa e Ajdin Sejdisë”, e cila mori emrin e këtij biznesmeni kontrovers që kapi i pari filmin se në këtë vend, me mashtrime, njohje politike dhe mitmarrje, mund të merrje gjithçka; pasurinë publike, dinjitetin njerëzor dhe lekun në xhepin qytetar.

Sa oshama perverse janë lëshuar në atë tokë gropë, sa këllëfë (prezervativë) janë hedhur në atë copë tokë, sa epsh është derdhur bashkë me jashtëqitjen e disa njerëzve që për kollajllëk e pamundësi nga mungesa e banjove publike e kthyen në truallin e pisllëkut…? Erdhi një kohë që ata prezervativët e gjatë, të futur mu në majën e politikës, sot këtë copëz të vetme të lulishtes së qendrës së Tiranës po e kthejnë në shesh për të ngritur kullën me të madhe në vend.

Po përse Rama-Veliaj janë një dyshe e “sëmurë” nga “kullomania”? Kryeministrit nuk iu shfaq papritur kjo “formë ndërtimi”, por ishin pamundësitë për ta realizuar. Në vitin 2000 kur ai mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës dhe në vazhdim, deri më 2011, dha qindra leje pallatesh, por nuk mundi të jepte për kulla. Në mandatin e parë kërkesat për kulla i shkuan ne vesh Ramës, por ai e kishte të pamundur të jepte leje të tilla, pasi çdo ndërtesë mbi 12 kate duhet të kalonte në KKRRT (Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit) që drejtohej nga kryeministri.

Në vitet 2000-2005 kryeministër ishte Fatos Nano, me të cilën Rama nuk i kishte aspak raportet e mira, ndonëse ishte Nano ai që e “shpëtoi nga barbonëria” në Francë, ku nuk punonte si gjithë emigrantët e tjerë, por shiste një produkt pa vlerë, që aty në Paris nuk ia qaste kush. “Edi Rama ka një problem të madh moral. E kam marrë me thonj të paprerë si refugjat nga Parisi dhe e kam sjell të bëjë pjesë në ekipet tona qeverisëse dhe përfaqësuese”-shprehej Nano në atë kohë. Gjithashtu shtonte se “Mund të kem bërë shumë gjëra, por e nxora nga bataku i fyerjeve, nga refugjat dhe shitës të ikonave të vjedhura, (në kohën e Saliut), në ministër dhe kryetar të bashkisë me të madhe të Shqipërisë”-theksonte Nano, por pa kërkuar ndjesë për këtë veprim të tij.

Lexo edhe:

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Me një armiqësi të tillë dhe akuza të ndërsjellta Rama e kishte të pamundur që “gropën e prostitutave”, ta kthente në truallin e një kulle të ngjitur fort në mendjen e tij. Kjo nismë as që mund të mendohej gjatë kohës kur KKRRT drejtohej nga Sali Berisha. Është fakt që në qeverisjen e Berishës nuk është dhënë asnjë leje për ngritje lullash shumëkatëshe. Por Ramës dikush i prishi punë… Në vitin 2011 humbet bashkinë përballë Lulzim Bashës. Puna e parë që Basha bëri ishte pikërisht mbyllja e saj grope dhe kthimin në një hapësirë publike të gjelber, lulishte. Në vitin 2015 me ardhjen e çirakut të tij Veliaj në krye të Bashkisë Tiranë u vu në zbatim “operacioni kulla”.

Nuk ka mbetur pëllëmbë në qendër e Tiranës pa një kullë, madje edhe Kullën e Sahatit, ikonën e Tiranës, e kanë mbuluar me kullë betoni. Babëzia dhe perversiteti politik është edhe më i madh se perversiteti i dikurshëm i “Gropës së Ajdin Sejdisë”. Këllëfët e përdorur politik po ngrenë kulla që zënë frymën dhe sytë e qytetarëve të pafuqi përpara batërdisë.

Etiketa: Edi RamaErion Veliajkullakulla ne tiorane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
Para

Djali “sekser” vrau ndërtuesin/ Arsyet përse Nurihani i KLP-së duhet hetuar nga SPAK

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com