• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera Balluku-Berberi me tenderin e paracaktuar të tunelit në Krrabë!

16:34 : 05/08/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Bold News.al

Dyshja që po gllabëron paratë e rrugëve, Balluku-Berberi vijnë me një tjetër vendimmarrje tepër të pritshme për mirëmbajtjen e tunelit të Krrabës, në aksin Tiranë-Elbasan. Në dy shkrime në muajin maj 2023, BoldNews.al tregoi skemën sesi këta zyrtarë po favorizonin firmën “4 A-M”, e cila kishte një kontratë në fuqi dhe kërkonte një tjetër tender shumë vjeçar mirëmbajtje. Madje, gjatë këtyre viteve, media ka denoncuar me dhjetëra raste aksidentesh brenda në tunel, madje edhe vdekjeprurës. Por edhe djegje makinash, kamionësh siç ishte edhe rasti i disa javëvë me parë. Dëmet në njerëz dhe në pronë as i hyjnë fare në sy kësaj dysheje, e cila i bën ndryshe llogaritë.

Skema ishte e qartë; fillimisht tenderi ishte me vlerë 6 milionë euro, para’ të cilat do të shkonin te firma që kishte kontratën në fuqi. Por, BoldNews.al denoncoi me fakte sesi një kontratë e ngjashme ishte rritur me 200 %. Autoriteti bëri “autokritikë” dhe e rishpalli tenderin, kësaj herë në vlera rreth 4 milionë euro. Dhe, sërish fituesi ishte i njëjti, ose më saktë dokumentet iu përshtatën kësaj firme!

Faksimile: Shpallja e fituesit të tenderit të mirëmbajtjes së tunelit në Krrabë, pjesë e aksit Tiranë-Elbasan
Faksimile: Shpallja e fituesit të tenderit të mirëmbajtjes së tunelit në Krrabë, pjesë e aksit Tiranë-Elbasan
Faksimile: Shpallja e fituesit të tenderit të mirëmbajtjes së tunelit në Krrabë, pjesë e aksit Tiranë-Elbasan
Faksimile: Shpallja e fituesit të tenderit të mirëmbajtjes së tunelit në Krrabë, pjesë e aksit Tiranë-Elbasan
Faksimile: Shpallja e fituesit të tenderit të mirëmbajtjes së tunelit në Krrabë, pjesë e aksit Tiranë-Elbasan
Faksimile: Shpallja e fituesit të tenderit të mirëmbajtjes së tunelit në Krrabë, pjesë e aksit Tiranë-Elbasan

Në datën 28 korrik 2023, ARRSH-ja shpalli njoftimin e mësipërm, fituesin e tenderit të mirëmbajtjes së tunelit të Krrabës. Bëhet fjalë për kontratën “mirëmbajtje tuneli i Krrabës (2023-2027)”. Fondi limit i kësaj procedure ishte 379.248.000 lekë pa TVSH, ose me TVSH rreth 4 milionë euro. Por, llogaritë e ARRSH-së janë se 379 milionë lekë të rinj bëjnë 3.3 milionë euro, duke vendosur një kurs këmbimi të disa muajve më parë dhe jo këtë ta tanishmin. Në këtë procedurë bën ofertë “SALILLARI” me vlerë 339.375.000 lekë pa TVSH, “4 A-M” me vlerë 378.228.000 lekë pa TVSH. Kjo ofertë ishte edhe fituesi, i cili ofroi 99 % të fondit limit. Ndërkohë, në tender mori pjesë edhe “peshkaqeni” tjetër i fondeve publike “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” me vlerë 333.720.000 lekë.

Por, të dy “peshkaqenët” Salillari dhe Abazi u s’kualifikuan. “SALILLARI pasi nuk përmbush disponimin e stafit kryesor, stafi mbështetës si dhe drejtuesin teknik në objekt. Stafi i deklaruar në këtë procedurë është shpallur fitues në një objekt tjetër” thuhet në këtë dokument.

Lexo edhe:

Drejtori teknik i ARRSH-së, Nikollaq Mihali paraqitet në SPAK

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

Ndërkohë, “Alko…” nuk përmbush disponimin e stafit kryesor, atë mbështetës pasi janë sërish në një tjetër kontratë. Në fund i ka buzëqeshur “fati” firmës “4 A-M”, e cila ka fituar një tjetër kontratë të majme mirëmbajtje.

Në foto: Denoncimet e BoldNews.al për procedurat e dyshimta të ARRSH-së për tenderin e tunelit të Krrabës

LEXO: Balluku-Berberi paracaktojnë tenderin 6 milionë euro për tunelin e Elbasanit?

LEXO: U denoncua nga “BoldNews”, Berberi i ARRSH-së ul me 2 mln € vlerën e tenderit të tunelit të Krrabës

Në muajin maj 2023, BoldNews.al deoncoi veprimet e drejtuesve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për fryrjen e fondeve për mirëmbajtjen e tunelit. “Balluku-Berberi paracaktojnë tenderin 6 milionë euro për tunelin e Elbasanit” ishte investigimi i parë. Disa ditë më pas u pasua me investigimin “U denoncua nga ‘BoldNews’, Berberi i ARRSH-së ul me 2 mln € vlerën e tenderit të tunelit të Krrabës”.

Pra, për vetëm disa ditë, vlera u ul çuditërisht në 2 milionë euro, pale se kujt i ishin premtuar nëse s’do të ishte denoncuar. “Natyrisht, pas këtyre veprimeve, ngrihen shumë pyetje; përse u ul pas denoncimit? Kujt ia kishte premtuar Berberi këtë tender? A ia tërhoqi ndonjë epror ‘veshin’? Nëse mirëmbajtja realizohet me këtë vlerë, përse e publikoi me mbi 30 % më shumë fondin? A ka ndonjë hetim SPAK apo ndonjë organ tjetër ligjzbatues për këto vendimmarrje?” ngrinte disa pyetje redaksia jonë.

Më pas e krahasuam me kontratën në fuqi. “Nëse do e krahasojmë procedurën e tanishme, vihet re se vlera është rritur në rreth 20 % të fondit të akorduar. Procedura e mëparshme u fitua nga kompania “4 A-M”, e cila ofroi në atë kohë 189.360.000 lekë, ose sa 100 % të fondit limit. Në procedurë mori pjesë vetëm ‘4 A-M’” vijonte investigimi, duke faktuar se fondi për mirëmbajtjen e tunelit në Krrabë ishte 583.333.333 lekë. Ndërkohë, i njëjti dikaster, ka shpallur një tjetër njoftim tenderi (dokumenti më sipër), ku thotë se fondi ka zbritur në 379,248,000 lekë. Pra, 204.085.333 lekë më pak, ose rreth 2 milionë euro më pak! Një aferë e madhe, pasi fituesi është paracaktuar. Dhe sërish, pyesim: a do të ketë hetime nga organet ligjzbatuese për këtë aferë?!

Etiketa: aferaarrshballukuberberikrrabestuneli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Drejtori teknik i ARRSH-së, Nikollaq Mihali paraqitet në SPAK

15:11 : 01/11/2025
BOTA

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur nga SPAK, Lala: Po hetohet edhe për dosje të tjera

21:34 : 31/10/2025
AKTUALITET

Pasi u mor e pandehur nga SPAK, Belinda Balluku shkon në Kryeministri

19:17 : 31/10/2025
AKTUALITET

Hap pas hapi/ Si u përmbys bota e Ballukut. Tuneli 180 mln euro rrëzoi Belën e qeverisë

19:01 : 31/10/2025
AKTUALITET

Balluku merret e pandehur nga SPAK, Jorida Tabaku: Të japë dorëheqjen!

18:42 : 31/10/2025
Para

Aksidenti në Kroaci, mes viktimave nënë e bijë nga Kosova, babai dhe djali në gjendje të rëndë

TË GJITHA

Pengmarrja në Devoll/ Proda shkarkon drejtorin e Policisë Korçë, Erion Ahmeti: Nuk bëri detyrën

19:06 : 01/11/2025

Vranë me thikë bashkatdhetarin në Itali, lihen në ‘arrest shtëpie’ vëllezërit Rakipaj

18:39 : 01/11/2025

Lufta në Gaza/ 5 të vdekur dhe 17 kufoma të gjetura brenda 24 orëve

18:26 : 01/11/2025

Forcat speciale ukrainase, sulm me helikopter në Pokrovsk, Rusia vret 11 ushtarë

18:02 : 01/11/2025

Arben Malaj kujton Fatos Nanon: Menaxhoi sfidat pa hakmarrje dhe pa krijuar armiq

17:53 : 01/11/2025

Bardhi: SPAK të provojë dhe të rikthejë 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë me firmën e Ballukut

17:39 : 01/11/2025

Sezoni i ri “Big Brother VIP Kosova” nis me ndryshime, moderatori zbulon gjithçka

17:36 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com