• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

1752 rrogozhinas futen në burg me dëshirë

15:24 : 25/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kandidati i PS-së për Bashkinë Rrogozhinë, Edison Memolla, ende nuk e beson dhe nuk ka asnjë gjasë që për për katër vitet e ardhshme të kuptojë dhe besoje se në ç’ligj matematik dhe filozofik mund të arrish nga 21 vota plus, me ndihmën e kriminelëve të burgut, në 1752 plus, pas ripërsëritjes së zgjedhjeve. Rivali ishte po i njëjti, madje me një bonus të madh në duar pasi Kolegji Zgjedhor vendosi të ripërsëriste zgjedhjet për shkeljet e rënda nga “kutia e burgut”.

Burgaxhinjtë ishin aktorët kryesorë në zgjedhjet e 14 majit që i dhanë fitoren me përbysje kandidatit Rilindas Edison Memolla. Dy muaj më vonë u “shtuan burgaxhinjtë” e paburgosur… Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të 2022-it, për Bashkinë Rrogozhinë kishin të drejtë vote 65 të burgosur, ndërsa këtë vit numri i tyre u rrit me 122, me disa tranferime të çuditshme. E vertëta u zbulua pikërisht në zgjedhjet e 14 majit. Nga 122 të burgosur 108 prej tyre votuan më 14 Maj, nga ku kandidati i PS Memolla arriti të merrte 92 vota, ndërsa vetëm 12 shkuan për kandidatin e opozitës Hoxha. Ishte pikërisht kjo kuti e numëruar e fundit që përbysi rezultatin në plus 21 vota për Memollën e Rilindjes.

Për një dashnore më shumë, për një ushqim më tepër, për një dhomë më të madhe, për një telefon në qeli, apo për një leje ekstra, këta të dënuar, me të drejtën bënë një llogaritje. Ata votuan kandidatin e pushtetit, të bindur se ishin nën thundrën e pushtetit dhe me votën e tyre do merrnin ndonjë privilegj më tepër. Ata të dënuar janë më të justifikuarit në kushtet e mbijetesës, por njërëzit “e lirë” të Rrogozhinës, pranuan të futeshin vetë në burg, pikërisht dy muaj më vonë.

Lexo edhe:

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

“Binaj i jashtëzakonshëm”/ Salianji: Do kandidoja në Tiranë, po t’ma ofronin, por ma kanë ndaluar!

Nuk janë pak por të paktën 1752 persona që sfiduan vapën përvëluese për të djegur me votën e tyre fëmijët, të afërmit, fqinjët, por edhe të gjitha bashkëqytetarët  që frymojnë brenda territorit të Rrogozhinës, e njohur para viteve 90’ për “sapunin 15 lekësh” që prodhohej aty, ndërsa sot tret kohën me emigrimin masiv.

Rrogozhina u kthye në foltoren, pijetoren dhe fjetoren e përkohëshme të disa të dërguarve nga “qendra”, pasi e panë se kandidati i tyre aq e kish takatin dhe se në zgjedhjet lokale të 14 majit Shkëlqim Hoxha i opozitës gëzonte mbështetje më të madhe, pavarësisht kushteve tërësisht të pabarabarta që u zhvilluan ato zgjedhje.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ishte “I dërguari” nga lart për të bërë gjithçka të ligjshme dhe paligjshme që të përbysej ai rezultat. Llogaritë ishin të thjeshta. Me 92 votat e burgaxhinjve ata përbysën rezultatin më 14 maj, ndaj duhej e njëjta strategji… Po ku t’i gjenin të burgosurit e vërtetë kur Kolegji Zgjedhor ua ndaloi votimin për shkak të parregullsive? Kishte të burgosur, por pa e ditur që ishin të tillë. Plot 1752 të tillë dolën vullnetarë për të mbyllur mendjen në burg, duke shitur dinjitetin bashkë me votën. Të tjerë u trembën aq shumë sa betoheshin për kokën e fëmijëve që do ja jepnin Memollës së Rilindjes, madje për t’i besuar nuk ngurruan as të fotografonin votën e po ashtu të linin shenja në fletën e votimit.

Operacioni u krye me shumë sekses nga Veliaj, deputeti Xhafaj dhe shumë të tjerë kapadai lokalë që në rresht nisën drejt qendrave të votimit mijëra qytetarë në dukje të lirë. Këta janë të burgosurit me dëshirë që nuk do guxojnë kurrë ti kthejnë fjalën “gardianit” horr lokal, shefit të “burgut” me mandate kryebashkiaku, apo drejtorit të madh që u ka në duar edhe lirinë e mendjes, pasi dinjiteti tashmë është shitur prej disa vitesh!

Etiketa: burgu i rrogozhinesEdison Memollapsrrogozhinezgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
AKTUALITET

“Binaj i jashtëzakonshëm”/ Salianji: Do kandidoja në Tiranë, po t’ma ofronin, por ma kanë ndaluar!

21:27 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet në 6 bashki, Berisha: Në të gjitha zonat, kandidatura të pavarura, model i pranuar dhe nga aleatët

13:54 : 08/10/2025
AKTUALITET

Sara Mile kritikon Taulant Ballën dhe Maznikun: Kanë qenë të përgjumur për Elbasanin

11:09 : 08/10/2025
AKTUALITET

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, PD dhe PS me kërkesa për ngritjen e komisioneve të posaçme

09:06 : 08/10/2025
AKTUALITET

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025
Para

Italia mes përmbytjeve dhe zjarreve! Moti i keq godet veriun, jugu po digjet

TË GJITHA

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Gjon Shkambi: Nuk kisha dijeni për veprimin e Elvisit, po dilja nga salla

10:19 : 09/10/2025

Nis seanca plenare, kuvendi mban një minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja

10:13 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, roja i sigurisë: Kur Elvis Shkambi kaloi me armë, unë isha i sëmurë

10:08 : 09/10/2025

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, gjykata lë në burg autorin, xhaxhain dhe rojen e sigurisë

09:39 : 09/10/2025

Kryetarja e Bashkisë Mödling promovon librin e Fate Velajt

09:26 : 09/10/2025

VIDEO/ Përndoqi “Noizyn”, ekstradohet nga Dubai “Cllevio”

09:16 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com