• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera Veliaj, “Akuadromi i Tiranës” jepet me koncesion 20 vjeçar!

10:42 : 25/07/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në maj të vitit 2022, Erion Veliaj i shoqëruar nga një drejtor dhe dy drejtoresha bukuroshe të Bashkisë së Tiranës, jepte gjithë kompozitet lajmin se “kompleksi i pishinave iu rikthye për administrim Bashkisë së Tiranës”. Madje, me letra në duar, ai tha se bashkia do t’i menaxhojë më mirë se privati, i cili i kishte nën administrim prej më shumë se 20 vitesh. “Mjediset do të vihen në shërbim të qytetarëve dhe fëmijëve, me kampet verore dhe aquapark” tha Veliaj.

Por, 14 muaj më vonë, vetë Veliaj ka ndërruar mendim, duke nxjerrë në ankand të gjithë sipërfaqen e “Akuadromit të Tiranës”. Një aferë e madhe, pasi kohëzgjatja e të gjithë ankandit, ose më mirë të quajmë e koncesionit, është plot 20 vite. Aq sa ka qenë edhe kontrata e parë e Akuadromit, e kundërshtuar me forcë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës. Por, duke qenë në mandatin e tretë dhe të fundit, Veliaj synon që të marrë nën administrim për një kohë të gjatë pronat fitimprurëse në kryeqytet. Dhe, të gjitha procedurat e këtij koncesioni do të zhvillohen përgjatë muajit gusht, duke tentuar që të jetë larg vëmendjes së qytetarëve dhe mediave!

Faksimile: Njoftimi i Bashkisë së Tiranës për dhënien me koncesion të “Akuadromit të Tiranës” për një periudhë 20 vjeçare

Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNews.al, Bashkia e Tiranës ka shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik njoftimin për dhënien me qira të një super prone në Tiranë. Në këtë dokument, fillimisht jepen disa ligje, VKM apo edhe vendime të Këshillit Bashkiak, “Për miratimin në parim të dhënies me qira, me konkurrim, të një sipërfaqeje prej 1284 m2, pjesë e pasurisë me nr. 8/72, zona kadastrale 8270, me emërtim “Akuadromi i Tiranës”. Një pasuri tepër e madhe, në një nga zonat më të mira të Tiranës. Më tej thuhet se kërkojnë hapjen e procedurës konkurruese për dhënien me qira të kësaj pasurie. “Fillimin e procedurës për dhënien me qira me konkurrim të një sipërfaqeje prej 1284 m2, lloji truall funksional dhe ndërtesë nga të cilat 521 m2 sipërfaqe ndërtesë dhe 763 m2 truall funksional me emërtim ‘Akuadromi i Tiranës’, Rruga ‘Dora D’istria’, Tiranë, në pronësi të Bashkisë Tiranë, në administrim të Qendrës Sportive Tirana” thuhet në këtë vendim.

Lexo edhe:

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

Mediat raportojnë se Erion Veliaj ka votuar në burg, pas largimit të kamerave

Sipas të njëjtit dokument, vlera dysheme për truallin funksional për m2 është 53.48 lekë. Ndërkohë, më skandalozja është vlera përfundimtare e qirasë për të gjithë pasurinë; 180,127 lekë. Ose e konvertuar në euro, vetëm 1800 euro. Një shumë qesharake, pasi kompleksi ka restorante, bar, pishinë dhe disa fusha futbolli.

Akoma më qesharake janë argumentet përse po jepet me qira apo edhe me koncesion. “Pasuria jepet me qira me qëllim krijimin e një hapësire moderne për të ofruar shërbime rekreative dhe restorative në funksion të komunitetit si dhe rritjen e investimeve, të ardhurave dhe punësimit nga subjektet private, në përputhje me politikat e Bashkisë së Tiranës, që do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimit ndaj komunitetit, grupimin e tyre në vende të caktuara dhe me kushte të mira higjeno- sanitare” thuhet në këtë njoftim. Vërtetë?! Por, a nuk tha Veliaj se “ne e administrojmë më mirë se privati”?!

Faksimile: Në njoftim, Bashkia e Tiranës thotë se “Akuadromi i Tiranës” do të jepet me “koncesion” për 20 vite!

Në njoftim thuhet se “afati i dhënies me qira është 20 (njëzet) vite”, aq sa ka qenë edhe kontrata e mëparshme e qirasë. Më pas, janë edhe pikët si do vlerësohen konkurentët. Investimi ka 50 pikë, punësimi 30 pikë dhe tarifa mujore e qirasë 20 pikë. Pra, duket se me këto kritere, është paracaktuar edhe fituesi, pasi firmat s’do të konkurojnë se kush do të ofrojë më shumë për qiranë mujore, por kush do të bëjë investime!

“Konkurrimi do të zhvillohet më datën 03.08.2023, në orën 12:00, në ambientet e Bashkisë Tiranë. Konkurrentët do të paraqesin para komisionit në datën dhe orën e caktuar kërkesën e subjektit për marrje me qira të pasurisë shtetërore ku të deklarohet oferta për vlerën e detyrimit mujor të qirasë, qëllimi i marrjes në përdorim të pronës shtetërore si dhe treguesit e konkurrimit të parashikuar sipas planit të biznesit; planbiznesin e hollësishëm për vënien në funksionim të objektit, ku të përfshihet informacioni i mëposhtëm: Identiteti i subjektit kërkues, historiku dhe aktiviteti që kryen” thuhet në njoftim. Më tej vijon se kërkohet edhe përshkrimi i projektit të investimit, i punimeve që do të realizohen, i shërbimeve që do të ofrohen, i burimeve financiare të investimit; Analiza e detajuar e afateve kohore, që do të duhen për të realizuar projektin investues si dhe fazat e përcaktuara të realizimit të tij, nivelin e punësimit që do të realizohet sipas fazave kohore të përcaktuara.

Faksimile: Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi për qiranë gjatë fushatës zgjedhore të 14 majit

Skandali i dhënies me qira të “Akuadromit të Tiranës” thellohet edhe më tej. Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur në datën 19 prill 2023, kohë kur në Tiranë ishte hapur fushata zgjedhore për 14 majin. Në kulmin e kësaj fushate, Veliaj po përgatiste letrat për këtë “koncesion”. Por, në vendim, ai ka përdorur nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Vjollca Braho, duke “fshehur edhe dorën”. Por, nga përmbajtja e vendimit të Këshillit Bashkiak del qartë roli i Veliajt, i cili ka qenë personi që ka propozuar këtë “koncesion”.

Vendimi i Këshillit është me emërtim “për miratimin në parim të dhënien me qira, me konkurim, të një spërfaqe prej 1284 m2, me emërtim ‘Akuadromi i Tiranës’”. Kjo pronë i është transferuar Bashkisë së tiranës në datën 2 dhjetor 2020 nga Këshilli i Ministrave. Por, le të kalojmë te vendimet që bëjnë “pis” vartësit e Veliajt. Në datën 17 shkurt 2023, Këshilli Drejtues i Qendrës Sportive Tirana, me vendimin nr.1 vendosi që të japë me qira këtë pasuri. Më pas, doli një memo me nr. 7249/3 prot., datë 07.04.2023 nga Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar. Por, në fund, propozimin për në Këshill e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Autorizohet Kryetari i Bashkisë për nxjerrjen dhe miratimin e akteve të nevojshme, si rrjedhojë e miratimit të këtij vendimi, si dhe lidhjen e kontratës së qirasë, pas përfundimit të procedurave konkurruese. Ngarkohet Kryetari i Bashkisë, Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar, Drejtoria e Përgjithshme Juridike e Aseteve dhe Licencimit dhe Qendra Sportive Tirana për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi” thuhet në pikën 5 dhe 6 të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Një aferë e madhe, ku një pasuri publike jepet me qira për një shumë qesharake. Por, kush fshihet pas gjithë këtyre vendimeve? BoldNews.al ka të dhëna për disa biznesmenë që operojnë në atë zonë. Megjithatë, kur nuk është bërë akoma ankandi, redaksia jonë do të presë edhe bërjen e këtij ankandi të paracaktuar për të vijuar më tej investigimin.

Etiketa: Akuadromi i Tiranësbashkia tiraneErion Veliajkoncesion

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

09:44 : 13/05/2025
AKTUALITET

Mediat raportojnë se Erion Veliaj ka votuar në burg, pas largimit të kamerave

15:55 : 11/05/2025
AKTUALITET

Mashtrimi/ “Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

19:50 : 09/05/2025
AKTUALITET

Rama ia mori të gjitha, Veliaj nga qelia: Vota për Saliun është kthim pas

15:09 : 09/05/2025
AKTUALITET

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës (Dokumenti)

14:18 : 09/05/2025
AKTUALITET

Skandali/ “Cirk” elektoral me makina, Bashkia e Tiranës financon fushatën e Blendi Gonxhes

11:45 : 05/05/2025
Para

E rëndë në Velipojë! Mbytet në det 20-vjeçari - EMRI

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com