• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

La Repubblica: Çmimet e “çmendura” në Itali po largojnë turistët drejt Shqipërisë

09:47 : 07/08/2023
në AKTUALITET

Në radhë në terminalin e portit të Barit, mes fytyrave të emigrantëve tashmë të moshuar që kthehen në shtëpi për pushime, shfaqen çanta shpine shumëngjyrëshe, shishe uji, çanta vajzash, pajisje zhytjeje apo kapele kashte. Si edhe të bërtiturat e zakonshme të zhurmshme të grupeve italiane në pushime.

Një çift prindërish përpiqen të qetësojnë fëmijë e tyre të shqetësuar. Janë të lodhur pasi u larguan nga Roma me makinë natën për të marrë tragetin në orën 13:00. Kryefamiljari, Andrea, është 52 vjeç dhe është nëpunës.

”Italinë e kemi përjashtuar nga projektet tona pas pandemisë. Vitin e kaluar shkuam në Greqi dhe kaluam mirë. Kroacia, tani që është futur në euro, është më mirë të mos i afrohesh. Të shohim si do të shkojë në Shqipëri”, thotë ai.

Ai dhe gruaja e tij, Valentina, 52 vjeçe, e jetojnë këtë si një bast. Ata rezervuan dy javë më parë, tani janë në bordin e anijes ”Francesca” me destinacion Durrësin.

Lexo edhe:

Meloni në telashe për emigrantët, gjyqtarët miratojnë masa të rrepta ndaj kampeve në Shqipëri

Shiste kok*inë në qytetin italian, arrestohet i riu shqiptar! Ja si u pikas nga policia

Në rrugën që dikur kishte vetëm një drejtim, ikjen nga varfëria e një populli që sapo kishte përjetuar demokracinë pas dekadash komunizmi, tani po ndodh një tjetër ”arratisje”, pak më diskrete, sigurisht më pak dramatike, por gjithsesi e shtyrë nga ekonomia.

”Pushimet në Itali janë të shtrenjta kudo. Ne shkuam në Santa Maria di Leuca para Covidit dhe çmimet ishin të larta. Kam lexuar nëpër gazeta sesi menaxherët e plazheve justifikohen këto ditë dhe më bën të qesh. Ata thonë se synojnë njerëzit më të pasur”, thekson ai.

Çifti prenotoi për vete dhe dy fëmijët e tyre 16 dhe 19 vjeç tre hotele në Tiranë, Sarandë dhe një tjetër vendndodhje në jug.

”Kemi paguar gjithsej 1 200 euro, plus 850 euro për tragetin me makinë në bord. Pak shumë, për të qëndruar në doke, por ende e përballueshme. Tani do të shohim sa do të shpenzojmë për ushqimin. Na thonë se edhe atje janë rritur çmimet por sigurisht jo aq sa në Itali”, shton ai.

Angela dhe Raffaele u larguan nga Caserta. Ajo punon në një laborator analizash, ai është punëtor në një kompani instalimesh elektrike.

”Vitin e kaluar shkuam në Polignano dhe paguam 540 euro për tre netë. Vend i mrekullueshëm. Por, këtu, me 1 380 euro mund të përballojmë nëntë ditë, dy në Tiranë, tre në Vlorë dhe katër në Sarandë, një hotel me katër yje me pamje nga deti, përveç udhëtimit me traget me makinë”, thotë ai.

Fabio organizon gara me motorë në Treviso.

”Si turist, është hera e tretë që shkoj atje dhe nuk ndalem kurrë. Shkuam në Kroaci në qershor dhe ishte tepër e shtrenjtë, pasi një kafe kushton tre euro”.

Leonardo Atene, 39 vjeç nga Trebisacce, në provincën e Kozencës, bën shaka me të.

“Kam qenë nëpër botë, kam qenë me pushime kudo, tani paratë kanë mbaruar dhe po shkoj në Shqipëri”, shton ai.

Ai shkon të qëndrojë me miqtë. Sepse një tjetër pikë e fortë e turizmit italian në Tokën e Shqiponjave është se thith ajrin e shtëpisë, mes të afërmve të sapo fituar dhe miqësive të konsoliduara.

Marco Giommetti, për shembull, është një profesor i matematikës dhe fizikës nga Pesaro.

”Do të jem mysafir i Florianit, një ish-mik universitar me origjinë shqiptare që është inxhinier në Bolonja. Aty kam qenë edhe vitin e kaluar, në Shqipëri. Dhe unë isha si Zoti. Një darkë e bollshme me peshk të kushton maksimumi 25 euro, dyfishi i asaj në Itali. Dhe unë njoh gjithnjë e më shumë njerëz që po zgjedhin të vijnë këtu. Edhe mamaja ime dëshiron të blejë një shtëpi!”, shton ai.

Historia personale e Ingrid Papës, mësueses romane të pianos 36 vjeçe, përzihet me erërat që fryjnë mes dy brigjeve të Adriatikut.

”Gjyshja ime ishte italiane dhe ishte bllokuar në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Unë jam në Romë që nga viti 1992, kam ardhur me prindërit e mi dhe tani doja të merrja me vete të dashurin për të rizbuluar origjinën time”, shton ajo.

Nga ana tjetër, Benjamini dhe Katherine janë doktorantë në filozofi, ai është italiano-amerikan, ajo është zvicerane nga Berna.

”Ne nuk shkojmë në det. Do të flemë në një bujtinë në Durrës dhe prej andej do të eksplorojmë brendësinë, do të shkojmë në Mal të Zi ku ka jetuar babai im”, thotë Benjamin.

Familje të tëra të shtrira në tokë kalojnë pasditen e gjatë të kalimit, dikush ka sjellë jastëkun e vet për të fjetur. Ka mbetur shumë pak në këtë anije të udhëtimeve të vjetra të bëra nga nevoja në vitet ’90.

Tani Shqipëria paraqitet si një botë ende e virgjër dhe për t’u eksploruar, por e gatshme për të qenë sfondi i dëshirave intelektuale dhe bredhjeve endacake.

Shqiptarët i mirëpresin evropianët që i pritën kur e kishin problemin se si të mbijetonin.

Ata ia kthejnë mikpritjen, por pa më shumë komplekse inferioriteti.

Fejzi Kokla është 56 vjeç dhe gjysmën e jetës e ka jetuar në Kremonese, ku punon si metalpunues.

Fëmijët e tij janë maturantë dhe njëri nga të dy, pak ditë më parë i dha nipin e parë.

”Në fillim na vinin vetëm më trimat. Dhe na thonin se ne nuk ishim si ata që u arratisën nga burgjet, ata që na dëmtuan imazhin në vitet ’90. Ata ndërtuan rrugë të reja dhe hotele. Dhe së fundi, Shqipëria njihet për atë që është. Një vend i bukur dhe i civilizuar për të shkuar me pushime”.

/La Repubblica

Etiketa: Italiitalianetjugu i shqiperiseShqiperituriste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Meloni në telashe për emigrantët, gjyqtarët miratojnë masa të rrepta ndaj kampeve në Shqipëri

21:36 : 05/09/2025
AKTUALITET

Shiste kok*inë në qytetin italian, arrestohet i riu shqiptar! Ja si u pikas nga policia

17:12 : 05/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ Shqiptari në Itali kapet pas 19 vitesh në arrati, u identifikua nga tatuazhi i një gruaje

12:58 : 05/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ I dënuar në Itali si anëtar i një bande droge, kapet në Tiranë 43-vjeçari me dy identitete

09:36 : 05/09/2025
AKTUALITET

Tatuazhi e tradhtoi pas 19 vitesh arrati, arrestohet shqiptari i dënuar me 10 vite burg në Itali

21:04 : 04/09/2025
AKTUALITET

Pesë vite në arrati, kapet 44-vjeçari shqiptar në Itali

16:57 : 04/09/2025
Para

Tentohet të vidhet banka në Tiranë, vihet në pranga 23-vjeçari

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 6 shtator 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

23:20 : 05/09/2025
Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025

Fëmijët dolën vetëm në mes të rrugës, arrestohet babai shqiptar në Greqi

22:48 : 05/09/2025

Aksident në Unazën e Re, drejtuesi i mjetit përplaset me barrierën mbrojtëse (Video)

22:39 : 05/09/2025

Nuk la fëmijë! Çfarë do të ndodhë me perandorinë e modës së Giorgio Armanit?

22:36 : 05/09/2025

Pas Danimarkës, edhe Letonia përgatitet të rekrutojë gratë në ushtri

22:24 : 05/09/2025

Ilaçet, dieta dhe IA: Gjetjet e reja, ‘ndryshuese të lojës’ në trajtimin e sëmundjeve të zemrës

22:16 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com