• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lufta e Lulit (pa shaka), vërtet sapo ka filluar

15:35 : 31/07/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Shumëkush nga ata që e ndoqën shakanë e zgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të asaj që ai vazhdon ta quajë Partia Demokratike, e përcolli këtë ngjarje me batutën cinike: “beteja sapo ka filluar”. Disa media kundër tij e vunë këtë në ballina, si titull kryesor, ndërsa zanatçinjtë e memeve shtuan kokeksionin e tyre me një episod të ri të kësaj fabule të vjetër.

Por, ndryshe nga deklarata e pas zgjedhjeve të 2021, që u shndërrua në hit nga të qeshurat frenetike në emisionin “Të paekspozuarit”, ndryshe edhe nga ajo që e pasoi menjëherë pas disfatës së 6 marsit: “Unë nuk kam humbur as një betejë”, këtë radhë Lulzim Basha ka përzgjedhur një luftë që fitohet më lehtë. Ai ka nisur vërtet një kryqëzatë të re.

Pasi dështoi në mënyrë spektakolare, për dhjetë vite me radhë të mundte Edi Ramën (natyrisht kjo jo vetëm për fajin e tij), në vend që të ndryshonte taktikë, ai vendosi të ndryshojë kundërshtar. Pasi u bind se kryeministrin aktual, nuk e mposhte dot, ai e ndau mendjen ti shërbejë atij, për të vënë, së bashku, përfund, të tjerët. Ai zgjodhi të ketë armiq të njëjtë me Ramën, për t’u ngushëlluar se dikur edhe ai mund të jetë në krahun e fituesit.

Natyrisht, në rrugën drejt kësaj fitoreje ka paguar një çmim jo të vogël. Nga 53 deputetë ka mbetur vetëm me 8. Në një këshill Kombëtar që e përkrahte unanimisht, tani nuk ka më shumicë. Në mbledhjen e fundit të kryesisë nuk siguroi dot as korumin për t’a quajtur të vlefshme. E mbi të gjitha, për t’u rizgjedhur në krye të një partie që mund të ndryshojë seli, vulë apo flamur por, kurrë emrin, ai e reduktoi atë nga mbi 100 mijë anëtarë, në 25 mijë formalisht (por që në të vërtetë janë shumë më pak sesa kaq).

Lexo edhe:

Lamtumirë Fatos, (anti)heroi i kohës sonë

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

Pra edhe me rezulatatet që ka marrë në dy testime elektorale që janë bërë, edhe me numër anëtarësh në forume, deputetësh apo më kryesorja me antarësi, Lulzim Basha e ka pranuar që është një pakicë e papërfillshme brenda asaj që ishte PD-ja e dikurshme e bashkuar.

Por, me gjithë këtë, ai është vetëshpallur kryatar dhe njësoj si në zgjedhjet e shkuara, me ndihmën e Ramës do ti vjedhë asaj vulën edhe siglën, për të arritur qëllimin e pushtetit: mbajtjen e opozitës të përçarë.

Dhe këtë betejë të re Basha nuk e ka me shaka. 29 korriku tregoi se ai do ti shkojë deri në fund misionit për ti shërbyer Edi Ramës si një opozitë fallco. Prandaj, ata që po qeshin dhe po zgërdhien me luftën e tij të saponisur me shumë gjasë do të zhgënjehen. Sepse këtë radhë Basha ka zgjedhur të mos jetë në anën e humbësve. Në pamundësi për të qenë një komandant fitues, ai ka preferuar të shërbejë si ushtar i palës tjetër. Në këtë kuptim lufta e tij, ajo për të sekuestruar si pakicë të drejtat që i takojnë opozitës, vërtet sapo ka filluar.

/Lapsi.al/

Etiketa: Andi BushatiLulzim BashaPD e vulës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lamtumirë Fatos, (anti)heroi i kohës sonë

20:12 : 31/10/2025
AKTUALITET

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025
AKTUALITET

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025
AKTUALITET

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

17:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Lulzim Basha paraqitet në SPAK për dosjen e “21 Janarit” (Video)

16:18 : 30/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
Para

Hëna e plotë e gushtit, cilat janë shenjat që do të ndikohen më shumë

TË GJITHA

Morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin/ Arrestohet “Duçja”, vëllai i deputetit. Në pranga dhe 2 të tjerë

12:35 : 01/11/2025

Ligji mbron, por realiteti ndëshkon/ Boshllëqet në mbrojtjen e nënave në punë

12:20 : 01/11/2025

EMRAT/ Po transportonin refugjatë nga Nepali, arrestohet në Gjirokastër dy rinj nga Tirana

12:08 : 01/11/2025

Vrau me thikë kuzhinierin/ Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati kërkon shtrim në psikiatri

11:49 : 01/11/2025

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

11:28 : 01/11/2025

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025

Vrau babain, 25-vjeçari del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

11:05 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com