• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Armando Duka i FSHF mori 107 mijë euro nga fondet e BE për glasat e pulave

20:38 : 30/07/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Shoqëria “Aiba Company”, në pronësi të Armando Dukës, njëkohësisht edhe kreu jetëgjatë i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) rezulton të ketë përfituar 107 mijë euro nga fondet e Bashkimit Europian për mbështetjen e sektorit të bujqësisë në Shqipëri, nëpërmjet projekti “IPARD II”.

Të dhënat zyrtare tregojnë se kompania me qendër në Shkozet ka aplikuar dhe ka nënshkruar kontratë me Agjencinë e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Rural (AZHBR) për një shumë prej 13.5 milionë lekë të reja të taksapaguesve europianë.

Të dhënat zyrtare të AZHBR për financimin e shoqërisë ‘Aiba Kompani”

Vlera totale e projektit është në shumën 237 mijë euro dhe synimi është “Impiant per tharjen e glasave te pulave dhe zogjve”.

Kontrata ndërmjet kompanisë së Armando Dukës dhe AZHBR-së, e cila menaxhon fondet e projekteve IPARD, është nënshkruar në maj 2020 dhe kishte afat deri në dhjetor të atij viti.

Lexo edhe:

Duka tallet me shqiptarët: Trajnerët i zgjedh sipas flokëve që kanë në kokë!

Zbulohet paga e trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare

Faqja zyrtare e AZHBR informon për fondi ndaj kompanisë “AIBA”

Vëmendja e opinionit publik shqiptar u fokusua ditët e fundit tek mënyra e shpërndarjes së fondeve të Bashkimit Europian për bujqësinë në Shqipëri, pasi Komisioni Europian njoftoi pezullimin e lëvrimit të shumave të tjera monetare, në bazë të projektit “IPARD III”.

Sipas burimeve zyrtare nga Komisioni Europian, masa e pezullimit të përkohshëm të fondeve u mor pas një hetimi të gjerë që ka nisur Zyra e Anti-Mashtrimit në Bruksel, OLAF.

“Zëri i Amerikës” raportoi më herët se kjo masë pezullimi u mor, pasi në Bruksel kishin mbërritur denoncime të shumta mbi shpërndarje abuzive dhe me bazë korruptive të fondeve të “IPARD II” në Shqipëri.

Sipas të njëjtës media, inspektorët e OLAF kanë marrë denoncime me fakte konkrete dhe janë duke verifikuar veprimtarinë e autoriteteve shqiptare për mënyrën se si autoritetet shqiptare, e më konkretisht AZHBR dhe Ministria e Bujqësisë, kanë përdorur fondet europiane.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar në mënyrë periodike se qindra mijëra euro të projektit “IPARD II” kanë përfunduar në llogaritë e kompanive apo personave të lidhur politikisht apo familjarisht me zyrtarë të nivelit të lartë.

Armando Duka i FSHF-së ka pasur raporte të lëkundura me drejtuesit e lartë qeveritarë. Ai është parë shpesh në shoqërinë e Edi Rama, madje u vendos si “koperturë” elektorale e kryeministrit gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të majit 2023.

Duka ishte i pranishëm në aktivitetet me natyrë elektorale të Ramës, kur ky i fundit premtonte fusha futbolli në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i FSHF-së, Armando Duka (foto e marrë nga profili në fb i Dukës)

Nga ana tjetër, jo shumë kohë më parë, Duka ka pasur raporte tepër konfliktuale me beniaminin politik të Edi Ramës, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ky i fundit u duk i vendosur për ta penguar Dukën që të merrte mandatin e gjashtë në krye të Federatës së Futbollit. Por, në përfundi, Armand Duka u rizgjodh në krye të futbollit shqiptare dhe, në vijim, punësoi pranë FSHF-së njerëz që njihen për lidhjet e ngushta me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Etiketa: Armando DukaAZHBR-sëFSHFglasat e pulaveShoqëria “Aiba Company”

Lajme të lidhura

SPORT

Duka tallet me shqiptarët: Trajnerët i zgjedh sipas flokëve që kanë në kokë!

11:12 : 27/05/2026
AKTUALITET

Zbulohet paga e trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare

20:41 : 19/05/2026
SPORT

Pozicioni vakant në Kategorinë e Parë, Kukësi dhe Butrinti do të përballen në finalen ‘play-off’!

16:03 : 12/05/2026
SPORT

FSHF vendos “armikun” e Flamurtarit si gjyqtar kryesor, klubi vlonjat reagon para sfidës me Teutën

15:09 : 06/05/2026
AKTUALITET

Trukimet, Duka i shtatë, sa e ka koefiçentin për në SPAK?

09:59 : 03/05/2026
Shkrime promocionale

Wizz Air bëhet partner zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit

15:56 : 14/04/2026
Para

VËZHGIMI i VOA: Siguria e plazheve dhe shërbimet, pikat e dobëta të turizmit shqiptar

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet