I preu rrugën me vrap, makina përplas 10-vjeçarin në Kuçovë, transportohet me urgjencë në spital

Lexo edhe:

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Kuçovë.

Mësohet se një fëmijë rreth 10 vjeç është përplasur nga një makinë dhe ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi në hyrje të qytetit, pranë parkut të ri të qytetit.

Burime bëjnë me dije see fëmija ka dalë nga parku me vrap në rrugë dhe është përplasur nga mjeti, pasi i ka prerë rrugën. I mituri është transportuar me urgjencë në spitalin e Beratit.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi:

Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Lapidari”, Kuçovë, një automjet që drejtohej nga shtetasi E.B, ka aksidentuar një shtetas të mitur 10 vjeç, këmbësor. 10-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pa probleme për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Lajme të lidhura

Para