• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sa bashki fitoi SPAK dhe Prokuroria më 14 maj?

16:21 : 31/07/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Shkodër, Lezhë, Kurbin, Tiranë, Durrës, Krujë, Rrogozhinë, Kuçovë, Elbasan, e ndoshta jo pak qytete të tjera, Prokuroria e Posaçme kandidoi me 14 maj duke qenë një aleate e padukshme e qeverisë, për ti sjellë asaj fitoren, aty ku dosjet e saj mund të bënin ndryshe, jo për të ndikuar, por për të mos ndaluar, duke ekzekutuar përmbajtjen e tyre. Arben Ahmetaj kishte muaj në prag të arrestit, por dikush në Prokurori mbase mendonte se kjo do i bënte keq partisë në pushtet, do i rrënonte gjithnjë e më shumë imazhin e tyre, do të sillte një argument të pakundërshtueshëm, duke prangosur për korrupsion zëvendësin e kryeministrit,duke ndikuar jo pak në datën e zgjedhjeve.

Ngjashëm është edhe largimi si numri dy i socialistëve, sekretarit të përgjithshëm, ish-ministrit Damian Gjiknuri, që po ecën nën gjurmët penale të Ahmetajt. Edhe ai është një adresë e lajmëruar se kërkesa për imunitet është rrugës pavarësisht rezistencës së Ramës për shtyrje të lehta. Erion Veliaj është aty në dosjen e Prokurorisë së Posaçme njëlloj si Ahmetaj Rama e Gjiknuri, emri i tij gjendet edhe në relacionin e dërguar Kuvendit.

Por sa herë tentojnë të nisen prokurorët drejt zyrës së tij, fatkeqësisht u bie automati dhe nuk kanë pasur deri tani asnjë mundësi të demonstrojnë se kanë jo pak pavarësi të shkojnë të provat, për të cilat gjurmët janë bërë publike . Olta Xhaçka zonja e bazave detare, e mjaft hetimeve për tendera, në dy misnitritë ku ka drejtuar, do të gjendej në një tjetër situatë përballjeje me drejtësinë, nëse gjithmonë nga selia e PS nuk do kishte pasur doza mbrojtjeje qoftë edhe të përkohshme. Zonja ministre e financave Delina Ibrahimi përpiqet të mbrohet se 4.1 milionë euro për inceneratorin e padukshëm në 2022, investim jo ekzistues i paguan Erion Veliaj, jo institucioni i drejtuar prej saj, ndonëse ajo është përgjegjësja për veprimet në thesar kur duart hyjnë në buxhetin e shtetit e bëjnë dasëm sipas qejfit. Belinda Balluku sigurisht ka dijeni për anijet e qeta thithëse të 90 mijë dollarëve në ditë për të prodhuar energji, por milionat zhduken e energjia është zero prodhim.

Investimet e koncesionet e rrugëve të arta 20 milionë euro kilometri, janë kapitull që shtohet e akuza nuk e ka prekur ende. Vangjush Dako, arrestohet në qershor, sepse grupi i tij fitues mbi e nën tokë, duhet të siguronte mandatin e Emiriana Sakos, e cila është sërish nëpër dosjet e shumta të djegësave. Taulant Balla si kujdestar akuzash të shumta nga Tayota, të Sharra, Çela, përfundon ministër i brendshëm, si garanci për të thelluar keqbërjen. Rrahman Rraja dhe vëllezërit djemtë e nipat etij, akuzuar për trafiqe, nuk janë anonimë por kanë pasur mburojën e Ramës e Ballës, duke bërë atë që bënë, se duheshin për një mandat tjetër të Artur Bushit emër gjendur në akuzë jo pak herë.

Lexo edhe:

Banorët e Kaçinarit protestë para Prokurorisë: Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua, u zhdukën dokumentet

Fadromat e IKMT-së në Theth dhe paqartësia e “paketës së maleve”

Vrasja e Ardian Nikulajt në Lezhë para zgjedhjeve, përballja e dalja episodike e emrit të bashkiakut Pjerin Ndreun, ishte shkrepësja që do të merrte flakë sërish pas zgjedhjeve. Pëllumb Gjoka i arrestuar dhe akuzuar për vrasje, porosi vrasjesh, milioneri biznesmen i angazhuar në zgjedhjet e 14 majit për të mbështetur e nxjerrë fitues kandidatët e Edi Ramës. Miqësi e tij janë emra të botës së krimit. Bajrët dalin në takime e përgjime.

Thellimi i zbardhjes së transkripteve do shtojë emrat politikë, bizneseve, bashkiakëve, policëve, prokurorëve e gjyqtarëve, vettinguesve, apo emëruesve e shkarkuesve të drejtësisë. Benet Beci dikur i përmendur jo pa shkak në hetime për një histori tenderash energjie, prokuroria është familjare me akuza të tilla rreth tij, na del me një shtab elektoral në burg, e kusuri në arrati. A ka takime të sipërmarrësit gri, Pëllumb Gjokës, Bajrëve e kandidatit Beci për histori zgjedhore dhe më pas rezultatit tej imagjinatës elektorale dihet se si erdhi dhe ndodhi?! Tomë Doshi shfaqet me rezultat tenistik në zgjedhje duke justifikuar pasurinë jo programin, akademinë dhe partinë.

Fredi Beleri në Himarë u ndalua dhe burgos për të shkuarën, sepse nuk donin ta linin nëpër këmbë në të sotmen e investimeve, pavarësisht se provat janë në qeveri te Rama dhe jo në Prokurori. Oligarkët dhe shumë njerëz të pushtetit kanë nisur investimet në atë territor dhe nuk duan asnjë shkujdesje rrugës.

Në dosjen e madhe të miliardave të inceneratorëve, të Tiranës, Fierit, Elbasanit, janë një numër i frikshëm biznesesh, të cilat nuk kullojnë djersë ndershmërie, por janë përfitues shumë të dyshimtë të sistemimit të parave. Në mjaft raste ata janë mbulesë e pasurisë së deputetëve, ministrave, bashkiakëve politikanëve, Nuk mungojnë njerëzit e medies, si botues, editues, oborrtarë partish e qeverish të cilët kanë qenë amortizatorët e këqinj të opinionit publik, por sigurisht përfitues të mëdhenj të kësaj historie të shëmtuar penale.

SPAK nuk mundet të nxjerrë një parti fituese apo tjetrën humbëse. Mund të vazhdojë e arrestojë edhe në detyrë. Nuk kemi përse paragjykojmë. Jo. Nuk kërkohet as mundet të ndërhyjë në këto histori. Por mosveprimet kur shtrihen në kohë të gjatë e sjellin pasoja të kësaj natyre, ata e dinë mirë se janë vepër penale.

Pavarësisht se askush nuk e mban mbi kurriz fajin jetim..Kur partnerët nga Brukseli, Berlini, Uashingtoni, mbërrijnë me dosje droge, vrasjeje, koncesione e tendera korruptivë politike e biznesi, furtuna nis. Po më vonë??! Shembujt e mëparshëm nuk janë optimistë..

Etiketa: 14 majbashkiprokuroriaRamaspakzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Banorët e Kaçinarit protestë para Prokurorisë: Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua, u zhdukën dokumentet

18:29 : 17/07/2025
AKTUALITET

Fadromat e IKMT-së në Theth dhe paqartësia e “paketës së maleve”

17:18 : 17/07/2025
AKTUALITET

“Buka” në ngarkim të Ahmetajt, zbardhet porosia e gjykatëses për prokurorin e SPAK

15:18 : 17/07/2025
AKTUALITET

Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri!

13:55 : 17/07/2025
AKTUALITET

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimin e PD për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun e Tiranës

12:34 : 17/07/2025
AKTUALITET

PD kërkon pavlefshmërinë e rezultatit për Tiranën e Durrësin, Kolegji Zgjedhor vendos sot për “11 majin”

10:08 : 17/07/2025
Para

Dy nismat e Edi Ramës, KE kundër 'pasaportave të arta' dhe 'amnistisë fiskale'

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com