• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrjetet shqiptare të drogës në Itali ‘zëvendësojnë marijuanën’ me kokainën

19:27 : 06/08/2023
në AKTUALITET, BOTA

Rrjetet shqiptare të narkotikëve po përfshihen gjithnjë e më shumë në Itali në trafikun dhe shpërndarjen e kokainës ndryshe nga vitet e mëparshme kur ishin aktive në transportimin e marijuanës përmes hapësires detare me Shqipërinë dhe shpërndarjen në tregun e brendshëm italian.

Raporti i fundit i antidrogës italiane 2023 që u referohet të dhënave policore përgjatë vitit 2022 pohon se rreth 1200 shqiptarë u denoncuan në prokuroi nga antidroga italiane në vitin 2022 për aktivitet në transportin dhe shpërdarjen e kokainës nga 1127 që ishin denoncuar më 2021.

Ndërkohë në transportimin dhe shpërdarjen e kanabisit në vitin 2022 u denoncuan 239 shetas shqiptarë nga 300 që ishin denoncur në vitin 2021 me një rënie prej 20,33%.

Një rënie të ndjeshme pësoi edhe numri i autorëve shqiptarë të denoncuar për aktivitetin në transportimin dhe shpërndarjen e marijuanës ku gjatë vitit 2022 u denoncuan 62 autorë nga 149 që ishin denoncuar në vitin 2021.

Raporti vlerwson rolin e autoriteteve policore shqiptare dhe atyre italiane nw bllokimin e trafikut të marijuanws në hapësiren detare mes tw dy vendeve.

Lexo edhe:

E rëndë në Itali! 25-vjeçarja mbyt tre foshnjat e saj dhe i fsheh trupat në dollap

Itali/ Shqiptari kapet me 10 kg heroinë në makinë, e kishte fshehur në sediljen e fëmijës

Raporti i antidrogës italiane vlerëson se numri i shqiptarëve të përfshirë në fushën e narkotikëve në vitin 2022 dhe të denoncuar pranë organeve gjyqësore italiane pësoi një rënie të lehtë me 1562 persona krahasur me vitin 2021 kur ishin denoncuar në autoriteet gjyqësore 1599 persona.

Raporti i antidrogës italiane sjell analiza për aktivitetin e rrjeteve të huaja të drogës.

“Krahas aktivizmit “tradicional” në fushën e trafikut të drogës rrjetet konfirmojnë aftësinë e tyre për të zhvilluar skema komplekse për pastrim parash dhe evazion fiskal, si dhe transferimin e kapitalit jashtë Italisë, thuhet në raport.

Sipas antidrogës italiane rrjetet shqiptare, nga pikëpamja strukturore shpesh organizohen në grupe të vogla me një bazë familjare.

“Grupet kriminale shqiptare karakterizohen nga aftësia për të ruajtur lidhjet me vendin e origjinës dhe nga aftësia për të kërkuar projeksione ndërkombëtare në tregtimin e substancave narkotike”, vlerëson raporti.

“Në disa raste, thuhet në raport është vënë re funksionimi i grupeve të vogla, shpesh multietnike; nga ana tjetër, është vënë re një aftësi e jashtëzakonshme për të zhvilluar trafikun ndërkombëtar të drogës në nivele të larta, të kryera nga struktura të mëdha kriminale të organizuara sipas skemave tipike mafioze, me disponueshmëri të burimeve të mëdha financiare.

Sipas raportit të antidrogës italiane “afërsia gjeografike midis Italisë dhe Shqipërisë ka lehtësuar me kalimin e kohës zhvillimin e marrëdhënieve të drejtpërdrejta midis grupeve kriminale puliane dhe shqiptare, veçanërisht për furnizimin, ruajtjen dhe tregtimin e lëndëve narkotike.

Raporti përmend disa operacione të mëdha policore të zhvilluara në rajone të ndryshme të Italisë kundër drogës përgjatë vitti 2022 ku në pranga kanë përfunduar dhjetëra shtetas shqiptarë dhe italianë.

“Në janar të vitit 2022 “Guardia di Finanza” e Brindizit zbuloi aktivitetin e rrjeteve italo-shqiptare me ekzekutimin e 23 masave të sigurimit me burg, ndaj shtetasve italianë dhe shqiptarë.

“Grupi shqiptar, së bashku me shtetas italianë, mundi të importonte ngarkesa të konsiderueshme heroine dhe kokaine në provincën e Brindizit, të ardhura përkatësisht nga Turqia – nëpërmjet rrugës ballkanike – dhe nga Holanda,”, thuhet ne raport.

Raporti i antidrogës italiane sjell hollësi për mënyrën e organizmit të rrjeteve tw drogws.

“Të dyshuarit, të vetëdijshëm për vëmendjen e mundshme nga forcat e policisë ndaj tyre, mbanin kontakte me furnitorët dhe klientët, duke përdorur pajisje telefonike të koduara, të cilat garantonin “komunikim të sigurt”, si dhe bllokues frekuencash, për të penguar çdo përgjim të komunikimit “midis njerëzve” dhe vendndodhjen GPS të makinave. Pagesa e ngarkesave të drogës bëhej kryesisht me dërgimin fizk të parave drejt Shqipërisë, me anë të “shoferëve”, që operonin në linjën e autobusit në seksionin Vlorë – Italia Veriore, thuhet në raport.

Raporti përmend gjithashtu një operacion të gjerë në Bolonja ku një organizatë italo-shqiptare ishte përfshirë në shitjen e kokainës, hashashit dhe marijuanës. “Në muajin korrik të vitin 2022 u dhanë 31 masa të paraburgimit ndaj të shtetasve shqiptarë dhe italianë përgjegjës për trafikun e drogës dhe tregtimin e drogës”, thuhet në raport lidhur me këtë rast./VOA

Etiketa: banda kriminaleItalikokainemarijuaneshqiptaretrafik droge

Lajme të lidhura

BOTA

E rëndë në Itali! 25-vjeçarja mbyt tre foshnjat e saj dhe i fsheh trupat në dollap

14:36 : 09/10/2025
AKTUALITET

Itali/ Shqiptari kapet me 10 kg heroinë në makinë, e kishte fshehur në sediljen e fëmijës

11:48 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vetëdorëzohet shqiptari që shkaktoi aksidentin tragjik në Itali ku humbi jetën baba i tre fëmijëve

20:46 : 07/10/2025
AKTUALITET

Goditet grupi i trafikut të drogës në Romë, 9 të arrestuar mes tyre dhe 2 shqiptarë

17:56 : 07/10/2025
BOTA

Në kërkim prej 5 vitesh, arrestohet në gjumë bosi i mafias italiane në Foggia

16:28 : 07/10/2025
AKTUALITET

Autor i atentatit mafioz në Brescia, arrestohet shqiptari. Zbulohet rrjeti kriminal italo-shqiptaro-maroken

10:03 : 07/10/2025
Para

E rëndë në Itali - Mbytet në det 19-vjeçari shqiptar

TË GJITHA

E rëndë në Itali! 25-vjeçarja mbyt tre foshnjat e saj dhe i fsheh trupat në dollap

14:36 : 09/10/2025

“Jam prokuror”/ Hiqej si magjistrat dhe tentoi të mashtronte policët, arrestohet 49-vjeçari

14:21 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ ‘Policë pa jelekë e armë’, Berisha demaskon ministren Koçiu: Kësaj i thonë përgjegjësi!

14:16 : 09/10/2025

Veliaj “thyen” Ramën në Kushtetuese

14:16 : 09/10/2025

Qëlloi për vdekje të riun nga Kukësi në lokalin e tij, “Kobra” dënohet me 24 vite burg

14:01 : 09/10/2025

Aksident në Durrës, dy të moshuar përfundojnë në spital

13:51 : 09/10/2025

Von der Leyen i mbijeton votëbesimit në Parlamentin Evropian

13:38 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com